PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 31 October 2014





TABU TĖ LASHTA E SHPRESA TĖ VONUARA

 

 

 

“Por i urti kurr nuk ngutet 

Prej burrnije e jo prej tutet”

Atė GJERGJ FISHTA

 

 

         Eugjen Merlika

 

 

         Nė hapėsirėn e tri javėve (21 shtator – 14 tetor) Shqipėria tėrhoqi vėmėndjen e opinionit politik e publik tė botės, nė njė periudhė tė ndėrlikuar tė kėtij fillim shekulli qė, nė pėrftyresėn e pėrgjithėshme nė vitin madhor 1989, duhej t’ishte ai i paqes, i mirėkuptimit dhe i mirėqėnies, por qė sot po shfaq njė pamje krejt tjetėr.

         21 shtatori, me vizitėn e Papės Franēesku nė Tiranė, i dha njerėzimit tė sotėm pėrfytyresėn e njė sprove tė shkėlqyer, tė njė shembulli pėr t’u eksportuar nė zona tė gjėra tė botės nė kundėrshti tė vazhdueshme pėr motive fetare, nėpėrmjet mirėshkuarjes sė besimeve tė njė populli tė vogėl, drejtuesit e tė cilit, njėqind vjet mė parė, me shumė zgjuarėsi e largpamje i kishin shtėnė nė ADN-n e tij shpirtėrore respektin e dashamirėsinė ndaj bashkatdhetarėve me besim tjetėr.

         14 tetori, nė njė ndeshje futbolli tė zakonshme nė stadiumin e Beogradit, nėpėrmjet veprimesh tė krahasueshme me faqet mė tė zeza tė tifozerisė botėrore, u mundua t’a errėsojė e pėrgėnjeshtrojė imazhin e 21 shtatorit. Nė synimin e fqinjėve tanė serbė ndoshta ishte rrėzimi i “mitit” tė 21 shtatorit, i imazhit tė shqiptarėve simbol tolerance e mirėkuptimi, faktor paqeje e qėndrueshmėrie tė rajonit. Kėtij synimi, sado pak, i u arrit nė sajė tė njė ballone tė telekomanduar qė, nė ēfarėdo ēasti tė jetės sė pėrditėshme, e ngritur nė ēfarėdo qielli tė botės, do tė quhej vetėm njė zbavitje e atij qė e kishte ideuar.

         Nė kuadrin e ndeshjes qė zhvillohej nė stadiumin Partizani, ndėrmjet pėrfaqėsueseve tė Shqipėrisė e tė Serbisė, mori vulėn e “provokacionit”, duke sjellė pasoja dramatike. Duke shqyrtuar objektivisht atė qė ndodhi para dhe gjatė ndeshjes, na del pėrpara njė kuadėr me tė vėrtetė mjeran, tepėr larg parametrave tė qytetėrimit, i gjithė organizimit tė kėsaj veprimtarie. Kufizimi i pajustifikuar dhe i paparė i sportdashėsve shqiptarė nė shoqėrimin e skuadrės sė tyre nė kryeqytetin serb, masat e jashtzakonėshme tė kontrollit edhe pėr ata pak tė ftuar tė FSHF-sė, apo punonjėsve tė medias shqiptare e, mbi tė gjitha, fishkėllimat e publikut kur ekzekutohej hymni kombėtar i skuadrės mike, duke arritur njė kulm tė turpshėm me korin “vrisni shqiptarėt” qė ishte bėrė refreni i pambaruar i shkallėve tė stadiumit Partizani, jepnin mė shumė idenė e arenave tė gladiatorėve tė Romės sė lashtė se sa atė tė njė shfaqjeje sportive n’Evropėn e vitit 2014.

         Nė kėtė mjedis, aspak ftues e miqėsor, skuadrat zbritėn nė fushėn e blertė pėr tė zhvilluar njė lojė tė vlefshme pėr eliminatoret e kampionatit evropian tė vitit 2016. I vetmi faktor pozitiv qė ndihmonte nė njė masė tė konsiderueshme, normalitetin e lojės ishte prirja e 22 futbollistėve pėr tė luajtur futboll, pa u bėrė pjesė e histerisė masive tė shkallėve tė stadiumit. Gjysėm ora e parė e ndeshjes tregoi njė farė epėrsie territoriale tė vėndasve, mė shumė pasojė e zgjedhjeve taktike tė trainerit italian, por pa krijuar rrezikshmėri nė portėn e mbrojtur nga Berisha. Nga minuta e tridhjetė deri nė ndėrprerje loja ndėrroi fizionominė e skuadra shqiptare pati dy raste tė mira shėnimi.

         Ky ėshtė ēasti vendimtar i pėrcaktimit tė ecurisė sė ngjarjes. Tifozėve, tė tėrbuar nga zhvillimi i lojės, nuk i mjaftuan mė thirrjet pėr “vrasjen e shqiptarėve” dhe u shtynė mė tej nė shfaqjet e histerisė kolektive, duke hedhur nė fushė objekte tė ndryshme, madje edhe topa zjarri. Nė kėsi rastesh, zakonisht, gjyqtari ndalon pėrkohėsisht lojėn, thėrret kapitenėt e skuadrave, i jep njė ultimatum publikut e, nė rastin mė tė parė tė pėrsėritjes s’atyre veprimeve, ndėrpret pėrfundimisht lojėn, duke i pėrcjellė raportin Komisionit disiplinar tė UEFA-s, qė i jep fitoren nė tavolinė skuadrės mike. Kishte shumė gjasė qė i tillė tė kishte qenė pėrfundimi normal i kėsaj ndeshjeje.

         Por nė ēastin qė tejshihej ky pėrfundim shfaqet nė fushė droni me flamurin shqiptar dhe hartėn e Shqipėrisė etnike e portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit. Qe njė “dorė nga qielli” pėr serbėt, pėr t’u nxjerrė atyre “gėshtenjat nga zjarri”, qė ata e kishin ndezur e rrezikonin tė digjeshin vetė brėnda. Pasojat e shfaqjes janė tė njohura, por veprimi, nė kuadrin e pėrgjithshėm sė bashku me kundėrveprimet mė tė ndryshme tė politikave, tė mediave, tė opinioneve publike, meritojnė njė shqyrtim objektiv e racional. Sa i pėrket pjesės serbe, deklaratave tė botės politike, megjithė respektin e detyruar qė qytetėrimi imponon pėr mendimin ndryshe, mė duket se nuk ka asgjė pėr tė debatuar. Ato janė aq tė varfėra nė argumenta, aq tė prapambetura nė mendėsi, aq absurde nė pėrmbajtje, sa qė bėhen hi e pluhur nė pėrballimin me logjikėn mė tė thjeshtė.

         Logjika mė e thjeshtė kėrkon qė organet e sigurisė serbe, brėnda pak orėsh duhet tė kishin qartėsuar para popullit tė tyre e para botės se kush ishte autori i shfaqjes sė dronit e cili ishte qėllimi i saj. Duhet tė shpjegojnė edhe si mundi tė sendėrtohej njė dukuri e tillė nė stadiumin e blinduar tė Beogradit. S’kanė bėrė asgjė nė kėtė drejtim, gjė qė ushqen dyshimin se mund tė kenė qenė vetė ata ideatorėt e shfaqjes.

         Veshja e pėrgjegjėsisė kuturu shqiptarėve, pa saktėsuar faktet nė imtėsi, e pa nxjerrė pėrgjegjėsitė konkrete, mund tė jetė e vlefshme pėr metodologjinė komuniste tė “luftės sė ftohtė”, por jo pėr Evropėn demokratike tė ditėve tona. Megjithatė, fatkeqėsisht, vendimi i fundit skandaloz i komisionit disiplinar tė UEFA-s, pėr ndeshjen Serbi – Shqipėri, tregon se edhe segmente apo institucione tė veēanta t’Evropės, jo gjithmonė respektojnė parimet themelore tė saj. Besoj se shkallėt e tjera tė gjykimit do tė venė nė vend tė drejtėn e pėrfaqėsuese sonė, e cila ėshtė mohuar jo n’emėr tė rregulloreve, por tė real-politikės.

         Por edhe kundėrveprimi i shqiptarėve, nė nivel politik e opinioni publik, mendoj se la mjaft pėr tė dėshiruar. U ndoq “hullia serbe”, nė metodikat e kundėrveprimit, u pėrvehtėsua deri nė hymnizim dukuria e shfaqjes sė flamurit, pa njohur tė vėrtetėn e pa u thelluar nė pasojat e saj. Dashuria ndaj Atdheut e simboleve tė tij ka njė mori mėnyrash shfaqjeje e nderimi e nuk mė duket se gjetja e Beogradit ishte mė e mira e tyre. Ajo vuri nė rrezik jetėt e futbollistėve tanė qė, nė gjithė vorbullėn e ngjarjes dramatike, qenė ata qė merituan respektin e konsideratėn e tė gjithėve, si pėr atė qė treguan nė fushėn e lojės ashtu edhe pėr shpjegimet e pohimet mbas kthimit n’atdhe, nė tė cilat spikat edhe vlerėsimi pėr sjelljen e kolegėve serbė. Qenė ata mė pranė mendėsisė bashkėkohore tė marredhėnieve mes popujve, u treguan shqiptarė tė mirė dhe evropianė tė pjekur.

         Poiltika dhe opinioni publik, nė njė masė tė madhe, ra nė grackėn serbe, duke marrė nė mbrojtje tėrthoras njė veprim qė ishte arma e vetme (ēfarė arme!) qė i kishte mbetur serbėve e arsyetimeve tė tyre mjerane e dashakeqe, tė shprehura nė deklaratat e Kryeministrit, tė Presidentit apo tė Ministrit tė jashtėm. Autoritetet shtetėrore, nė mungesė tė Kryeministrit, nuk patėn kurajon tė mohonin publikisht pėrgjegjėsinė e tyre nė njė veprim pa autor, ose nė rastin mė tė mirė, me njė autorėsi vetiake tė papeshuar e kundėrprodhuese. Nė vazhdėn e deklaratave serbe Kryetari i Opozitės i kėrkoi Kryeministrit tė anullojė vizitėn e paracaktuar nė Beograd.

         Do tė kishte qenė njė gabim i madh, jo vetėm pėr faktin se binte ndesh me opinionet e aleatėve tanė, por do tė ishte njė tregues negativ edhe pėr aftėsinė  tonė, si shoqėri e si Shtet, pėr t’u ballafaquar me problemet e pėr tė mbrojtur argumentat tona, nė dobi tė njė imazhi qė tė tjerėt, sė pari serbėt, mundohen t’a errėsojnė.

         Rama e Vuēiē, pėrfaqėsues tė njė brezi tė ri tė politikanėve tė Vendeve tė tyre duhet tė shpalosin njė pėrceptim bashkėkohor dhe evropian tė marredhėnieve mes popujve tė tyre, duke u shkėputur nga metodat e sė shkuarės, por edhe duke e njohur e studjuar atė tė shkuar, qė daton sė paku trembėdhjetė shekuj, shumica e tė cilėve nuk janė shquar pėr luftėra, por edhe pėr bashkėpunim. Kjo vlen kryesisht pėr Kryeministrin serb, sepse shqiptarėt objektivisht kanė pak ose aspak gjynahe kundrejt serbėve, tė cilėt nuk duhet tė harrojnė bujarinė e fisnikėrinė shqiptare nė vitin 1915, kur 150 mijė ushtarė tė tyre, tė mbetur nė njė ēoroditje tė plotė nė malsitė e veriut tė Shqipėrisė, u kthyen nė atdhe pa u hyrė ferrė nė kėmbė.

         Dy kryeministrat duhet tė tregohen tė vetėdijshėm pėr rolet e tyre nė pėrballimin e problemeve tė njė gadishulli, qė ka mbetur mbrapa zhvillimeve tė kontinentit e qė duhet tė nisė revanin pėr tė fituar kohėn e humbur. Pavarėsia e Kosovės ka hequr nga fusha e lojės pengesėn mė tė madhe. Sot ēėshtjet nė diskutim mbeten vetėm pakicat shqiptare nė Preshevė, Bujanovc e Medvegje dhe njohja zyrtare e Kosovės. Janė probleme qė me pak vullnet tė mirė, me pak realizėm politik e me mė shumė shmangie tė tabuve tė sė shkuarės, mund tė gjejnė zgjidhje shumė tė mira. Serbė e shqiptarė kanė nė dorė tė ndryshojnė pėrfytyresėn e Ballkanit nga njė “fuēi baruti”, nga njė “shprehje gjeografike”, nė njė trevė ku Evropa, sa mė shpejt tė ndjejė frymėmarrjen e saj tė plotė. Ky duhet tė jetė synimi i sė ardhmes, i pjesės mė tė mirė tė shoqėrive tė kėtyre Vendeve. Ne e kemi bėrė zgjedhjen tonė nė drejtim tė Evropės, serbėt i tundojnė pėrsėri sirenat e motrės sė madhe, por brezi i ri kėrkon vendin e tij n’Evropė.

         Kjo politikė ndėrtuese nuk do tė thotė varrosje tė problemit kombėtar shqiptar, por shtyrje tė tij nė kohė. Pohimi i Kryeministrit Rama se “Serbia normale do tė jetė realitet veē kur Serbia reale do tė kuptojė se Shqipėria e Madhe ėshtė makthi i tyre, jo projekti ynė.”, shkon mirė pėr t’u pėrdorur nė gjuhėn e politikės sė jashtėme pėr ēastin, por nuk mund tė jetė vendimi i pakthyeshėm i fatit tė njė populli, qė do tė dijė tė sendėrtojė aspiratėn e tij shekullore nė kushtet e reja tė njė Evrope tė re e tė bashkuar.

         N’atė Evropė, me tė gjithė Ballkanin brenda, nuk do tė ketė mė vend pėr shfaqje mesjetare tė urrejtjes e tė dhunės si ajo e 14 tetorit 2014 nė stadiumin e Beogradit.

 

        

 

Tetor 2014




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >