PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Monday, 27 October 2014






Shkolla  “REFIK  VESELI”    Berlin    Gjermanisė

 

 

Qerim Vrioni

 

Para rreth dy javėsh, njė shkollė fillore e pėrgjithėshme (Sekundarschule) tė lagjes (qarkut) Friedrichshain-Kreuzberg tė kryeqytetit gjerman, Berlin, u emėrtua me njė ceremoni zyrtare me emrin e shqiptarit Refik Veseli. Pėr tė arritur deri nė vendosjen e kėtij emri duhej kaluar nėpėr njė histori qė fillon para 2-3 vjetėsh. Atėhere, nxėnėsit dhe mėsuesit e shkollės sė qytezės sė sipėrpėrmendur shkuan pėr njė eskursion mėsimor nė Izrael, ku vizituan ndėr tė tjera edhe Muzeun e njohur botėrisht, “Jad Vashem”, nė tė cilin shėnohen edhe emrat a qytetarėve nga e gjithė bota, qė kanė ndihmuar pėr shpėtimin e izraelitėve nga internimet dhe zhdukjet nga nazistėt gjermanė gjatė L2B.

Aty, nė listėn e njerėzve tė cilėve u detyrohen moralisht izraelitėt pėrgjithmonė, vizitorėt gjermanė lexuan edhe emrin e Refik Veselit, i nderuar me titullin “I drejti nė mes tė popujve”. Ata u tėrhoqėn nga veprimi i tij humanitar, i kryer rreth 70 vjet mė parė, pėr shpėtimin nė Shqipėri (Krujė) e njė familjeje ebreje, veēanėrisht, kur ky shqiptar ishte mysliman, pa asnjė lidhje fisnore, fetare, kombėsie, veē njerėzore, qė ėshtė edhe mė e shenjta nė tė gjitha kohėt. Ky fakt i kishte tėrhequr shumė shkollarėt e largėt dhe me t’u kthyer nė Gjermani iu vunė punės seriozisht pėr ta pagėzuar shkollėn e tyre me emrin e shqiptarit Refik Veseli. Ata shfletuan me kujdes materiale arkivore nė Shqipėri, Izrael dhe Gjermani, konsultuan internetin, pyetėn nė institucione shqiptare edhe pėr familjen e tij, gjithēka rezultoi tė ishte e pastėr dhe bindėse. Mandej, ata i propozuan zyrtarisht Bashkisė qė qytetit dhe dikasterit shtetėror tė arsimit qė shkollės sė tyre t’i vendosej emri i Refik Veselit, duke e argumentuar kėrkesėn e tyre me dokumentacionin pėrkatės, ku propozimi motivohej kėshtu :”Refik Veseli me angazhimin e tij ka treguar njė shembull pėr humanizmin qė nuk varet nga raca dhe feja”. Ndėrkohė, kishte edhe dy kandidatura tė tjera, por gjatė votimit kandidatura e shqiptarit tė mirė fitoi me vota unanime.  Shėnojmė se nxėnėsit e shkollės janė kryesisht fėmijė ekstrakomunitarėsh dhe vendosja e kėtij emri mendohet ta pėrmirėsoj mjaft imazhin e kėsaj shkolle.


 

 

Siē, tregon Fatmiri, djali i Refik Veselit, mė 8 tetor tė kėtij viti, u zhvillua nė qytetin gjerman, ceremonia e emėrtimit tė shkollės, ku organizatorėt kishin ftuar edhe familjarėt e tė nderuarit pėr tė marrė pjesė nė veprimtaritė e rastit. E nderonin séancėn me pjesėmarrjen e tyre pėrfaqėsues tė Bashkisė, tė Drejtorisė Arsimore, tė shoqatave tė ndryshme, qytetarė e prindėr nxėnėsish. Me keqardhje, shton Fatmiri, nuk pati asnjė pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar nė Gjermani, megjithėse ishin tė ftuar zyrtarisht, kjo nė njė kohė kur nuk dihet nėse ka ndonjė shkollė tjetėr jashtė vendit me emėr shqipatrėsh. Ndėr tė tjera, nxėnėsit kėnduan njė kėngė tė kompozuar enkas pėr shqiptarin e mirė, Refik Veseli dhe recituan poezi kushtuar atij, u mbajtėn fjalime duke ngritur lartė shembullin e tij. Familjarėt e Refik Veselit u ndjen shumė tė nderuar dhe respektuar, dhe me tė drejtė, vlerėsohej njeriu i tyre i dashur pėr diēka qė kishte bėrė rreth 70 vite mė parė, gjė qė e shtonte edhe mė shumė vlerėn e emėrtimit. Prej kohėsh Familja Veseli mban lidhje tė vazhdueshme me shkollėn, nga fundi i kėtij viti atje do hapet njė muze i vogėl mbi Refik Veselin, qė do pajiset nga familjarėt edhe me Flamurin Shqiptar, libra nė shqip, fotografi tė shumta mbi Shqipėrinė, njė pjesė e madhe tė cilave tė vet Refik Veselit. Natyrisht, serish  pjestarė tė familjes Veseli do jenė tė pranishėm edhe fizikisht atje. Nderimi i Shqiptarit tė mirė, Refik Veseli, nga autoritetet shtetėrore gjermane, pas rreth 12 vjet tė ndarė nga jeta,  pėrbėn njė rast me vlera edukative jo vetėm pėr fėmijėt gjermanė edhe pėr ata shqiptarė, madje pėr kėta tė dytėt edhe mė shumė, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt kdo qė ndodhen. 

Ky rast nderon veēanėrisht edhe botėn e fotografisė shqiptare, sepse shqiptari i mirė, Refik Veseli (1926-2002), mbahet si njė nga fotografėt tanė mė tė dalluar tė periudhės 1945-1990. Ai e mėsoi mjeshtėrinė e fotografimit qysh djalė i ri, pranė familjes izraelite qė kishte strehuar familja e tij, mandej e lėvroi atė si privat por edhe nė institucione shtetėrore. Nė vitin 1952 punon si fotograf nė Institutin e Shkencave, prej 1965, nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės dhe ka realizuar tė gjitha fotografitė e Muzeut Historik Kombėtar. Shėnojmė se Refik Veseli deri nė vitin 1965, ka pasur edhe njė nga studio fotografike private, nga mė populloret e tė njohurat nė Tiranė, Foto Sporti. Me krijimtarinė e tij pėrgjatė 3-4 dhjetėvjeēarėsh, mjeshtri Refik Veseli ka botuar disa albume fotografike tė vlefshme pėr fusha tė ndryshme studimore, por qė pėrfshihen me tė drejtė edhe nė historinė e fotografisė shqiptare. Pėr mė tepėr mjeshtėrinė e fotografimit tė Refik Veselit, sot e trashėgojnė dhe lėvrojnė me sukses edhe dy djemtė e tij, Bujari dhe Fatmiri. Po ashtu, ia vlen tė pėrmendet se Foto Sporti nė Tiranė, vazhdon tė jetė edhe sot njė nga studio mė tė preferuara nga qytetarėt e kryeqytetit tonė.

Sidoqoftė, kėto rreshta shkruhen edhe pėr t’u njohur publiku i gjerė me njė veprim tė vjetėr fisnik tė njė bashkėkombasi tonė tė nderuar, Refik Veseli, vlerėsim i merituar pėr tė, por edhe pėr tė treguar si respektohen njerėz nga popuj tė ndryshėm vetėm nė saj tė fisnikėrisė sė tyre nė dobi tė  tė tjerėve.





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >