PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Thursday, 09 October 2014





FASADA  E  MARTIRĖVE

 

 
Eugjen Merlika

 

 

 

           “Pėr mua ka qenė njė e papritur : un nuk e dinja se populli juaj ka vuajtur aq shumė. Pastaj rrugės nga aeroporti nė shesh gjithė kėto fotografi tė martirėve. Si keni mundur t’i mbijetoni kaqė mundimi ?”

                       Papa Franēesku

 

      Ditėn e hėnė, mė 22 shtator 2014, tė nesėrmen e vizitės madhore tė Papa Franēeskut nė Tiranė, dy gazeta tė rėndėsishme italiane, pėrkatėsisht “La Repubblica” dhe “L’Osservatore romano” (“Vėzhguesi roman”), njėra njė monument mediatik i sė majtės dhe tjetra organi qėndror i Selisė sė Shenjtė, nė faqen e parė kishin dy fotografi tė pėrqafimit tė Papės me  Dom Ernest Simonin. Ėshtė njė tregues i interpretimit tė thelbit tė vizitės historike tė Kreut tė Kishės Katolike botėrore nė Tiranė. “La Repubblica” e titullon kėshtu komentin e saj : “Lotėt e Papės Franēesku : Mos vrisni nė emėr tė Zotit!”. “L’Osservatore romano” kishte titullin e faqes me shkronja tė mėdha e tė theksuara me tė zezė : “Sot kemi prekur martirėt”, ndėrsa kryeartikulli titullohej “Dėshmi e vėllazėrim”

 

      “Janė dėshmia dhe vėllazėrimi dy kyēet qė lejojnė tė pėrceptohet kuptimi i udhėtimit tė Franēeskut nė Shqipėri. Sa i shkurtėr – as 12 orė – aq i rėndėsishėm dhe i pashembullt. I rėndėsishėm pėr Vendin, qė nga Papa ka marrė njė mbėshtetje tė fuqishme e i pashembullt pėr sinjalin qė ai ka dashur t’i lėshojė Europės dhe gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare.”

      Ideja e shkrimit ėshtė e qartė : vihen nė njė plan dėshmia e martirizimit tė shqiptarėve nga komunizmi me harmoninė fetare qė gjėndet nė Shqipėri e qė duhet tė shėrbejė si mesazh ndriēues dhe inkurajues pėr botėn e soēme, tė cfilitur nga kundėrshitė dhe luftėrat ndėrfetare. Fotografia nė mes tė faqes na zbulon pėrparėsinė qė, simbas gazetės, merr motivi i parė.

      Pa u zgjatur mė shumė nė komentimin e vizitės, mund tė them se ishte njė sukses i shquar i shqiptarėve dhe i shtetit tė tyre, me njė notė lavdėrimi pėr organizatorėt. Nė kėtė sukses njė rol tė dorės sė parė pati vendosja e portreteve tė 40 martirėve tė besimeve fetare nė shėtitoren “Dėshmorėt e Kombit”. Ishte e para herė qė opinionit publik botėror, tė pranishėm idealisht e mediatikisht nė Tiranėn e 21 shtatorit, i zbulohet pamja rrėnqethėse e krimit komunist nė realitetin e Shqipėrisė sė mbas luftės sė dytė botėrore. Kryeministrit Edi Rama qė, simbas fjalėve tė tij, ka patur dhe ka sendėrtuar kėtė ide tepėr tė spikatur, pėr sa mė pėrket, duhet t’i shkojnė pėrgėzimet mė tė sinqerta.

      E quaj atė veprim si fillimin e dekomunistizimit tė vėrtetė tė Shqipėrisė. Ngritja nė pjedistal, nė sytė e njė miku tė nivelit tė Kreut tė Katoliēizmit botėror e tė gjithė organeve tė medias qė e shoqėronin, e viktimave tė terrorit tė Shtetit komunist nė mėnyrė kaq tė shkėlqyer, duhet tė jetė njė shenjė sigurie se Shqipėria politike pas komuniste ka vendosur prerė tė shkėpusė ēdo lidhje me tė shkuarėn e saj. Mendoj se ky duhet tė jetė pėrfundimi logjik nė tė cilin ēon njė veprim i tillė. Pėr tė gjithė ata qė nuk e njohin nė thellėsi realitetin e Shqipėrisė pas komuniste ky vendim duket i pakundėrshtueshėm. Por..... pėr ne qė jetojmė, duke e pėsuar mbi shpinė ēdo ditė atė realitet, dyshimi ėshtė mė se i ligjshėm. Dyshimi merr shembėlltyrėn e mosbesimit, si pasojė e zhgėnjimeve tė njėpasnjėshme qė shoqėria shqiptare e kryesisht, pjesa e saj e pėrndjekur pėr gjysėm shekulli nga diktatura komuniste, ka provuar nė kėtė gati njė tė katėrt qindvjeti tė tjetėrsimit tė regjimit. Gjatė gjithė kėtyre viteve, ajo pjesė ka qėnė e pranishme nė zbatimin nė praktikė tė idesė sė njohur ramiziane “Shqipėrinė do t’a gėzojmė ne dhe fėmijėt tanė.”. Ajo ka qėnė pré e demagogjisė sė pėrbindėshme qė ėshtė ushtruar mbi tė dhe tė drejtat e saj, duke mbetur pėrsėri shtresa e nėpėrkėmbur, e gėnjyer, e tradhėtuar, herė herė edhe nga vetė pėrfaqėsuesit e saj.

      Jo pak mund tė jenė nė kundėrshtim me kėtė paraqitje tė zymtė tė realitetit, por skeptikėve tė kėsaj tablloje do t’u lutesha tė mė vėrtetonin tė kundėrtėn e saj.

      E kundėrta do t’ishte, sė pari, dhėnia e dėmshpėrblimeve pėr punėn e papaguar nė burgjet dhe kampet e internimit pėr dhjetra mijra njerėz, shumica e tė cilėve nuk jeton mė. Nė 23 vjet Shteti shqiptar ka dhėnė vetėm njė kėst, nė rastin mė tė mirė dy tė tillė. Ky ėshtė fakti i hidhur e, pėr mendimin tim, i pajustifikuar. Gjatė kėtyre 23 vjetėve, nė politikėn shqiptare, janė miza tė bardha eksponentė tė saj me prejardhje tė pėrndjekurish, madje duke marrė parasysh edhe shkollimin e moshave tė reja nė universitetet e Perėndimit. Disa emėrime nė nivele tė mesme tė administratės shtetėrore aktuale janė pėrjashtime qė forcojnė rregullin. Shumė prej ish tė pėrndjekurve, pėr 20 vjet nuk kanė patur mundėsi as tė hyjnė nė shtėpitė e tyre tė shtetėzuara nga dhuna komuniste, madje ende sot, shumica dėrmuese nuk ėshtė nė gjėndje tė marrė pronat e vogla, mbasi pengesat e parafabrikuara burokratike, tė ndėrthurura me regjimin korruptiv tė drejtėsisė e administratės publike, janė tė pakapėrcyeshme.

     Nxėnėsve tė shkollave nė Shqipėri u mėsohet ende historia e shtrembėruar e regjimit komunist, madje ato tekste pėrdoren edhe nė shkollat e Kosovės. Dizinformimi komunist vazhdon si nė kohėn e regjimit, madje nė krye tė komisionit tė rishkrimit tė historisė para universitare, emėrohet njė nga historianėt mė nė zė t’atij regjimi!!! Antikomunizmi vazhdon tė quhet “armiqėsor” pėr interesat e Vendit dhe ajo vlerė e madhe e qėndresės dhjetėvjeēare nė malet e Shqipėrisė sė veriut, mbetet krejtėsisht e panjohur.

      Kasta politike vazhdon tė pasurohet nė mėnyrė prrallore e, ēuditėrisht, nė kėtė aradhė pasanikėsh tė rinj nuk ka asnjė ish tė pėrndjekur politik. Kėto ishin vetėm disa nga pamjet e jetės sė sotme shqiptare, nė tė cilėn vizita e Papės Franēesku, uroj tė ketė kryer funksionin e njė ndarėsi epokash. Nėse imazhi i dhėnė mė 21 shtator nuk ėshtė vetėm njė fasadė e ngjyrosur, pėr tė forcuar idenė se Shteti dhe shoqėria jonė i pėrkasin kryekėput, nė gjithė qėnien e tyre botės Perėndimore, idealeve e parimeve tė saj, atėherė pėrballimi me problemet e mėsipėrme bėhet i detyrueshėm e kohėt e tij nuk mund tė jenė ato tė vėrejtura nė kėta 23 vjet.

      Portretet e martirėve tė fesė nė Shėtitoren “Dėshmorėt e Kombit” nuk janė vetėm dėshmi e kujtesės historike, si njė njėsi matėse e pėrmasave tė krimit komunist, janė dhe njė thirrje qė buron nga vetėdija e kombit, pėr tė dėnuar haptas e pa mėdyshje kėtė tė fundit, jo vetėm me fjalė. Lotėt e Papės Franēesku, njė njeri qė vjen nga Argjentina, Vėndi i desaparesidėve e i diktaturės ushtarake gjakatare, kur mėson vetėm majėn e ajsbergut tė krimit shtetėror shqiptar nga rrėfimet e Dom Ernest Simonit apo murgeshės Marije Kaleta, nxjerrin nė dukje krahasimin e dy dhunave e tregojnė se ēfarė pėrmasash shkatėrruese pati ajo nė “Vendin e shqipeve”.

      Dėnimi i krimit komunist duhet tė shkojė me tė njėjtin hap me rikthimin e tė drejtave tė viktimave tė tij, sė pari atyre lėndore, si dėmshpėrblimet e premtuara e tė zvarrisura nė “kalendat greke”. Por ai duhet tė nėnėkuptojė edhe rivlerėsimin e sė shkuarės jo komuniste, pėr t’i hapur rrugėn jo vetėm pohimit tė sė vėrtetės historike, por edhe paqtimit kombėtar pėr tė cilin kemi shumė nevojė nė rrugėn e zhvillimit.

      A do tė jetė nė gjėndje ideatori i vendosjes sė portreteve tė ndėrmarrė seriozisht e sinqerisht kėtė rrugė tė vėshtirė, por tė domosdoshme pėr tė sotmen e t’ardhmen e Shqipėrisė ? Pyetja mbetet pa pėrgjigje. Pėr ēastin ajo nuk mund tė jetė mohuese, sepse sinjalin e 21 shtatorit, deri nė provė tė kundėrt, duhet t’a quajmė tregues tė vlefshėm. Nuk mund tė jetė as pohuese, mbasi argumentin nuk e gjejmė tė trajtuar nė asnjė nga daljet e shpeshta tė Kryeministrit nė qytetet e Shqipėrisė apo nė televizionet e saj. Premtimet pėr fonde publike nė ndryshimin e pamjeve tė qyteteve tona, nė ndėrtimin e rrugėve apo veprave sociale, janė tė lėvdueshme e uroj qė tė jenė realiteti i viteve t’ardhėshme. Por pagimi i dėmshpėrblimeve tė ish tė pėrndjekurve politikė duhet tė ketė pėrparėsi absolute, jo vetėm se ėshtė njė borxh qė Vendi i ka viktimave tė komunizmit, njė borxh moral e lėndor mundi, djerse, gjaku, njė borxh jetėsh njerėzore, qė nuk paguhet as me gjithė arin e botės.

      Nėse me tė vėrtetė ekziston prirja pėr tė ndryshuar rrugė, pėr t’i dhėnė pėrmbajtje imazhit tė 21 shtatorit, duhen braktisur kriteret qesharake e mashtruese tė ndjekura deri tani e tė caktohet njė periudhė, jo mė shumė se tre vjet, pėr tė shlyer gjithė pagesat nė dobi tė ish tė pėrndjekurve politikė. Do tė ishte hapi i parė i madh nė kthesėn e vėrtetė, qė duhet tė pasohet edhe nga shumė masa tė tjera qė shkojnė n’atė drejtim. Dihen vėshtirėsitė financiare tė Shtetit, por askush nuk mund tė mė bindė se, nė kėta 23 vjet, nuk ka patur asnjė mundėsi tė bėhej mė shumė, ka munguar vullneti politik. Njė Vend, nė tė cilin lėvizin pasuri marramendėse miliarda dollarėsh, nuk ka asnjė vėshtirėsi tė gjejė pak qindra milionė qė plotėsojnė dėmshpėrblimet.

      Nėse nuk i gjen, do tė thotė se nuk don t’i gjejė e, n’atė rast do tė thosha se vazhdon mashtrimi i madh e se 21 shtatori ka qenė vetėm njė fasadė. I a lemė kohės tė vėrtetojė shpresat e dyshimet e shumta, tė lindura nė njė ditė tė madhe tė historisė sonė.


      Shtator 2014  




                         
                                               

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >