PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 09 December 2014






Udhėtimet e Ajnshtajnit nė Amerikė.

Ajnshtajni nė Shqipėri?

 

 

Dritan Spahiu

 

 

Kohėt e fundit nė mediat shqiptare po pėrsėriten thėniet se A. Ajnshtajni ka qenė nė Shqipėri, se ka marrė pasaportė shqiptare dhe me tė ka hyrė nė Sh.B.A. pa pasė pengesa,  sepse personat qė kishin pasaportė tė Mbretnisė Shqiptare hynin nė Amerikė pa vizė. Por pėr tė mėsuar se sa tė vėrteta janė kėto thėnie duhet tu drejtohemi fakteve dhe tė shohim se ēfarė dėshmojnė ato.

Ėshtė e vėrtetė se Ajnshtajni ka vizituar disa vende tė botės. Vizitėn e parė jashtė ai e ka bėrė sė bashku me gruan ne tij, serben Mileva Mariē, nė verėn e vitit 1905 nė Beograd; pas njė vizite tė shkurtėr nė kėtė qytet ai ka qėndruar rreth njė jave nė fshatin e bukur tė Kievos afėr Rakovicit dhe pastaj ka shkuar nė qytetin e lindjes sė gruas sė tij nė Novi Sad.

Nė vitin 1914 Ajnshtajni emėrohet si anėtar i Akademisė Mbretėrore tė Shkencave tė Prusisė dhe njėherazi atij iu ofrua edhe detyra e Profesorit nė Universitetin e Berlinit; nė kėtė universitet, me dėshirėn e tij, ai mund tė jepte leksione, temėn e tė cilave do ta zgjidhte vetė dhe nuk ishte i detyruar tė merrej me ēeshtje tė tjera administrative. Kėto ishin ndere tė mėdhaja qė iu ofruan Ajnshtajnit dhe pėrveē tyre ai pėrfitonte edhe pagėn shumė mė tė lartė se ajo qė merrte nė Zvicėr. Nė Berlin Ajnshtajni formuloi Teorinė e Pėrgjithshme tė Relativitetit, njė sukses i jashtėzakonshėm dhe njė kontribut i mirėfilltė nė fushėn e Fizikės teorike. Vėrtetimi eksperimental i kėsaj teorie nė vitin 1919, i siguroi Ajnshtajnit famėn e njė shkencėtari gjenial.

Nė fillim tė viteve 1920 Ajnshtajni sė bashku me gruan e tij tė dytė Elza kanė vizituar Hollandėn, Ēekosllovakinė dhe Austrinė e mė pas Amerikėn, Anglinė, Francėn, Japoninė, Palestinėn dhe Spanjėn. Tė gjitha kėto udhėtime janė pėrshkruar me saktėsi dhe janė tė dokumentuara me artikuj tė gazetave dhe revistave tė kohės. Kudo ku ka shkuar Ajnshtajni ai ka qenė i ftuar pėr tė mbajtur leksione pėr tė sqaruar thelbin e zbulimeve shkencore tė tij si nė sallat e universiteteve tė kėtyre vendeve ashtu edhe pėr njė publik tė gjėrė qė kishte kuriozitetin pėr tu njohur me kėto zbulime.

Nė vitin 1930 Ajnshtajni u ftua tė zhvilloj njė cikėl leksionesh nė Institutin Politeknik tė Kalifornisė nė Pasadena tė Sh.B.A, qė ishte njė institucion me reputacion tė madh shkencor nė botė. Sipas narrėveshjes me kėtė institucion leksionet do tė zhvilloheshin nė semestrin e parė tė ēdo viti akademik pėr disa vite me radhė, ku do tė paraqiteshin arritjet shkencore tė shekullit tė 20 nė fushėn e Fizikės teorike. Ajnshtajni do kishte statusin e “profesorit tė ftuar” dhe do tė kalonte dimrin nė Kaliforni kurse pjesėn tjetėr tė vitit do tė ishte nė Berlin nė detyrėn e tij nė Akademi. Instituti mori pėrsipėr qė Ajnshtajnit, gruas sė tij Elza dhe sekretares Elen Djukas do tu jepej viza nga Ambasada Amerikane nė Berlin, e cila do tė ua dėrgonte vizat nė shtėpi, pa qenė nevoja qė ata tė paraqiteshin nė Ambasadė. Kėshtu vizita e parė e Ajnshtajnit u bė nė muajin dhjetor tė vitit 1930. Me kryerjen e leksioneve tė parashikuara Ajnshtajni kthehet nė Berlin nė pranverė tė vitit 1931. Vizita e dytė e Ajnshtajnit nė Amerikė u realizua nė dhjetor tė vitit 1931 dhe pėrfundoi nė pranverėn e vitit 1932. Por para kthimit tė tij, ishin zhvilluar zgjedhjet presidenciale nė Gjermani dhe Hindenburgu kishte fituar ndaj rivalit tė tij, Hitlerit. Presidenti i ri kish emruar si kancelar Papenin, njė person i vendosur pėr tė qeverisė me forcėn e bajonetave e qė mund tė frenonte nazistėt pėr tė ardhė nė pushtet.

Kur erdhi radha e vizitės sė tretė tė Ajnshtajnit nė Amerikė, ndodhi njė keqkuptim. Konsulli gjerman nė atė kohė nuk ndodhej nė Gjermani dhe veprimet e plotėsimit tė vizės do t’i kryente njė nėpunės i konsullatės, i cili nuk i dinte proēedurat si ishin dhėnė vizat e mėparshme pėr Ajnshtajnin dhe shoqėrueset e tij. Keshtu, sipas rregullave tė konsullatės, ai thirri Ajnshtajnin nė zyrėn dhe i kėrkoi informacionet si pėr tė gjithė ata qė donin tė shkonin nė Amerikė: arėsyet pse do tė shkojė nė Amerikė, cilat ishin bindjet e tij politike dhe ēfarė lidhjesh kishte nė Amerikė. Kjo e nervozojė shumė Ajnshtajnin, sidomos kur i kėrkuan informacion pėr bindjet politike dhe ai u largua nga konsullata duke deklaruar se nuk do tė shkonte fare nė Amerikė. Konsullata njoftoj Departamentin e shtetit pėr sa kishte ndodhur dhe pasi gjėrat u qartėsuan, u pėrgatitėn vizat dhe tė nesėrmen nė mėngjes ato iu dėrguan Ajnshtajnit nė shtėpi. Arėsyeja e kėtij keqkuptimi mund tė ketė qenė kopja e njė letre qė Korporata Patriotike e Grave tė Amerikės i kishte dėrguar Departamentit tė Shtetit ku kėrkohej tė mos lejohej Ajnshtajni tė vinte nė Amerikė pėr arėsye tė pikėpamjeve tė tij pacifiste dhe komuniste. Por Konsullata i dėrgoi Ajnshtajnit, bashkė me vizėn, edhe njė tufė telegramesh ku i kėrkohej atij tė mos shqetėsohej nga sjellja e konsullit dhe e grave tė revoltuara. Me ndėrhyrjen e fortė tė gruas sė tij Ajnshtajni pranoi tė shkojė nė Amerikė dhe kėshtu u sigurua edhe vizita e tretė e Ajnshtajnit nė Pasadena. Por njėherazi ai u dha kėtė  pėrgjigje grave qė protestuan: “Asnjėherė mė parė nuk kam marrė nga gjinia e bukur (femrat) njė refuzim kaq energjik dhe, edhe kur ka ndodhur, nuk e kam marrė pėrnjėherėsh nga kaq shumė prej tyre. Por ndoshta ata nuk kanė tė drejtė; ju qytetare vigjilente a mund t’i hapni vallė derėn njė njeriu qė gllabron kapitalistėt me po atė oreks sa edhe Minotauri grek qė gllabronte vajzat e bukura greke,  dhe pėr mė tepėr, e qė ėshtė edhe mė e keqe, njė njeriu qė i shmanget ēdo lloj lufte me pėrjashtim tė luftės me gruan e vet. Prandaj kushtojuani vemendjen grave tuaja tė menēura dhe patriotike dhe kujtoni se kryeqyteti i Romės sė fuqishme ėshtė shpėtuar dikur nga kakaritjet e patave tė tyre tė pėrkushtuara”.

Nė dhjetor tė vitit 1932 Ajnshtajni dhe gruaja e tij u nis nga Berlini dhe shkojė nė Pasadenė. Para se tė niseshin Ajnshtajni i tha gruas: “Shikoje me kujdes kėtė here shtėpinė tonė se ndoshta nuk do ta shohėsh mė kurrė.” Nė kėto vizita Ajshtajni ka pėrdorė pasaportėn gjermane si dokument identifikimi.  

Nė fund tė janarit tė vitit 1933 kur Ajnshtajni ishte akoma nė Kaliforni, Kancelari gjerman dha dorėheqjen dhe presidenti Hindenburg ia besoj detyrėn e Kancelarit tė Raihut Adolf Hitlerit. Dihej se Hitleri kish si qėllim tė ushtronte njė pushtet absolut dhe tė vinte politikėn e tij mbi tė gjitha aspektet e veprimtarisė njerėzore, mbi ekonominė, artin, kulturėn dhe shkencėn. Ai ish deklaruar si armik i hebrejve dhe kėrkonte pastrimin e Gjermanisė prej tyre. Edhe para ardhjes sė Hitlerit nė pushtet kishte personalitete shkencore nė Gjermani qė e konsideronin Teorinė e Relativitetit si njė teori ēifute, bile reaksionare dhe bolshevike.   

Sapo erdhi Hitleri nė pushtet filloj largimi i profesorėve ēifut nga stafet e universiteteve. Ajnshtajni, duke mos pasė informacion tė saktė pėr ēfarė po ndodhte nė Gjermani, shkoi nė Nju-York dhe u takua me konsullin e vendit tė tij. Zyrtarisht ai i tha Ajnshtajnit se nuk ka arėsye qė tė trembej pėr tu kthye nė Gjermani dhe i dha shpjegimet zyrtare pėr kėtė gjė. Por Ajnshtajni donte tė dinte mė shumė dhe hezitonte tė kthehej; pas bisedės zyrtare konsulli i tha: “Zoti profesor, tani mund tė flasim si burri me burrin e mund tė ju them: veproni si tė ju duket mė mirė”. Ajnshtajni vendosi tė kthehej dhe nė pranverėn e vitit 1933 zbriti nė Angli. Aty u informua nga miqtė e tij mė tė afėrt pėr politikat e ashpra antiēifute qė po merrte qeveria e Hitlerit dhe pėr pėrndjekjet masive tė ēifutėve dhe i rekomanduan Ajnshtajnit tė mos kthehej nė Gjermani pėr njė farė kohe sepse nuk e dinin se si do tė zhvilloheshin ngjarjet atje. Ndėrkohė Ajnshtajni shkoi nė universitetin e Oksordit dhe mė pas nė Universitetin e Glazgou ku mbajti leksionet tij.

Miqtė i rekomanduan Ajnshtajnit tė qėndronte nė fshatin e vogėl bregdetar Le Kok tė Belgjikės, qė ndodhej afėr qytetit Ostende. Ai u strehua nė njė shtėpi tė vogėl, nė breg tė detit, tė veēuar pak nga shtėpitė e tjera. Familja mbretėrore dhe qeveria Belge ishte shqetėsuar shumė nga informacionet qė kishin marrė se Ajnshtajni kėrcėnohej pėr tu vrarė nga agjentėt e nazistėve. Prandaj qeveria Belge vendosi tė marri nė mbrojtje familjen e Ajnshtajnit dhe pėr kėtė caktojė 2 roje qė tė ruanin ditė e natė vilėn e Ajnshtajnit; gjithashtu autoritetet shtetėrore u kishin dhėnė banorėve urdhra tė rrepta qė tė mos i tregonin askujt se  ku banonte Ajnshtajni. Ishte vendosur gjithashtu se po tė vihej re ndonjw rrezik nga nazistėt familja e Ajnshtajnit do tė transferohej nė Angli nėn patronazhin e njė deputeti konservator. Nė shtėpinė e tij nė Le Kok pothuajse njė herė nė javė nė mbrėmje organizoheshin koncerte muzikore ku Ajnshtajni dhe Mbretresha Elisabeta interpretonin nė violinė. Mbretresha e Belgjikės ishte njė violiniste virtuoze dhe gjithashtu ishte shumė kureshtare pėr teoritė e Ajnshtajnit. Ai qėndroi kėtu deri nė vjeshtė, i mbrojtur edhe nga miqtė e tij tė ngushtė.  

Sipas planit tė partisė naziste Ajnshtajni do tė pwrjashtohej nga Akademia e Berlinit mė 1 prill tė vitit 1933, nė ditėn e bojkotit tė hebrejve. Por Ajnshtajni i doli para kėtij plani dhe jo pa keq-ardhje ai dha dorėheqjen nga Akademia prusiane, anėtar i sė cilės qe pėr plot 19 vjet. Gjithashtu ai deklaroi me inisiativwn e tij personale se refuzonte nėnshtetėsinė gjermane, duke mbetur qytetar me pasaportė nėnshtetėsie zvicerane. Me kėtė akt Ajnshtajni nuk mund tė pėrdorte mė pasaportėn gjermane qė e dispononte. Nė mars tė vitit 1933 policia naziste shkoi nė vilėn e Ajnshtajnit nė Berlin dhe konfiskojė gjithėēka gjeti aty, vilėn dhe parat e depozituara nė bankė me pretekstin se kjo pasuri ishte destinuar pėr tė financuar njė lėvizje komuniste. Ndėrtimi i vilės ishte bėrė me kursimet e Ajnshtajnit dhe me konfiskimet e bėra nga nazistėt Ajnshtajni mbeti pothuajse me gisht nė gojė. Gjithashtu ata premtuan shumėn prej 50 000 marka pėr atė qė do tė vriste Ajnshtajnin. Artikujt dhe librat e Ajnshtajnit pėr teorinė e relativitetit u dogjėn publikisht nė Berlin, nė sheshin para godinės sė Operas. Nė verė, nė Lekok familjen eAjnshtajnit e vizitoj A. Vallenten qė ka shkruar njė biografi tė bukur tė Ajnshtajnit. Ajo solli lajme tė kėqia nga Gjermania. Gruas sė Ajnshtajnit i tregoi njė album tė madh qė ishte botuar nė Gjermani, qė pėrmbante fotografitė e kundėrshtarėve tė rregjimit tė Hitlerit. Nė faqen e parė ishte fotografia e Ajnshtajnit me shėnimin:”Akoma nuk ėshtė varė”. 

Qeveria e nazistėve gjerman, duke pushuar nga puna intelektualėt ēifut krijoj njė gjendje shumė shqetėsuese. Kjo i nxiti shkencėtarėt anglez tė organizonin njė lėvizje pėr tė ndihmuar intelektualėt refugjatė qė vinin nga Gjermania. Nė krye tė kėsaj lėvizje ishte shkencėtari i madh angles Lordi Radhėrford. Ai e ftoi Ajnshtajnin tė merrte pjesė nė kėtė lėvizje si simbol i viktimave naziste. Ajnshtajni shkoi nė Londėr dhe mbajti fjalimin me temė: “Shkenca dhe Civilizimi” nė sallėn Albert Hall, ku pjesėmarrja ishte shumė e madhe. Nė kėtė kohė ai u ftua pėr tė ndjekė njė seancė parlamentare dhe e ulėn nė njė nga llozhat e miqėve. Kur deputetėt anglez u informuan pėr praninė e Ajnshtajnit e nderuan atė me duartrokitje tė shumėta. Pas kėsaj, mė 10 tetor tė vitit 1933, nė portin e Southamptonit Ajnshtajni hypi nė anijen Westernland, njė anie me tonazh mesatar qė kėthehej nga Anversa, dhe mė 17 tetor 1933 ai ka mbėrritur nė Nju York, duke lėnė prapa Europėn ku nuk u kthye mė kurrė. Sė bashku me tė ka udhėtuar e shoqja Elza, vajza e vogėl e saj dhe sekretarja e Ajnshtajnit Elen Djukas. Kjo vajzė ka punuar nė familjen e Ajnshtajnit jo vetėm si sekretare, por ka kryer edhe tė gjitha punėt e shtėpisė nga viti 1928 deri nė fund tė jetės sė Ajnshtajnit dhe mė vonė ėshtė marrė me sistemimin e arkivave tė Ajnshtajnit. Ajo e ka ndjekė Ajnshtajnin nė ēdo aktivitet dhe ka daktilografuar artikujt e tij.

Ajnshtajni vendosi tė ikte nga Europa sepse nuk priste qė kėtu tė ndodhte ndonjė ndryshim pėr mirė. Ai nuk e kishte fare tė vėshtirė pėr tė gjetė njė punė tė re dhe nė fakt ai ishte ftuar si profesor nga Universiteti i Madridit dhe i Jerusalemit, ndėrsa Kolegji i Francės nė Paris, qė ishte njė institucion i nderuar dhe me shumė autoritet nė Europė, e kishte emruar profesor tė tij. Por ai vendosi tė shkojė nė njė vend ku liritė e individit respektohen maksimalisht  dhe pėr kėtė zgjodhi Amerikėn pėr tė jetuar deri nė fund tė jetės sė tij, duke qenė qytetar i pėrhershėm i Shteteve tė Bashkuara. Nė Amerikė Ajnshtajnit i kishin ofruar njė vend shumė tė mirė pune nė Institutin e Studimeve tė Avancuara nė Prinston. Por Ajnshtajni kishte hyrė nė Amerikė si njė visitor i thjeshtė, me njė vizė turisti, duke paraqitur pasaportėn e tij svicerane, tė cilėn e mbante qė nga viti 1901, kur u bė qytetar sviceran. Sipas ligjeve amerikane, ai u konsiderua si emigrant i parregullt dhe rrjedhimisht nuk kishte asnjė tė drejtė ligjore pėr tė banuar atje nė mėnyrė tė pėrhershme dhe nuk mund ta konsideronte veten si qytetar i atij vendi. Ligji amerikan pėr emigrimin nuk parashikon asnjė vend brenda Sh. B.A. ku mund tė merret e drejta pėr tu bėrė qytetar i pėrhershėm amerikan. Kjo leje duhet tė merret vetėm jashtė Sh. B.A nė konsullatat amerikane. Prandaj Ajnshtajni u detyrua tė shkojė nė koloninė angleze tė Bermudas ku konsulli amerikan ishte njė admirues i pikėpamjeve tė Ajnshtajnit. Kėtu Ajnshtajni mori vizėn e rregulltė pėr tė hyrė nė Amerikė dhe nė kėtė mėnyrė atij iu hap rruga pėr tė aplikuar pėr tė marrė nėnshtetėsinė amerikane. Mė 1 tetor tė vitit 1940 nė qytetin Trenton (shteti i Nju Xhersit) Ajnshtajni iu pėrgjigj pyetjeve pėr historinė dhe kushtetutėn amerikane dhe nė fillim tė vitit 1941 ai u bė qytetar amerikan, duke ruajtur edhe nėnshtetėsinė svicerane. 

Kėto fakte tė pa kundėrshtueshme njihen shumė mirė e megjithė atė i jemi drejtuar Zonjės Barbara Wolff, Drejtoreshė e Institutit tė Arkivave tė Ajnshtajnit nė Jerusalem, pėr tė na dhėnė njė informacion shtesė nga kėto arkiva pėr itenerarin e largimit tė Ajnshtajnit nga Europa pas ngjarjeve tė fillimit tė vitit 1933, duke i kėrkuar Drejtoreshės sqarime se me ēfarė vize dhe me ēfarė pasaporte ka hyrė Ajnshtajni nė Amerikė nė vjeshtėn e vitit 1933 dhe a ka ndonjė dėshmi nė se Ajnshtajni ka qenė ndonjėherė nė Shqipėri. Nė letrėn e saj ajo informon se “Ajnshtajni ka hypur nė anijen Westernland nė portin anglez nė Southampton mė datėn 10 tetor 1933 dhe ka arritur nė Nju-York mė 17 tetor tė po atij viti”. Koha e shkurtėr e lundrimit tė anijes vetėm prej 7 ditėsh pėrjashton mundėsinė e udhėtimit tė saj nėpėr detin Mesdhe dhe tė qėndrimit nė portin e Durrėsi, kurse ndėrmjet nesh thuhet se Ajnshtajni ka qėndruar disa ditė nė Shqipėri gjatė udhėtimit tė tij tė fundit pėr tė shkuar nė Amerikė. Por Drejtoresha Wolf informon se “qė nga prilli i vitit 1933 Ajnshtajni ka mbajtė njė pasaportė Zvicerane, tė cilėn e paraqiti kur ka hyrė nė Amerikė”. Pastaj ajo thotė se “me sa di unė nė arkivat tona nuk ekziston asnjė dokument qė tė mund tė evidentojė ndonjė vizitė tė Ajnshtajnit nė Shqipėri para apo pas vitit 1933”.  Pėr saktėsi po ju paraqesim pėrkthimin e njė pjese tė letrės sė Drejtoreshės Barbara Wolff :

 

Ju falenderoi pėr e-mailin tuaj.

Mesazhi i juaj ėshtė i treti qė kamė marrė nga Shqipėria gjatė kėtyre pak muajve.

Megjithėse secili prej atyre qė mė kanė shkruar pyesin nė njė mėnyrė pak tė ndryshme, tė gjitha pyetjet bazohen nė zhurmėn lidhur me vizitėn e hamendėsuar tė Ajnshtajnit nė Shqipėri.  

Si pėrgjigje tė parė dėshiroi tė citoj Ajnshtajnin (nga letra qė i ka dėrguar shkrimtarit Maks Brod nė 22 shkurt 1949).

Tashmė janė botuar aq shumė gėnjeshtra tė paturpshme dhe trillime tė tėra rreth meje sa qė do tė mė duhej njė kohė shumė gjatė para se tė shkoja nė varr nė qoftė se do tė mė duhej tė  tregoja interes pėr to. 

Por nuk do ta lė me kaq dhe do tė pėrpiqem t’i pėrgjigjem pyetjes tuaj pėr itenerarin e Ajnshtajnit kur u largua nga Europa nė viti 1933.

Qė nga muaji Prill 1933 Ajnshtajni kishte nė pėrdorim vetėm njė pasaportė, Pasaportėn Svicerane dhe kėtė pasaportė ai e ka pėrdorė kur ka hy nė Amerikė.

Me sa di unė nuk ekziston asnjė dokument nė arkivat tona qė tė shėrbejė si provė e vizitės sė Ajnshtajnit nė Shqipėri si nė vitin 1933, po ashtu edhe nė ndonji vit para apo pas tij…

 

Materiali i paraqitur nė kėtė shkrim besoj se ėshtė i mjaftueshėm pėr tė kuptuar qartė se si Ajnshtajni e kaloi atė periudhė tė vėshtirė tė jetės sė tij kur u largua pėrfundimisht nga Europa, pėr tė mos u kthye kurrė mė aty. Ky  material ėshtė pėrgatitur kryesisht mbi bazėn e dy librave biografike: tė fizikanit tė shquar Filip Frank (Philipp Franck), qė wshtė pėrkthyer edhe nė shqip, dhe tė biografit tė Ajnshtajnit Karl Zelig (Carl Seelig), qė njihen si biografitė mė tė sakta dhe tė plota tė Ajnshtajnit. Besoj se kėto tė vėrteta biografike, qė pėrmendėm mė lart, por edhe tė tjera fakte tė paraqitura nė kėto libra, nuk lėnė asnjė shteg pėr tė pohuar se Ajnshtajni ka qenė ndonjė herė nė Shqipėri. Kėshtu rezulton se thėniet e paraqitura nė njė artikull tė shkuar nga Bardhyl Berberi se Ajnshtajni ka qenė nė Shqipėri, se ka marrė pasaportė tė Mbretėnisė Shqiptare etj, janė krejt tė pasakta. Lidhur me pohimet e Dr.Jovan Bashės unė mendojė se ndoshta Dr. Jani Basha ka pasė dėshirėn e mirė qė Ajnshtajni tė vijė nė Shqipėri si i ftuar i Mbretit Zog, por e vėrteta ėshtė se Ajnshtajni nuk ka marrė asnjė informacion pėr ato qė thuhen. Sekretarja e tij ka rregjistruar me shumė saktėsi ēdo letėr apo informacion qė vinte nė adresė tė Ajnshtajnit dhe nuk mund tė pranohet mendimi se po tė ishin tė vėrteta kėto qė thuhen nė Shqipėri e qė paraqiten si fakte tė jenė harruar pa u rregjistruar. Gjithashtu ėshtė i papranueshėm guximi qė marrin personat qė nuk njohin asgjė tė vertetė nga jeta dhe vepra e Ajnshtajnit tė shkruajn dhe t’i ofrojnė publikut gjėra qė Ajnshtajni i ka quajtur gėnjeshtra dhe trillime tė paturpshme. Duke shkruar njė koment pėr artikullin e shkruar nga Bardhyl Berberi, Drejtoresha Barbara Wolff deklaron: 

Tė dashur shqiptarė, nuk kam aspak dyshim se vendi juaj ka mbrojtur dhe shpėtuar njė numėr tė madh hebrejsh gjatė viteve tė nazizmit. Por Albert Ajnshtajni nuk bėn pjesė nė kėtė numėr. Sipas dokumentave origjinale qė kemi nė arkivat tona ne mund tė hedhim poshtė lehtėsisht historitė e Bashos dhe tė vėrtetojmė se Ajnshtani nuk ka qenė as nė Vienė as nė Shqipwri nė prill tė vitit 1931, se pasaporta gjermane nuk i ėshtw rrėmbyer Ajnshtajnit, por ai e ka pėrdorė kėtė pasaportė gjermane kur ka hyrė nė Sh.B.A nė vitin 1931dhe nuk ka pasė nevojė tė pėrdori ndonjė pasaportė shqiptare para ose pas vitit 1931.  Ai ka emigruar nė Sh.B.A.  nė tetor tė vitit 1933 dhe ėshtė larguar qė andej vetėm njė herė kur ka shkuar nė Bermuda nė maj tė vitit 1935, por nuk ėshtė kthyer asnjė herė nė Europė.  Pėrshwndetje nga Jeruzalemi,  Barbara Wolff.
(
10 Shkurt  2014 )

Por problemi rėndohet edhe mė shumė kur persona me tituj dhe grada shkencore pohojnė gjėra pa asnjė hulumtim tė dokumentacionit historik. 

 

 

 

 

Letra e Dejtoreshės Barbara Wolff, dhe komenti i saj pėr shkrimin e B. Berberit:

Dear Professor Spahiu,

Thank you for your mail.

Yours is the third message I received from Albania in the course of only a few months.

Although each of the writers asks his question(s) in a slightly different way, all requests are based on a rumor regarding a visit Einstein presumably made to Albania.

As a - first - reply I'd like to quote Einstein (from a letter to the writer Max Brod, February 22, 1949) :

"There have already been published by the bucketsful such brazen lies and utter fictions about me that I would long since have gone to my grave if I had allowed myself to pay attention to them."

Yet, I don't want to leave it at that, and will try to answer your questions re Einstein’s itinerary of moving away from Europe in 1933.

The ship Einstein boarded at Southampton on October 10, 1933, was the Westernland. It reached New York on October 17, and this simple fact may convince you that there ėas no time left in between to stop in Durres

Since the month of April 1933 Einstein was in possession of only one passport, a Swiss passport, and this passport he used entering America.  

To the best of my knowledge, no document exists in our archives which could serve as evidence of Einstein's visit to Albania, either in 1933 or any previous or later year.

As for your possible visit to our archives, you'll be welcome to consult our files at the end of January. You don't need any special permission, and will be able to check all items you may ask for. Like all users, for research you will be handed out photocopies of the items in our possession, while preservation reasons oblige us to not take the originals off their boxes. 

Please note that most of the documents of the years prior to Einstein's American period - and even many of the later years - are written in German. 

Our archives are open to the public from Sunday to Thursday, 9.30 a.m. to 3.30 p.m., and in special cases it may be possible to use archival material after 3.30 until the library closes at 7 p.m.

As I do not know what exactly you want to check, I can hardly make any recommendations. Since, however, the time you intend to stay here is limited, it is extremely important to narroė your field of research, by choosing either some names or a time frame. Keywords are scarce in our catalogue, and it is much more difficult to search for items dealing with a particular subject-matter.

You would be well advised to check our (still incomplete!) on-line-catalogue http://www.alberteinstein.info in advance.

With best regards from Jerusalem,

Barbara Wolff

 

Albert Einstein Archives

Jewish National & University Library

POB 39105 Jerusalem 91390 Israel

Tel. +972 2 658 6768

This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it

http://www.alberteinstein.info


                                                                        

 

 

February 10, 2014 at 4:43 am

Dear Albanians, I do not doubt that your country protected and saved a considerable number of Jews during the Nazi years. However, Albert Einstein was not among these people. Thanks to original documents in our archives we can easily refute Basho’s stories and prove that Einstein was neither in Vienna nor in Albania in April of 1931, that his German passport was not taken away from him but he travelled on this German passport to the US in 1931 and did neither need nor use an Albanian passport before or after 1931. He immigrated to the US in October 1933 and left only once, to travel to Bermuda, in May 1935, but never returned to Europe.- Regards from Jerusalem, Barbara Wolff




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >