PDF Print E-mail
Friday, 28 November 2014






Fjalor i Fotografise

 

 

Ben Andoni

 

Qerim Vrioni nuk ka rendur ta paraqesė ngado punėn e tij, anipse pėr ta botuar kėtė libėr i janė dashur vite tė tėra pune dhe kėrkime. "Fjalori i Fotografisė" qėndron tashmė pėr publikun shqiptar, fillimisht si njė mėdyshje, por pastaj i kristalizuar si njė fjalor i vėrtetė (Paēka cilėsisė sė shtypshkrimit). Qė tė kuptosh mundimin e kėsaj pune duhet tė kesh parasysh se z. Qerim Vrioni nuk ka pasur paraardhės nė punėn e tij. Pėr njė skeptik ka sėrish njė qesėndi, qė do tė thotė se thjesht autori mund tė ketė marrė manual tė huaja, i ka pėrkthyer dhe i ka vendosur, por po ta shfletosh do tė kuptosh se veē referencave tė huaja, me tė cilat janė shpjeguar terma tė tėra e gjini, rryma e drejtime artistike, procese e aparate fotografike, gati nė pjesėn mė tė madhe tė zėrave, ka patjetėr fill me fotografinė shqiptare, qė tregon se ėshtė njė punė e kėndshme dhe serioze. Dhe, pėrpjekja s'mbaron kėtu, sepse i ėshtė dashur tė luftojė edhe nė njė betejė tė pabarabartė, qė fillimisht e ka "neglizhuar", e qė lidhet me leksikun. Shqipja ka mangėsi nė leksikun teknik dhe kėtė ai e ka pėrballur nė njė farė mėnyre duke gjetur fjalėn korresponduese nė shqip dhe mė shumė se kaq, nė disa raste na ka pėrcjellė dhe etimologjinė e tyre, qė tregon punė tė madhe. Pėr tė mos e mbyllur nė njė suazė tė ngushtė, Vrioni ka konceptuar dhe shumė e shumė terma modernė qė i pėrshtaten teknologjive tė sotme. Dhe, nuk mbaron me kaq pasi libri ka dy shtojca, qė janė respektivisht "Kronologjia" dhe "Fotografėt e librit", ku kategoria e pare paraqet ato qė quhen ngjarje (shpikje, albume, ekspozita etj), kurse te zėri: fotografėt- jepen lista me emrat e fotografėve qė pėrmenden nė libėr. Pėr tė ardhur mirė ėshtė se ky studiues nuk di tė ndalet dhe ėshtė nga ata njerėz qė premton se do tė vazhdojė dhe mė tej nė botėn e tij tė hulumtimit, ndaj meriton respekt pėr atė punė tė palodhur nė lėmin e fotografis, qė shkon prej kėrkime nga Arkivat Shqiptare dhe vazhdon nė disa institucione tė SHBA dhe analiza e artikuj.

Qerim Vrioni ka meritėn se ka hapur njė shteg, i vetėdijshėm se tė tjerė, nėse do tė kenė pėrkushtimin e tij mund ta bėjnė edhe mė mirė. Kuptohet se nėse do tė ekzistojnė tė tillė. Pasi tė dytė si Qerimi nė atė skrupulozitet pas fotografisė, nuk duket se ka ende. Nė njė farė mėnyre, mund tė quhet si fat, qė ky njeri e mori pėrsipėr kėtė gjini dhe e solli me tė gjithė gamėn e vet, si pioner i fushės. Tashmė, ėshtė shumė mė e lehtė tė mbėshtetesh nė shpatullat e dikujt, pėr ta vazhduar mė cilėsisht kėtė punė. Dhe, nė morinė e gjėrave qė mund tė thuhen ėshtė se ky njeri punon me njė skrupulozitet dhe nė mėnyrė kaq shumė tė kontrolluar sa e meriton tė gjithė vlerėsimin, por edhe qė shėrben si njė shembull i mirė pėr tė rinjtė. Nė jetėn e vet krijuese dhe studiuese: Qerim Vrioni ka shkruar shumė analiza e studime dhe nė tė gjitha shquhet pėr pėrqasjen interesante ndaj problematikės sė ndryshme tė fotografisė. Prej tij kemi shumė punė, por njė nga ato qė mund tė konsiderohet si mė e vyera ėshtė veprimtaria dhe mė pastaj botimi i albumit "150 vjet fotografi shqiptare". Ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė aktivitete ndėrkombėtare dhe mė shumė se tė gjitha kėto mbetet njė artist modest, i mbarsur me projekte pėr artin qė presin mirėkuptimin dhe ndihmėn e autoriteteve vazhdimisht tė heshtura shqiptare.




____________________________
Botue ma par
ė nė Milosao

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >