PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Thursday, 09 October 2014






Dhjetori i Nobelit

 

Gazmend Krasniqi

 

Muaji dhjetor ėshtė muaji i Nobelit, si ēmim, por edhe si pėrkujtim i njeriut qė e bėri tė mundur kėtė ngjarje tė rėndėsisė botėrore, sepse ai vdiq me datėn dhjetė tė kėtij muaji. Nė kėtė kuadėr futet edhe ligjėrata e fituesit tė vitit, tė cilat priten me njė kureshtje tė justifikuar.

Impresionon pėrkufizimi i dhėnies sė ēmimit Nobel pėr prozatoren kanadeze Alice Munro (2013)*, sepse thuhet: “Mjeshtre e tregimit modern”. Kriter mė tė pastėr letrar nuk gjen, kur dihet se historikisht ky ēmim ka pasur ngarkesa tė ndryshme. Njohėsit e historikut tė Ēmimit (nga brenda dhe jashtė) thonė se kemi ardhur gradualisht te ēmimi si i tillė, pra letrar. Ky proces i gjatė ka njohur shumė diskutime, kundėrshtime, ēka ėshtė normale pėr atė qė prej mbi 100 vjetėsh qėndron si ēmimi kryesor i botės. Pėr mė tepėr, gjatė kėsaj kohe as qasja ndaj letėrsisė nuk ka mbetur nė vend, por ka evoluar nė mėnyrė graduale, nga dekada nė dekadė.

Njė akuzė e fortė pėr ēmimin ka ardhur nga njė studiuese franceze qė thotė: njė ēmim francez qė jepet nga suedezėt. Kjo ironi pėrkthehet me mbrojtjen qė i bėn studiuesja konceptit tė letėrsisė mbi tė cilin jepet dhėnia e ēmimit, pra diēka qė suedezėt e kanė importuar nga Franca.

Njė akuzė tjetėr ėshtė ajo e “imperializmit kulturor”. Duke dalė nga eurocentrizmi (njė tjetėr akuzė) Akademia ka lauruar shkrimtarė tė tillė si Orhan Pambuk apo Gao Zingjian. Turqit ankohen se ky shkrimtar nuk ėshtė zgjedhja e tyre, ēka nėnkupton se kanė tė tjera koncepte pėr zgjedhjen. Kinezėt nuk e pranojnė laureatin si tė tyrin, duke shkuar deri aty sa t’i ēojnė pėrgėzime Francės. Ideja ėshtė se mund tė ndryshojė kuptimi i kanonit nė vend dhe jashtė tij. Pėr shembull, Ēehovi dhe Pushkini nuk gėzojnė tė njėjtin kanon si brenda vendit ashtu dhe jashtė vendit, sepse i pari peshon mė shumė nė Perėndim, ndėrsa i dyti nė vendin e vet, njė ide qė ngre diskutime edhe mbi veprėn e njohur “Kanoni perėndimor” e kritikut Harold Bloom.

Njė akuzė tjetėr ėshtė ajo e pėrzgjedhjeve tė dobėta. Me hapjen e dokumentacionit, qė shkon deri nė pesėdhjetė vitet e fundit, Akademia edhe ėshtė justifikuar pėr raste tė veēanta. Njė i tillė ėshtė ai i laureatit John Steinbeck, pėr tė cilin amerikanėt qenė ankuar, duke e parė si autor jo tė rėndėsishėm, nga ata qė e ndikojnė njė letėrsi, apo dhe me oshilacione nė krijimtarinė e tij letrare. Hapja e dokumentacionit vėrtetoi se ai kishte qenė “mė i miri midis tė kėqijve”, pasi katėr konkurruesit e tjerė (nga maji deri nė dhėnien e ēmimit shqyrtohen vetėm pesė autorė tė pėrzgjedhur), qenė edhe mė tė parėndėsishėm.

Vetėm njė panoramė e gjerė e historikut tė ēmimit do tė ndihmonte pėr tė kuptuar se si kanė funksionuar gjėrat. Nė fillimet e veta ēmimi ėshtė bazuar nė konceptin gėtean tė Weltliteratur (letėrsi e pėrbotshme), koncept qė i kishte bazat te filozofė gjermanė para tij, por drejtimet qė merrte ēmimi janė pėrcaktuar nga njerėzit nė krye tė Akademisė.

Faza 1901-1912 e shihte ēmimin Nobel me optikėn e idealizmit konservator ala hegelian, qė i kishte tė shenjta kishėn, shtetin dhe familjen. Kjo prirje, qė lidhet me qenien e sekretarit nė krye tė Akademisė, e ēoi vlerėsimin te shkrimtarė si Bjorstierne Bjornson, Rudyard Kipling dhe Paul Heyse, duke mbajtur larg shkrimtarė si Tolstoi (i konsideruar si shkrimtar i rėndėsishėm, por “antikulturė”), Henrik Ibsen (i konsideruar negativ dhe shpirttrazues), Emile Zola (i konsideruar “cinik”), Henry James (i akuzuar si i turbulluar me motive tė papastra – ajo qė nė fakt na tėrheq sot) apo Thomas Hardy (heroina e tė cilit konsiderohej imorale), sepse nuk i plotėsonin kushtet e mėsipėrme.

Politika e neutralitetit (e lidhur me Luftėn I Botėrore) qė ndoqi Akademia nė kėtė periudhė, u dha shans shkrimtarėve nga vende tė vogla: si Suedia (Verner von Heidenstam), Danimarka (Karl Gjallerup) dhe Norvegjia (Henrik Pontoppidan).

Nė vitet ’20 ndodh kthesa te ideja e parė, por kėtė herė duke i hapur rrugė shkrimtarėve tė tillė, tė parė si humanistė, si Romain Rolland dhe George Bernard Show, tė cilėt nuk mund tė pėrfitonin nė faza tė tjera.

Nė vitet ’30 Akademia pėrcaktoi kriterin e “dobisė universale”, ku pėrfituan shkrimtarė si Sinclair Lewis apo Pearl Buck por mbetėn jashtė Paul Valery e Paul Claudel. (Njė ide qė qarkullon pėr kėtė kohė ėshtė edhe: pse Buck e jo Virginia Woolf?!)

Nė mesin e viteve ’40 (mbase edhe nga vėnia nė dyshim e disa vlerave morale mbi tė cilat bota mendonte perėndimore se mbėshtetej deri nė Luftėn II Botėrore) sekretari i ri i Akademisė orientoi evidentimin e “pionierėve”, diēka qė po ndodhte nė fushėn e shkencave. Teoria e dobisė universale u interpretua ndryshe: u kėrkua kandidati qė e pajiste letėrsinė botėrore me mundėsi tė reja nė pikėvėshtrim dhe nė gjuhė. Paul Valery nuk e kishte fatin tė laureohej, sepse nuk ishte gjallė.

Lista e re fillon me Hermann Hesse qė njė dekadė mė parė kishte mbetur jashtė me etiketa tė llojit “anarki etike” dhe vazhdon me Zhide, Eliot dhe Faulkner. Duhet theksuar se, ndryshe nga Gabriel Garsia Markes mė vonė, i brohoritur ndėrkombėtarisht si pionier i letėrsisė sė realizmit magjik, duke qenė njė autor shumė i njohur, Faulkner-i u brohorit si njė mjeshtėr ekselent i prozės moderne kur ishte njė autor thuajse i panjohur.

Zbulimi i mjeshtėrve, pothuajse tė panjohur pėr publikun ndėrkombėtar lidhet edhe me epokėn ku evidentohen emra si Isaac Bashevis Singer, Odiseas Elitis, Elias Canetti dhe Jaroslav Seifert.

Poezia shpėrthen nė periudhėn 1990 – 1996 – Octavio Paz, Dereck Walkot, Seamus Heaney dhe Wislava Szymborska.

Shpėrndarja e ēmimit nėpėr botė, pra ikja nga eurocentrizmi, lidhet me emra si Wole Soyinka, Nadine Gordimer, Kenzaburo Oe, Dereck Walcott, Tony Morrison apo Gao Xingjian.

Kthimi i ēmimit si pastėrtish letrar shihet viti 1999, kur ai shkoi te gjermani Gunther Grass. Qė nė vitin 1972, kur u laurua vetė, Heinrih Boell pat thėnė: “Pse jo Grass-i?”. Po atėherė Grass-i qe njė mjeshtėr i vetmuar, qenė shpallur dishepuj tė tij tė paktėn tre nobelistė: Gabriel Garcia Markes, Nadine Gordimer dhe Kenzaburo Oe. Pra, ndėrkohė kishte zėnė vend mes “pionierėve”.

Direktivėn e re pėr anėn letrare tė ēmimit e shpreh Sekretari aktual i Akademisė duke folur pėr “agimin e njė kanoni tė ri”. Ai shprehet pėr dhėnien e ēmimit si njė “ngjarje”, pėr tėrheqjen e vėmendjes sė botės pėr zgjedhjen, duke mbėshtetur idenė se njė libėr i madh, pavarėsisht gjuhės dhe bekgraundit tė tij, i pėrket lexuesve tė tė gjithė botės. Letėrsia e pėrbotshme mund tė marrė formėn e njė liste leximesh, duke pėrmbledhur krenarinė dhe identitetin e ēdo vendi. Sidoqoftė, thotė ai, nuk ėshtė fjala pėr njė hierarki veprash qė japin konvencionin e tė pėrkryerės, por mė fort tė njė hapėsire letrare: mė fort njė paraqitje sesa njė traditė tė veēantė apo kredo estetike. Diēka qė ka ekzistuar nė fakt, pavarėsisht vėrejtjeve tė shumta, sepse ka mė shumė utopi, sesa pėrmbushje tė qėllimit.

Sidoqoftė, njė qėllim ngrihet mbi tė tjerėt: ēmimi Nobel shpalos pushtetin e letėrsisė sė madhe qė thyen kufijtė kombėtarė dhe pushton largėsitė nė hapėsirė, kohė dhe kulturė.
Ēmimi qė i ka shkuar njė autoreje tregimesh si Alice Munro, tregon se ai ėshtė ndikuar nga evoluimi i konceptit tė letėrsisė, dhe se, gjithashtu, do t’ia kthejė forcėn e vet ndikuese vetė konceptit tė letėrsisė, diēka qė tregu i lirė e ka penguar me forcė, por, sigurisht, pa ia dalė tė thyejė ligjet e zhvillimit tė brendshėm tė kėsaj hapėsire tė krijimit njerėzor.

Ia vlen tė kujtohet ky model edhe pėr ata shqiptarė qė ngrenė nė kėmbė ēmime, edhe pėr ata tė rinj qė sapo kanė nisur vrapin nė tatėpjetat e letėrsisė.








(Prej faqes facebook tė Gazmend Krasniqit)

*) Shkrimi asht i publikuem para dhanies se ēmimit per 2014.






 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >