PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 11 October 2014






A VLEN MORALI NĖ POLITIKĖ ?

 

 

         Eugjen Merlika

 

 

         Nė panoramėn tepėr tė trazuar tė ngjarjeve ndėrkombėtare tė muajve tė fundit, kur temperatura politike rrezikon tė arrijė pikėn e vlimit nė zonat nevralgjike tė Lindjes sė Mesme, lajmi qė befason mė shumė e qė tė detyron tė pėrsiatėsh gjatė, pėr tė veēantėn e tij, edhe pse nuk pėrmban jetė njerėzore tė asgjėsuara barbarisht, ėshtė njoftimi pėr shtypin, i datės 10 korrik, i zėdhėnėsit tė Kancelares gjermane, Stefen Seibert, mbi kėrkesėn drejtuar shefit tė CIA-s nė Berlin, pėr t’u larguar nga territori i shtetit gjerman. “Kėrkesa ėshtė paraqitur – tha ai – nė dritėn e hetimit nė vazhdim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe tė ēėshtjeve tė ngritura prej muajsh nė lidhje me veprimtarinė e Shėrbimeve tė fshehta amerikane nė Gjermani.”

         Njoftimi na kthen mbrapa nė kohė, kur Evropa ishte e ndarė nė Lindje e Perėndim, kur tė tillė ishin lajme tė zakonshme, tė cilėt nuk pėrbėnin mė as lajm. Ėshtė e para herė nė historinė e Evropės sė mbas luftės sė dytė botėrore, qė njė dukuri e kėtillė shfaqet ndėrmjet dy Vendeve kryesore tė NATO-s. Njoftimi, mė shumė se njė rrufe nė qiell tė kthjellėt, ishte njė ripohim i njė proēesi sa tė habitshėm aq dhe shqetėsues nė marredhėniet mes aleatėve perėndimorė, ndėrmjet dy mė tė rėndėsishmėve tė tyre. Habia rrjedh nga fakti se pėrballohemi me njė fakt, deri para mė pak se njė viti tė padėgjuar, atė tė pėrgjimeve tė shėrbimeve tė fshehta nė vetė NATO-n, ndėrmjet Vendeve tė saj.

         Kur nė tetor 2013 u bė e njohur se edhe telefoni vetiak i Kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte nėn kontrollin e shėrbimeve tė fshehta amerikane, goditja psikologjike pėr cilindo qė i ka besuar vlerave tė botės perėndimore, sidomos pėr ata shumė milionė qė jetonin nė anėn tjetėr tė “perdes sė hekurt” ishte me tė vėrtetė e madhe. Atėherė Presidenti Obama u mundua t’a mbulojė me njė tis parėndėsie dukurinė skandaloze, duke premtuar solemnisht se ajo ishte njė “incident i rastit”, qė nuk kishte peshė nė marredhėniet mes dy Vendeve e qė nuk do tė pėrsėritej mė. Kanė kaluar vetėm dhjetė muaj e nė Gjermani arrestohen dy vetė qė punojnė nė shėrbimet e fshehta gjermane e qė paditen se kanė dhėnė dokumenta atyre amerikane. Pra ēėshtja vazhdon tė ketė zhvillimet e veta, ashtu siē ndodhte mė shumė se njėzet vite mė parė ndėrmjet BS dhe Vendeve tė NATO-s.

         A ėshtė praktikė normale e punės sė shėrbimeve tė fshehta veprimtaria e tyre ndėrmjet aleatėve ? Fakti se nė dhjetė muaj nuk u bė asgjė pėr tė shmangur dukuri tė tilla nė marredhėniet mes SHBA dhe Gjermanisė, vėrteton se konsiderohet e tillė, sė paku nga ana amerikane. Mė e pakta qė mund tė thuhet nė lidhje me kėtė dukuri tė pazakontė ėshtė se ajo mbjell farėn e mosbesimit ndėrmjet aleatėve, me njė dėm shumė tė madh, jo vetėm pėr funksionimin e Aleancės, nė tė cilėn bėjmė pjesė edhe ne, por edhe pėr pasojat qė do tė ketė nė rrėzimin e disa bindjeve, tė ngulitura thellė mbi etikėn dhe moralin e politikės.

         A mos vallė mosbesimi ndaj disa aspekteve tė politikės gjermane, si kundėrshtimi ndaj ndėrhyrjeve nė Irak apo nė Libi e njė lloj pėrparėsie marredhėnieve gjermano-ruse kanė krijuar tek Administrata amerikane idenė se aleati evropian nuk ėshtė mė i besueshėm ? Nėse ishte kėshtu a nuk mund tė diskutoheshin kėto probleme ndėrmjet drejtuesve tė shteteve, nė frymėn e mirėkuptimit e tė besimit tė ndėrsjelltė, pa vėnė nėn kontroll telefonin e Kancelares gjermane e pa rekrutuar si agjentė punonjėsit  e shėrbimit tė fshehtė t’atij Vendi ?

         Thuhet se nė Uashington janė tepėr tė habitur e tė zemėruar me veprimtarinė e shėrbimeve tė fshehta. “Ėshtė gjėja mė e marrė e kryer nga njė agjensi spiunazhi, prej budallenjsh tė vėrtetė” shkruhet nė artikullin kryesor tė Washington Post. Por nuk kuptohet mirė nėse zemėrimi i Shtėpisė sė Bardhė rrjedh nga dėshtimi dhe zbulimi i operacionit, apo nga zbatimi nė mėnyrė tė pavarur nga organet e CIA-s. Nė tė dy rastet Presidenti Obama dhe vartėsit e tij nuk bėjnė njė figurė tė bukur nė opinionin publik botėror, kryesisht n’atė gjerman.

         Nėse e vėrteta ėshtė se shėrbimet kanė vazhduar praktikėn nė kokėn e tyre (gjė vėshtirėsisht e besueshme), faji nuk kalon thjesht tek ndonjė shef qė mund tė largohet nga shėrbimi, por pėrgjegjėsia bie drejt pėr sė drejti mbi organet e larta drejtuese, pa pėrjashtuar as Presidentin qė duhej tė ishte treguar shumė herė mė i vėmėndshėm mbas skandalit tė tetorit 2013 me celularin e Merkel-it. Nėse, nė tė kundėrt, nuk bėhet fjalė pėr “pakujdesi”, por pėr njė vijė politike qė mėton t’i verė Shtetet e Bashkuara nė njė pozitė mbizotėrimi, deri nė fyerje, kundrejt aleatėve, megjithė meritat e mėdha e tė padiskutueshme tė tyre nė mbrojtjen e botės sė lirė e nė zhvillimin e saj gjatė shumė dhjetėvjeēarėve, mendoj se gjindemi para njė sinjali tepėr shqetėsues, jo vetėm pėr Aleancėn atllantike, por pėr gjithė njerėzimin.

         Edhe duke mbajtur parasysh tė veēantėn e 11 shtatorit 2001, mbas tė cilit “bota nuk do tė ishte mė ajo e para”, pra ndikimin tejet tė fuqishėm nė mendėsinė, zgjedhjet politike e strategjinė globale tė SHBA-ės, shfaqja e arrogancės kundrejt aleatėve, nė ēfarėdo forme nuk mund tė pėrligjet. Lufta kundėr terrorizmit, nė tė gjitha shfaqjet e tij, ėshtė njė detyrė e gjithė botės sė qytetėruar dhe aleatėt e Amerikės, prej vitesh, po qėndrojnė nė tė njėjtėn llogore me tė nė Afganistan, por fakti qė “kryetari” i sotėm i “Kalifatit” siro – iraken, ka qenė pėr katėr vjet nė burgjet e CIA-s nė Irak dhe ėshtė lėnė i lirė, tregon mangėsi nė vetė sistemin amerikan.   

          Nuk kuptohet pėrse Shtėpia e Bardhė ka bėrė veshin e shurdhėr, gjatė gjithė kėtyre muajve, kundrejt kėrkesės gjermane pėr tė nėnėshkruar njė “pakt pėr mos spiunim tė ndėrsjelltė”, pakt tė cilin SHBA e kanė nėnėshkruar vetėm me Australinė, Britaninė, Kanadanė dhe Zelandėn e Re. Si duket, Evropa vazhdon tė shihet me dylbitė e gjysmės sė parė tė shekullit XX nga Administrata amerikane.

         “Besimi ynė nė Shtetet e Bashkuara del thellėsisht i tronditur nga kjo ēėshtje” u shpreh Ministreja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, sepse agjentėt amerikanė duhet tė kuptojnė “se jo ēdo gjė qė ėshtė e mundur ėshtė politikisht e pranueshme”. Besoj se ėshtė njė sintezė mjaft e goditur e thelbit tė problemit deklarata e ministres gjermane. Politika me hipokrizinė e saj do tė gjejė mėnyrėn pėr t’i vėnė kapakun atij e me ndonjė sakrificė tė ndonjė “koke turku” do tė arrijė t’a mbyllė. Problemet e botės janė kaq tė shumta e tė mprehta, bashkėpunimi mes SHBA dhe Gjermanisė ėshtė kaq i domosdoshėm sa qė pėrpjekjet e tė dy palėve pėr normalizim zyrtar do tė jenė tė dukshme, por rikthimi i besimit tė ndėrsjelltė do tė jetė njė proēes i gjatė e i vėshtirė.

         Po ashtu, e vėshtirė do tė jetė edhe pėr vėzhguesin e thjeshtė, sidomos pėr atė qė vjen nga pėrvoja e shoqėrive komuniste, qė gjatė gjithė jetės ka krijuar nė mėndje njė klishe pėr Amerikėn, atė tė njė Vendi tė madh, i cili jo vetėm ka shpėtuar botėn nga rreziku nazifashist, por ka qenė edhe mburoja mė e sigurtė e lirisė dhe demokracisė nė pėrballjen me tė keqen e shekullit tė shkuar, komunizmin. Nė kėtė klishe Vendi simbol i demokracisė ishte dhe “zėdhėnėsi” i Ungjillit tė ri tė shoqėrisė njerėzore bashkėkohore.

         Ngjarja pėr tė cilėn fola ndihmon fuqimisht nė fashitjen e pėrfytyresės idealiste mbi sistemin e vlerave t’asaj shoqėrie, nė shėmbjen e iluzioneve me tė cilėt kemi jetuar gati njė gjysėm qindvjeti. Ajo na kthen nė njė realitet tė zymtė, nė tė cilin njė pjesė e tabuve tė krijuara nė njė jetė tė mbyllur e qė shėrbenin pėr tė ushqyer shpresat e mbijetesės, janė tė prirura pėr t’u braktisur. Ky fakt mund tė ketė vlerėn e tij, sepse na kthen nė banorė tė tokės nga ėndėrrimtarė tė qiellit. Mė mirė vonė se kurrė.

                                                                    




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >