PDF Print E-mail
Wednesday, 08 October 2014






Lidhja e Prizrenit nė New York (1962-2014) i dhuron arkvin e vet Kosovės

 

 

Klajd Kapinova

 

YONKERS, New York. Mikpritja, njė traditė e hershme e popullit shqiptar, ėshtė transmetuar brez pas brezi edhe nė komunitetin e madh shqiptar nė SHBA dhe posaēėrisht nė shtetin e madh metropolitan tė New York-ut.

Nė vazhdėn e traditės sė tij bujare, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanė, studiuesi, publicisti dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes se Prizrenit Tomė Mrijaj, me makinėn e tij, niset drejt aeroportit ndėrkombėtar “JFK” (John F. Kennedy International Airport), pėr tė pritur delegacionin e Arkivave tė Republikės sė Kosovės, miqtė: Ramė Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisė Shtetėrore tė Arkivave, Prof. Dr. Muhamet Shatri, zyrtarė i lartė i Ministrisė sė Diasporės pėr Grumbullimin e Lėndės Arkivore dhe Muzeale dhe njėherazi president i Shoqatės Mbarėshqiptare “Trojet e Arbėrit”, Hamdi Bėrbatovci, Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Diasporės, Dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i Drejtorisė pėr Veprimtari Arkivore tė Republikės sė Kosovės.

 

 

Idea dhe realizimi i nismės

 

Historia e nismės sė dorėzimit tė materialeve tė pasura arkivore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė drejtim tė shtetit tė ri tė Kosovės, ka qenė njė ėndėrr e kryesisė, kryetarit Ismet Berisha, njė pinjoll i shquar i familjes sė mirėnjohur tė Derės sė Sadik Ramė Gjurgjevikut, nacionalistėve tė shquar Ukė dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukė Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (LShP) dhe Sekretarit tė Pėrgjithshme tė saj, studiuesit dhe publicistit bashkohorė Tomė Mrijaj.

Gjatė kontakteve tė vijueshme tė studiuesit Mrijaj me Prof. Muhamet Shatrin, qė nga viti 2013, historiani Shatri i kishte kėrkuar, qė tė interesohej nė komunitetin e madh shqiptaro-amerikanė tek shoqatat dhe miqtė e tij tė sigurojė materiale arkivore historike, me vlera pėr pasurimin e Arkivit tė Kosovės.

 

Duke ndjekur me kujdes historinė e veprimeve tė vijueshme patriotike tė zotėrinjve Berisha dhe Mrijaj, mėsojmė, se Lidhja e Prizrenit (1878, 1943, 1962), me kohė e ka menduar, qė t’i dhuroj Kosovės, vendlindjes sė Lidhjes sė Prizrenit, tė gjithė arkivin e pasur tė aktivitetit tė madh patriotik 54-vjeēar tė organizatės sė tyre, pėr ēėshtjen shqiptare nė SHBA dhe shtetet e ndryshme tė botės, ku ajo ka pasur degėt e saj. 

Pėr mė shumė, mėsojmė nga deklarata e dhurimit tė arkivit tė organizatės sė vjetėr shqiptare (me qendėr nė New York tė SHBA-sė), tė nėshkruar nga aktivistėt veteranė tė komunitetit shqiptaro-amerikanė, zotėrinjtė Ismet Berisha dhe Tomė Mrijaj.

Ndėr tė tjera, nė deklaratėn, qė pėr herė tė parė behet publike, thuhet, se: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendėr nė New York, ShBA dhe degėt e saj nė shumė shtete tė botės, i dhuron Agjencisė Shtetėrore tė Arkivave (AShAK) tė Kosovės tė gjithė dokumentacionin nga viti 1962-2014. Kryesia e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mbas njė aktiviteti tė pareshtur patriotik, nga viti 1962-2014, Vendosi, qė Arkivin e saj tė pasur shumėvjeēar t’ia dhurojė AShAK, nė mėnyrė qė dokumentet historike, tė jenė pronė e popullit. Ne besojmė, se shkencėtarėt e rinj tė historisė, do tė ruajnė dhe ofrojnė nė tė ardhmen muzeve tė shtetit tė Kosovės ngjarje, data dhe pėrsonalitete, qė kanė kontribuar pėr ēėshtjen kombėtare nė tėrėsi dhe tė popullit martir tė vendlindjes nė veēanti. Ne shpresojmė dhe besojmė, se muzetė e ardhshėm, do tė jenė institucioni i ruajtjes sė kujtesės, i ngjarjeve dhe dėshmive tė shkruara materiale tė emigrantėve nė diasporėn e Amerikės, duke i ofruar materiale pėr kėrkime historike, dhe qėllime studimore, edukuese, nė shėrbim dhe i hapur ndaj publikut.”

 

 


 

Ēfarė pėrmbajnė arkivat e Lidhjes sė Prizrenit nė SHBA!?

 

 

Delegacioni i ekspertėve tė Kosovės, gjatė kohės sė qėndrimit nė New York, ka mundur tė seleksionoj 18 kutia tė mėdha me materiale arkivore historike. LShP e themeluar nė New York (1962) nga njė grup shqiptarėsh tė emigruar nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ka njė histori tė pasur plot luftra dhe pėrpjekje, prej shumė dekadash e shoqėruar me fitore dhe humbje.

Nė arkivin e saj, pėrfshihen letėrkėmbime tė personaliteteve tė shquara tė diasporės shqiptare nė SHBA dhe shtete tė ndryshme tė botės. Kėto letra, foto, dorėshkrime, etj., janė ruajtur prej shumė dekadash nė zyrat e Lidhjes. Nė fondet e arkivave bėjnė pjesė letėrkėmbimet e Kryetari tė parė Ing. Xhafer Devės, me Kyetarin e mėvonshėm Ismet Berisha dhe personalitete tė tjera tė diasporės nė Amerikė dhe shtete tė tjera tė botės. Aty gjenden disa nga dokumentet e rėndėsishme, sikurse janė: “Lidhja e Dytė e Prizrenit” (16-20 shtator 1943), letėrkėmbime tė antarėve tė Lidhjes, kongreset, qė janė mbajtur pėr Kosovėn; Kushtetuta e LSHP, dokumente tė degės sė LSHP nė Canada; Kongresi II-tė i LSHP 26-27 nėntor 1971 Manhattan New York; letra origjinale e Prof. Ernest Koliqit dėrguar LSHP nė New York; letrat e Mbretit tė Shqiptarėve Leka I Madrid (Spanjė, 1966); Tajar Zavalanit; Hasan Dostit ish Kryetar i Komitetit “Shqipnia e Lirė” (California, 1966); Kapiten Ahmet Sata, Pėrgjegjės i Rezistencės nė Belgjikė (Bruxelles, 1966); Kolė Bibė Mirakaj S. Biagio, 1966); Muharrem Bajraktari (Bruxelles, 1966); letrat e Tahir Zajmit, Hamėz Devedaku, Miftar Gashi, Qerim Berisha, Muharem Maralusha, Father Andrew Nargaj O.F.M.; letra tė ndryshme nga Grupi i LSHP nė Malbourne (Australi, 1966); Spiro Theodhosi (Massachusetts, USA); Beqir Maloki, Jak Shahini (Montreal, Canada); Faik Zaqi (Toronto); Agim Kosova (Detroit, MI); Abdul Latifi (Damask, Siri); Xhelal Mitrovica (London), Jusuf Sahiti dhe vėllai Sait Gashi (Izmir, Turqi), Mehdi Hasan Mati (London), Skėnder Ukė Sadiku, Reiz Ali Hoxha (Marselle, Francė); Kalosh Hamdia, kumtesa dhe manifestime nė pėrvjetore tė ndryshme tė LSHP nė New York dhe shtete tė ndryshme tė botės; Memorandumi drejtuar Kombeve tė Bashkuara me Seli nė New York City SHBA (Sekretarit tė Pėrgjithshėm Mr. Uthant, drejtues i Asamblesė sė OKB-sė) dhe delegatėve tė shtetėve”; dokumente origjinale mbi shpėrndarjen gjeografike tė LSHP dhe degėt e shpallura nėpėr botė: Dega New York themeluar (1962); dega “Hasan Prishtina” (1963), Toronto, Canada; dega At Shtjefen Gjecovi O.F.M., (1963), Bruxelles, Belgjikė; dega “Azem Bejta” (1964), Paris, Francė; dega Melbourne (1964), Australi; dega “Haki Taha” (1964), Racine–Milwaukee, USA; dega “Haxhi Zeka” (1964), Stamboll, Turqi; dega “Isa Biletini”, (1964), Waldraiburg, Gjermani; dega “Haxhi Zeka”, (1964), Chicago, USA; dega “Sadik Rama” (1964), Ankara, Turqi; dega Gjermani Perėndimore, (1965) Kaiserslautern (RFGj); dega Ontranto (1966), Canada; dega “Abdyl Frashėri”, (1971), Brooklyn, NY, USA; dega Greewich, (1971), CT., USA; dega “Ali Pashė Gucia”, (1971), Bronx, NY, USA; dega Philadelphia, (1999), Pennsylvania, USA; dega Fort Laudaerdale, (1998), Florida, USA; dega Stamford, (1997), Conneticut, USA etj., letra nga Dom Anton Kcira, famullitar i Kishės Katolike Shqiptare tė Shėn Palit nė Detroit, (MI); Dom Pjetėr Popaj famullitar i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” Hartsdale, New York; Kongresi I i LShP faqe 1-36; Veprimtaria e LSHP nė mėrgim, Kongresi II, III, 1982, (dorėshkrim); “Libri ynė i bardhė”, LSHP 1878-1943-1962 (dorėshkrime); letra origjinale dėrguar Shtėpisė sė Bardhė nė kohė tė ndryshme, si: zj. Hillary Rodham Clinton, Presidentit Bill Clinton, Anthony Lake (ndihmės i Presidentit Bill Clinton pėr Sigurinė Kombėtare tė SHBA-sė), Hanry Kelley (bashkėpunėtor i stafit pėr cėshtje tė Ballkanit); Zv/Presidentit Al Gore; Christopher Marcich (ndihmės pėr Marrėdhėniet Tregtare pėr Europėn dhe Mesdheun); Thomas E. Donilon, senator Mike DeWine, Jesse Helms, senator Christopher J. Dodd, Mark Sobel, senator Bill Bradley, David E. Grogan, senator Benjamin A. Gilman, Hans Meesman (Ambasador i Hollandės nė Washington D.C.), Christine Matthews (editor, Cambridge University Press), kongresisti Floud H. Flake, Presidenti George W. Bush, senator Alfonse D’Amato, Anne Massagee (Drejtuese e Programit tė tė Drejtave tė Njeriut, nė Qendren “Carter” nė Emory University), senator Joseph L. Liberman, senator Claiborne Pell, Profesor David Crystal (Cambridge Encyclopedia), kongresist Christopher Shays, Joseph DioGuardi, etj., etj.




 

 

 

Takimi nė Federatėn Panshqiptare Vatra

 

Delegacioni i ekspertėve tė Arkivave Qendore tė shtetit tė Kosovės, u shoqėrua gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nga aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanė,  studiuesi Tomė Mrijaj, njėherazi Sekretar i Pėrgjithshėm i LShP.

Publicisti dhe autori i disa libra pėr komunitetin tonė z. Mrijaj, u dhuroi nga arkivi i tij pėrsonal Arkivit tė Kosovės, dokumente tė rėndėsishme, qė kanė lidhje mė historinė e aktiviteteve patriotik tė LShP, pėr cėshtjen shqiptare dhe tė Dardanisė nė vecanti.

Nė zyrat e Federatės Panshqiptare “Vatra” (1912) nė Bronx, delegacioni i miqve nga Kosova, u prit nė ambientet e Vatrės nga kryetari i saj Dr. Gjon Bucaj dhe stafi i tij si dhe editori i gazetės “Dielli” gazetari Dalip Greca.

Nė shtėpinė e rinovuar tė Vatrės, nė njė atmosferė tė ngrohtė dhe miqėsore, u zhvillua takimi mes drejtuesve tė lartė tė Federatės Vatra dhe pėrfaqėsuesėve tė Arkivave tė Kosovės.

Kryetari i Vatrės Dr. Bucaj, u uroi mirėseardhjen dhe bėri njė pėrshkrim tė historisė sė arkivit tė Vatrės nga vendlindja (Boston) deri nė New York, dhe mundėsitė, qė ka organizata mė e vjetėr shqiptare nė SHBA, pėr tė dėrguar kopje tė dokumentacionit tė saj arkivor.

Nė takimin me vatristėt, diskutuan miqtė: Ramė Manaj Kryeshef Ekzekutiv i Agjensisė Shtetėrore tė Arkivave, Prof. Dr. Muhamet Shatri, zyrtarė i lartė i Ministrisė sė Diasporės pėr Grumbullimin e Lėndės Arkivore dhe Muzeale dhe njėherazi president i Shoqatės Mbarėshqiptare “Trojet e Arbėrit”, Dr. Ruzhdi Panxha, Drejtor i Drejtorisė pėr Veprimtari Arkivore tė Republikės sė Kosovės. Ata nė mėnyrė profesionale bėnė njė pėrshkrim tė arkivave tė Kosovės, gjendjen e tyre dhe mėnyrėn se si personeli i saj i kualifikuar i admnistron materialet dokumentare, qė dhurohen (origjinale ose fotokopje) nga organizata, klube, individe, parti politike dhe shoqata tė tjera nė emigracion.

Editori i gazetės “Dielli” (1909) Dalip Greca, ekspozoi disa nga dokumentet origjinale, ndersa Kryetari Dr. Gjon Bucaj, dhuroi njė dokument origjinal tė vitit 1920, e njohur asokohe si “Huaja Kombėtare”, organizuar nga Federata Vatra, pėr t’i ardhur nė ndihmė Qeverisė sė Shqipėrisė.

Gjatė bashkėbisedimit tė kualifikuar, miqtė e ardhur nga vendlindja, u bėnė thirrje individėve, grupeve, organizatave atdhetare, kulturore, politike etj., tė cilėt, kanė dokumentacion arkivor, shkresor apo fotografik, t’ia dhurojnė Kosovės, me qėllim qė tė vihen nė dispozicion tė studiuesve nė mėnyrė profesionale e institucionale. Ajo qė ishte e rėndėsishme nė mesazhin final tė miqve ekspertė tė arkivave dhe historisė ishte se ata garantuan ruajtjen dhe privatėsinė e dokumentacionit tė dhuruar nga grupe dhe individė nga emigracioni.

 

 

Thesari i Arkivit tė Komitetit “Shqipnia e Lirė”

 

 

Ajo qė suprizoi tė gjithė tė pranishmit, ishte njė fond origjinal e i pasur arkivor, qė kishte sjellė me vete studiuesi veteran i komunitetit ish gazetari i “Zėrit tė Amerikės” Idriz Lamaj.

Publicist Lamaj, kishte sjellė me vete dhe ekspozoi nė zyrat e Vatrės mbi 15.000 dokumente origjinale tė Komitetit “Shqipnia e Lirė”. Ai tha, se kishte sjellė pėr tė parė ekspertėt e arkivave tė Kosovės, dokumente origjinale dhe se ata nuk janė i gjithė materiali i pasur, qė ai disponon prej shumė dekadash nga ish zyrat e Komitetit, ku ai bėnte pjesė. Vatristi veteran Lamaj, u shpreh i gatshėm tė bashkėpunoi me Arkivat Qendore tė vendlindjes nė Kosovė dhe Shqipėri.

 

Pėr lexuesit, ėshtė mirė tė dijnė se cfarė pėrmbajnė njė pjesė e dokumenteve: “Masakrat malaziase nė Plavė-Gusi-Rugovė”, raporte origjinale nga Komiteti i Kosovės 1919-1921; “A chronology of events in Albania 1944-1952” (Free Euro Press); correspondence: letrat e Prof. Ernest Koliqit, Athanas Gegaj, Tahir Zajmi, Ing. Xhaver Deva, Raif Maliqi, Dervish Bajram Currit, Prof. Rexhep Krasniqit, Prof. Martin Camaj, Prof. Zef Nekaj, Imam Vehbi Ismaili (autobiografi); deklarata e mbylljes sė KShL; Prof. Rexhep Krasniqi: “Qendresa e Kosovės kurrė nuk asht trajtue nė historinė e Shqipnisė” (dorėshkrim); Xhevat Kallajxhiu “Zėri i Amerikės”; Vasil Germenji 1960 (raport); KShL Zyra e Kryesisė pėr vitet 1960, 1970, 1971 etj.; Letra tė ndryshme dėrguar Departamentit tė Shtetit Amerikan gjatė viteve: 1960, 1969, 1970, 1971 etj.; KShL “Dita e Flamurit”, 1977, 1975, 1978, 1980, 1983 etj.; KShL Zyra e Kryesisė–korrespondencė 1957-1967, 1964-1965,  1984-1985 etj.; korrespondenca tė ndryshme nė gjuhėn angleze; letėrkėmbimet e Dr. Mons Zef Oroshit me juristin Kapidanin e Mirditės Ndue Gjomarkaj; Kolė Mirakaj, Njazi Sulca, Welfgang Tucks, Prof. Rexhep Krasniqi, Miss Melanie M. Sever, Shemshedin Kryeziu, Lec Shllaku (editor), Jonuz Ndreu, Ragip Frashėri, Joe Wilkie, Shaban Gjura, Leo Cherna, Prof. Gjon Sinishta, Prof. Adem Hoda (editor i gazetės “Ndėrgjegja”), Barbara Lopez, Dr. A Dema (Uriburu, Argentina 25.5.1984), Dori Male, Tahir Kolgjini, Skėnder Zogu, Lt. Col. Eduardo Ressel (Rio de Janeiro, RJ Brasil); Mark Traboini,  Mr. C. Barsh (The Hague The Netherlande), Dr. Sami Repishti, Emil Kastrati, Shaban Gjuro, Maria Lombardo, Rifat Kolgjini, Stephan Lipsiue; “Dosja e Trathtisė” (material tepėr secret), Prof. Arshi Pipa, Isuf Uka Kelmeni, Prof. Rexhep Krasniqi (letrat e fundit, para se tė ndėrronte jetė…), 50-vjetori i Radios “Zėri i Amerikės”, Adem Hodo, Xhevat Kallajxhiu, letėrkėmbimi i gazetarit Idriz Lamaj, me figurat e shquara tė botės shqiptare nė diasporė, Osnelda Deva, Mehdi Frashėri (raporti original i autopsisė), Memorandim pėr Kėshillin e Komitetit “Shqipnia e Lirė”, Viktor Darragjati (Madrid, Spanjė), Kėshilli i KShL pėr vitet 1958-1960, Organizatat Politike Shqiptare nė Mėrgim, etj., etj.   

 


 

 

Mirėnjohje pėr asamblistin shqiptaro-amerikanė Mark Gjonaj

 

Me rregullore tė veēantė, Ministria e Diasporės, jep ēmim vjetor nė fusha tė ndryshme tė arsimit, shkencės, sportit, bisnesit, post mortum (mbas vdekjes), kontribut tė veēantė, pėr pjesėtarėt e diasporės, qė kanė dhėnė kontributin e tyre pėr shtetin e Kosovės, qoftė edhe pėrmes pėrmisimit tė imazhit tė Republikės sė re.

Shteti i Kosovės, nė kuadėr tė manifestimit tradicional: “Ditėt e Diasporės 2014”, pėr kontribut tė veēantė, jep ēmimin vjetor. Nė njė takim vėllazėror, mes miqve shqiptarė kėtė ēmim, nė emėr tė Ministrisė sė Diasporės dhe Ministrit Ibrahim Sh. Makolli e dorėzoi Hamdi Bėrbatovci, Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Diasporės. Ai me fjalė tė pėrzgjredhura, pėrshkroi aktivitetin atdhetar tė asamblistit Mark Gjonaj dhe kontributin e tij, nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare, duke i dorėzuar Mirėnjohjen e shtetit tė Kosovės.

Nė ceremoninė e vlerėsimit tė aktivistit dhe politikanit tė ri z. Gjonaj, morėn pjesė: Prof. Dr. Muhamet Shatri, zyrtarė i lartė i Ministrisė sė Diasporės pėr Grumbullimin e Lėndės Arkivore dhe Muzeale dhe Kryetar i Shoqatės Mbarėshqiptare “Trojet e Arbėrit”, studiuesi dhe publicist bashkėkohorė Tomė Mrijaj Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, bisnesmenėt: Hilė Pėrlleshi dhe Sanni Vataj etj.

 

 

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >