PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 22 November 2014

Publikue ne Albanovaonline me 12.6.2008




 

Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSH

(kritika e shkences se kaluar shqiptare)

 

 

Genc K. Hoti

 

 

Mė 10 tetor 1972 popullit shqiptar ju dha sihariqi mbi formimin e Akademisė sė Shkencave tė Republikės Popullore tė Shqipėrise. Po ate vit (shtator) u mbajt Kuvendi i Parė i studimeve ilire dhe (nėndor) Kongresi i Drejtėshkrimit te gjuhės shqipe. Trinomi: Akademi e Shkencave – Kuvendi i Parė i Studimeve Ilire – Kongresi i Drejtėshkrimit te gjuhės shqipe mbart mbi vete disa pretendime komplekse pa domethėnie historike, por qė pėrbashkohen vetėm ne sajė tė vitit 1972.

Akademia e Shkencave te Republikes Popullore tė Shqiperise u formua vetem per njė nga qėllimet propagandistike: tė vėrtetonte dhe argumentonte autoktoninė e popullit shqiptar edhe pse anėtaret e saj kishin pikėpamje te ndryshme pėr kėtė problem, rrjedhojė e shkollave ku ata kishin pėrfunduar studimet e tyre. Veēohej Prof. Eqrem Ēabej, polemika e tė cilit me Enver Hoxhėn ēoi nė futjen e nocionit autoktoni relative nė krimtarinė historike shqiptare, ndėrsa anėtarėt e tjerė (tė ardhėshem) tė Akademisė, te fushės sė kėsaj teme, e pranuan kompromisin me diktatorin mbi ē’bazė u mbajt Kuvendi i Parė i Studimeve Ilire, pėrmasat e tė cilit e kaluan rrafshin kombėtar. Rėndėsia e kėtyre dy evenimenteve, me njė hapėsire tė konsiderueshme propagandistike shumė vjeēare ėshtė konsideruar si themeli i shkences historike shqiptare edhe pse nuk ka shkuar mė larg se faza statistikore e kėsaj shkence. E thėnė me fjalė tė tjera produkti mė i thellė shkencor i politikės shqiptare, nė fushėn e historisė, ėshtė kapitulli mė i thjeshtė i matematikės: statistika.

Nė tė vėrtete formimi i Akademisė sė Shkencave ėshtė mbėshtetur mbi njė gabim tė rėndėsishėm tė shkencės botėrore, qė nė njė farė mėnyre i nxjerr tė pafajshėm anėtarėt e nderuar tė saj, gabim i cili e ka zanafillėn pėr mbi 2 300 vjet mė parė tek paaftesia e filozofise klasike greke pėr tė zgjidhur problemin kryesor tė filozofisė: raportin midis tė ndryshueshmes relative dhe tė pandryshueshmes absolute (pra problemi kryesor nė filozofi nuk duhet konsideruar raporti midis materies dhe ndėrgjegjes). Problemi ėshte  tejskajshėm i vjetėr dhe pikėrisht kėtu e ka zanafillėn doktrina e krishtere dhe te gjitha doktrinat monoteiste ne botė. Kėtė problem e kemi zberthyer nė njė farė mėnyre tek raporti kohor – hapsinor (shif albanovaonline.com), por te habit guximi i akademistėve shqiptarė pėr tė zgjidhur atė qė nuk kishte zgjidhur kėrkush deri atėhere, pa i shkuar ndėrmėnd se kėtu do tė fillonte gabimi i tyre nė vecanti dhe i shkencės shqiptare nė pėrgjithėsi. Kjo do te thotė qė Akademia e Shkencave tė Republikes Popullore tė Shqiperise u formua edhe per qėllime tė tjera, ku veēojme atė politik, dhe kėtu diferencohet gabimi me fajin, pasi kėtu ka filluar imponimi nė mėndjet e studiuesve dhe pėrkthyesve shqiptarė tė mėvonshėm.

Cfarė zgjidhi nė realitet Akademia e Shkencave tė RPSSh dhe deri ku shkoi me kėtė zgjidhje? Kane kaluar mbi 35 vjet nga data e formimit te saj dhe sot e kemi tė lehte t’i bėjmė kėto pėrcaktime pa i hyrė nė hak kėrkujt duke evidentuar punėn e tė gjithė atyre qė sakrifikuan edhe jetėn pėr shkencėn e historisė dhe per tė tjerat qė i shėrbejnė kėsaj tė fundit, por duke kundershtuar interpretuesit e kėsaj pune voluminoze, mbi ndėrgjegjen e tė cilėve bie faji i krimit real.

Shqiptarėt e sotėm nuk e dinė, dhe ja kane ndaluar ta dinė, qė Akademia e Shkencave te RPSSh nuk i ka shėrbyer drejtėpėrsėdrejti popullit shqiptar nė asnjė aspekt, dhe kjo nė mėnyrė absolute. Ekzistenca e saj ėshtė e lidhur me delirin e madhėshtise tė diktatorit nė mėnyrė tė hapur dhe fshehtas ka tentuar t’i mbulojė popullit shqiptar supremacine kohore nė gjenezėn dinamike te racės sė bardhė (pa dyshim kėtu fshihet autoktonia absolute e popullit shqiptar dhe pėrmbysja e shkencės sė historisė tė njerezimit). Por Akademia e Shkencave tė RPSSh ka kryer nje sakrilegj tjetėr ndaj popullit shqiptar me paaftesinė e vet. Edhe pse mbajti tre kuvėnde tė studimeve ilire, dhjetra konferenca etnografike e arkeologjike, botoi me mijėra libra, kumtesa, referate e fjalime nuk qe e aftė tė pėrcaktonte pozicionin e vėrtetė tė helenėve, nė funksion tė racės sė bardhė, dhe tė realizonte diferencimin kohor te ilirėve nga ta. A  ėshtė bėrė me qėllim, apo pa qėllim, kjo nuk ka rėndėsi, vetėm se duhet konsideruar si e vetmja arritje e kėsaj Akademia nė fushėn e teorisė.

Me kėrkimet nė terren kjo Akademi realizoi me qindra –mijėra zbulime interesante tė cilat nuk i shėrbyen teoricienėve tė saj duke ngelur tė heshtura nė interpretimet e tyre (kėsaj heshtje i jemi pėrgjigjur me artikullin: Cfarė nuk dine shqiptarėt nga filozofia e historisė dhe gjeneza milionavjecare e popullit tė tyre, botuar nė Gazeta Shqiptare, nėndor 2006 dhe albanovaonline.com.). Pėr njė akademi shkencash heshtja e punės sė saj duhet konsideruar krim dhe Akademia shqiptare e ka kryer kėtė veprim me dashje. Ne e kemi konsideruar pikėrisht kėtė tė fundit si arritjen mė tė madhe tė saj edhe pse ajo fiks para 18 viteve e mori vesh saktė pozicionin e vet ne raport me materializmin dhe  tė kaluarėn e vet.

Trinomi: Akademi e Shkencave – Kuvendi i Parė i Studimeve Ilire – Kongresi i Drejtėshkrimit te gjuhės shqipe ėshtė i afte tė argumentojė trinomin tjetėr veprues tė sė parės:  mbulim – pohim – mohim; dhe pikerisht ky trinom pėrbėn krimin real tė Akademisė sė Shkencave tė RPSSh.

Se pari Akademia e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve, tė argumentuar, se nga e kanė prejardhjen e afert dhe tė largėt. Nuk i tregoi shqiptarėve se tė gjitha ndėrtimet e lashta, tė famshme, nuk ishin vepėr e paraardhėsve tė shqiptarėve-ilirė, por i nenkuptoi te tilla duke i fshehur shqiptarėve faktin se ato ishin ndėrtime heleno - romake tė realizuara gjate shtegtimeve historike; se helenėt ishin nje popull me efikasitet levizes qe nuk i dihej gjeneza e saktė dhe nuk pėrfaqėsonin racėn e bardhė (fakti qe helenėt u pėrleshėn gjithmonė me persėt dhe Aleksandri i Madh e zhvilloi veprimtarinė e tij politike ne drejtim tė Persisė e mė tutje duhet tė shėrbejė si argument pėr tė vėrtetuar se helenėt nė mos paēin karakter birėrie me ta, tė paktėn kanė pasur karakter afiniteti biologjik); se toka e banuar nga helenet kishte qene dikur e ilirėve dhe grekėt e kishin invaduar  me ane te krimit politik, sidomos pergjate shekujve XV-XX.

Se dyti Akademia e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve tė shekullit tė XX-tė se organizimi shoqėror i tyre ishte produkt i nje rastesie politike te imponuar nga politika europiane dhe ne saje te binomit Austri –Institucion Katolik shqiptar sot ishin me vete politikisht dhe Kleri Katolik shqiptar ishte pergjegjes per frymen europiane qe mbreteronte ne Shqiperine e viteve 40. Akademia e Shkencave te RPSSh nuk i tregoi shqiptareve se e gjithe e kaluara kulturore shqiptare dhe arberore kishte ne themel te saje punen titanike te eterve te Kishes Katolike dhe puna 500 vjecare e tyre kishte percaktuar karakterin europian te popullit shqiptar edhe pse ata nuk perbenin as 10% te popullates. Akademia e Shkencave nuk i tregoi popullit shqiptar se ne qofte se kufiri i Veriut te Shqiperise ishte ngritur mbi kockat dhe gjakun e malsoreve te veriut, ata ishin udhehequr nga kleriket e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare (edhe lufta heroike e Vlores me 1920 ka pasur ne krye fratin e nderuar Shtjefen Gjeēovin). Akademia e Shkencave nuk i tregoi popullit shqiptar se Kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe nuk ishte i tille, por ai kongres, mbi te gjitha, u sajua per te ndryshuar autoresine e kultures shqiptare dhe vete kulturen boterore, siē qe rasti i vepres monumentale Iliada e Homerit mbi ē’bazė mund tė vėrtetohej prejardhja aziatike e parahelenėve  (botimi i 1965 ndryshon nė pėrmbajtje nga botimi i 1979; shih Iliada dhe Homeri ne Shqiperi, albanovaonline.com).

Se treti Akademija e Shkencave nuk i tregoi shqiptareve se ata ishin me te lashtet e kontinentit dhe paraardhesit e larget te tyre ishin fillesa e races se bardhe ne planin relativ dhe karakteri i birerise se fiseve dhe popujve, nė planin pėrgjithėsues, ishte thjeshte nje fantazi prej miopesh. Duke dashur te kundershtonin racizmin, pa asnje lloj shkaku dhe argumenti, anetaret e kesaj akademia perkrahen parimin monogjenetik te lindjes se njeriut ne Toke edhe pse kjo teori ishte ne kundershtim me teorine darviniste dhe i binte ndesh komunizmit marksist duke u pohuar shqiptareve se ata ishin indoevropiane edhe pse ishin larg popujve te tjere te Europes si nata me diten persa i perket organizimit shoqeror.

Se katerti Akademia e Shkencave u pohoi shqiptareve ekzistencen e shtetit ilir e arber. U pohoi atyre ekzistencen e nje sere rendesh te paqena shoqerore te cilat e futen gjenezen e popullit shqiptar ne nje kurth nga i cili nuk ka dale akoma edhe pse sot shume studiues po kerkojne te dalin jashte kornizave te atyre pohimeve antihistorike. Si e shpjegojne akademiket tane te nderuar pranine e shume qelizave primitive si: prona fisnore, e drejta zakonore e pashkruar, familja patriarkale, besimi pagan parapoliteist, shkembimin mall – mall ne shekullin e XX-te, dhe “ekzistencen” e shtetit ilir te kohes se Teutes, Bardhylit apo Gentit, dhe atij arber para 800 viteve? A e kuptojne keta akademike se ka nje mosperputhje abolute midis ketyre qelizave materiale te shoqerise dhe shtetit? A e kuptojne keta akademike se jane pikerisht keto qeliza qe duke u zhvilluar konform hapesires vetiake ēojne domosdoshmerisht ne formimin e shtetit; dhe per fatin e mire apo te keq te shqiptareve gjithėshka varet nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror, i vetmi parameter absolut dallues i popujve te mbare botes? A e kuptojnė vallė akademikėt tanė tė nderuar se pranimi i kėtyre ideve tė ēon nė pėrfundimin qė shqiptarėt e sotėm nuk rrjedhin nga arbėrit dhe, aq mė tepėr, nga ilirėt?

Se pesti  Akademia e Shkencave, me veprimtarin e saj, mbuloi prapambetjen shoqerore te popullit shqiptar per shkak te vjetersise se sterlashte te tij dhe pamundesine e eksistences se rendeve shoqerore sipas praktikave ekzistuese te njerezimit. Kjo gje krijoi mundesine e shpikjes se rendit kapitalist shqiptar, klases punetore e proletariatit duke i dhene mundesi PPSh te argumentonte revolucionin proletar te Karl Marksit pa ēka se cdo gje fliste kunder teorise marksiste mbi kete revolucion.

Se gjashti Akademia e Shkencave i mbuloi popullit shqiptar pamundesine e aplikimit te teorise marksiste mbi revolucionin proletar dhe mos pajtimin e dinamikes se zhvillimit te popullit shqiptar me kete filozofi. Ajo heshti kur konstatoi kete mospajtim dhe ndihmoi diktatorin per te shpikur situata te paqena, sic ishte e ashtequajtura kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit.

Sė shtati  Akademia e Shkencave, duke ecur ne gjurmėt spekulative te materialisteve te shekullit te kaluar, e vuri gjuhen ne krye te te gjithe punes se vet per te ndertuar imazhin e autoktonise relative te popullit shqiptar edhe pse gjuhėtarėt e saj kishin deklaruar  se nuk njihej gjuha ilire dhe aq me tepėr ajo pellazge. I sqarojme akademiket tane te nderuar se gjuha nuk shėrben kurrsesi per te vertetuar gjenezen e popujve (6 000 vjet te dokumentuara  nuk mund te shpjegojnė kurrė 6 000 000 tė padokumentuara, aq me keq 500 vjet kundrejt 10 000 000 viteve; shkenca boterore nuk i kupton akoma raportet kohore te ekzistencės se materies). Gjuha ėshte rezultat i botės se relacioneve dhe mund tė shėrbejė per tė argumentuar kėtė botė dhe jo ndryshe.

Se teti Akademia e Shkencave, me ane te Kongresit te Drejteshkrimit te gjuhes shqipe,  nuk krijoi gjuhen letrare, sic pretendohet rėndom, por mohoi  gjuhėn e atyre qe formuan gjuhen dhe kulturen shqiptare me sfond europian dhe evidentoi  antikulturen shqiptare me sfond sllav. Kjo ndjehet ne Shkoder ne dy institucione kulturore, qe jane me kryesoret e popullit shqiptar: ne fototeken Marubi dhe ne veprat e Eterve franceskane, dhe pikėrisht kėto dy institucione goditi Akademia e Shkencave e RPSSh.

Perpara se te pranonin antaresimin ne Akademine e Shkencave, dmth qe ne fazen kur ishte Institut i Shkencave, akademiket tane duhet te kishin zgjidhur:

Se pari: parimin e lindjes sė njeriut nė Toke nė mos me fakte konkrete, te pakten ne planin filozofik pergjithesues, meqenese kjo Akademi ka pretenduar gjithmone se i takon krahut materialist te filozofise. Le te dale nje akademik dhe te na tregoje produktin materialist te kesaj akademie per te gjithe kohen e ekzistences se vet. Ajo akademi ka qene akademi politike perpara se te ishte shkencore dhe ketu qendron poshtersia e atij qe e formoi. Ne menyre absolute Akademia e RPSSh nuk ka lidhje me filozofine materialiste dhe pjestaret e saj te nderuar kane qene me kete filozofi vetem me fjale. Produkti ideor i anetareve te kesaj akademie, flasim per fushen e historise dhe nenfushat qe kane lidhje me te, i takon krahut idealist te historise qe cfaqet me formalizmin teorik. Nuk mund te percaktohet gjeneza e nje populli pa u percaktuar me perpara menyra e lindjes se njeriut ne Toke dhe menyra e organizimit fillestar te tij. Kete gje akademiket tane te nderuar nuk kane mundur ta bejne dot per shume aresye dhe ketu qendron nje nder gabimet e tyre.

Se dyti: dinamiken e qelizave materiale te shoqerise njerezore, dmth si lindin – zhvillohen – vdesin (ky eshte thelbi i dialektikes materialiste, te tjerat jane perralla). Dhe po te kishin bere kete do te kishin zbuluar se shoqeria shqiptare rrjedh nga shoqeria ilire pikerisht pse perputhet dinamika e ketyre qelizave ne planin kohor dhe perjashtimi eshte nje dukuri e shpikur nga individet, pra nuk ekziston. Kontinumi kohor – hapsinor, me konstanten e tij, e pėrmbys tė gjithė shkencėn e historisė botėrore pėr tė gjithė kohėrat dhe kėrkon rishkrimin e saj nga fillimi duke e kthyer shkencėn e historisė nga njė shėrbėtore tė politikės nė njė urdhėruese tė saj. Ka njė mėnyrė teoriko – praktike qė e realizon kėtė duke bashkuar Hegelin me Marksin dhe Ajnshtajnin

Se treti: cfare ndodh me boten e relacioneve universale dhe si e ndryshon organizimin e njeriut kjo bote? Si ndikojne mbi njeri – tjetrin te relatuarit dhe cila eshte masa e ketij ndikimi? Po te ishin bere keto zgjidhje, atehere Akademia e Shkencave te RPSSh do t’i kishte hapur syte anetareve te saj me faktin qe e ashtequajtura shkence e historise eshte e tille vetem me fjale pasi praktikisht ajo i eshte nenshtruar politikes dhe vazhdon te jete e tille ne rrafsh nderkombetare, duke mos bere perjashtim, edhe pse diktatori kishte deklaruar se ishte ndryshe nga bota.

Se katerti: si jane ne raport me te kaluaren shqiptaret e sotem dhe pse jane kaq afer Europes pa qene brenda saj? Perse Europa ndikon mbi shqiptaret, por keta te fundit nuk ndikojne mbi te? Po te ishte zgjidhur kjo, atehere Akademia jone e nderuar do te kishte zbuluar se shqiptaret e sotem jane te tjetersuar ne zhvillimin e tyre dhe kjo eshte veper e komunizmit shqiptar. Akoma edhe sot (2008) shqiptaret nuk e dine se pozicioni i tyre real, si popull, eshte tejet larg interesave europiane, pa cka se si individ mund edhe t’i parakalojne ata. Kjo e fundit duhet konsideruar nje rastesi pa ndikim te domosdoshem mbi kontinent. Vetem faktori kohe mund te argumentoje se roli i shqiptareve, ne dinamiken europiane, i takon se ardhmes dhe bashkimi me te do te frenoje zhvillimin teper te madh te kontinentit ne raport me te tjeret per te mos lejuar nje lufte te trete boterore midis racave.

A mund t’i zgjidhte te gjitha keto kjo Akademi, qe ne fund te fundit do te vertetonin autoktonine absolute te popullit shqiptar, dhe cfare perfitimi do te kishim prej saj? Problemi pa dyshim qe nuk eshte i thjeshte dhe zberthimi i plote i tij do te tregonte gjėnė me te ēuditeshme te politikes boterore te shekullit XX-te dhe ate qe nuk i pelqen politikaneve te shekullit te kaluar t’ja kujtojne (autorėsinė e vėrtetė tė revolucionit bolshevik). A i takonte kesaj Akademie ta zgjidhte kete problem? Ne pretendojme qe po, pasi nje akademie shkencash te nje populli, te pakten, problemet qe lidhen me zhvillimin shoqeror ku ajo punon dhe jeton jane detyre e saj. Ne qofte se kjo do te zbulonte aftesine apo paaftesine e akademikeve nuk eshte faji yne perse ata perkrahen nje filozofi pa domethenie dhe me elemente te kundert ne permbajtjen e vet. Marksizem – leninizmi nuk eshte filozofi reale, por ajo ka qene filozofi e shtypjes dhe shfrytezimit te popujve te prapambetur ne raport me rendin e kapitalit. Ajo u shpik nga shkolla bolshevike per te justifikuar krimin e vjedhjes ku dhe PPSh nuk beri perjashtim. I sqarojme akademiket tane te nderuar se marksizmi dhe leninizmi jane dy filozofi krejt te kunderta; njera filozofi e kapitalizmit globalist dhe tjetra e kapitalizmit monopolist shteteror. Te dy filozofite nuk kane asnje lidhje me proletariatin, sic eshte trumbetuar per mbi nje shekull, pasi ky i fundit nuk realizon dot organizimin e vet klasor duke pasur karakter kalimtar kohor. Keshtu qe te pretendosh per nje zgjidhje te problemeve shkencore pa ditur me perpara se cfare ka ndodhur ne te kaluaren e afert, dmth pa percaktuar me perpara gabimin historik, do te thote te besh nje gabim te dyte. Dhe fjala e urte thote: ai qe gabon nje here dhe mundohet ta mbuloje kete gabim me nje te dyte eshte i pandreqshem. Kjo do te thote se Akademia e Shkencave e RPSSh nuk mund te zgjidhte asnje problem realisht duke mos ndikuar ne asnje qelize te zhvillimit te shoqerise shqiptare, pervec atij ekonomik.

A mund t’i zgjidhe sot kjo Akademi detyrat qe i cakton politika? Ne pretendojme qe JO dhe aresyeja eshte e thjeshte: politika do te ndikoje negativisht mbi kete akademi sido qe ta parkrahe ate. Vullnetarizmi eshte i vetmi pozicion qe mund t’i jape zhvillim shkences se re shqiptare ne kundershtim me te gjithe hapesiren formuese te akademikeve tane te nderuar. Keqarsimimi i tyre, per shkak te shkollave ku ata kane perfunduar studimet, e ka kryer punen e saj perfundimisht, rezultat ky i perforcuar dhe nga diktatura komuniste e te dyzet e pese viteve te aplikimit te saj. Ėshtė absolutisht e pamundur qė tė realizojmė pėr 50 vjet atė qė popujt e tjerė tė racės sė bardhė e kanė ndėrtuar dhe realizuar pėr qindra e qindra vjet. Mospėrputhja e kontinumit kohor – hapsinor na e jep kėtė tė drejtė pėrfundimi. Ky nuk ėshtė njė gabim vetėm i shqiptarėve.

Nuk e ka pėr detyrė populli shqiptar te paguajė pėr nivelin relativ te dijeve qe disponojnė individėt e tij.

Nuk e ka pėr detyrė populli shqiptar tė paguajė pėr madhėshtinė formale tė individėve tė tij.

Nuk e ka pėr detyrė populli shqiptar tė paguajė eksperimentet e popujve tė tjerė dhe t’i kopjojė ata nė kontradiktėn midis mendimit dhe realitetit.

Ja ku ka gabuar Akademia e RPSSh; ndoshta Akademia e Republikės sė Shqiperisė nuk do tė bjerė nė tė njėjtin pozicion.

 

 

 

Shėnim: Idetė qė parashtrohen nė kėtė artikull nuk mund tė kuptohen dot pa u lexuar mė pėrpara artikulli: "Raporti kohor – hapsinor, ose teoria e absolutizmit analitik", qė ndryshe mund tė quhet edhe pėrmbysja e materializmit tė shekullit tė XX-tė (shih: albanovaonline.info).

 

 

 

Tirane, 08 qershor 2008    




                                                                               

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >