PDF Print E-mail
Monday, 29 September 2014

 







A ka moral politika dhe “politika” e Kaē Islamit?

 

 

Prof. Dritan Spahiu  

 

Kushdo qė lexon intervistėn e Kaē Islamit, qė u botua para pak ditėsh nė gazetėn Dita (intervista), do tė befasohet me deklarimet e tij tė mbushura me fjalor rruge. Nė intervistėn e tij Kaē Islami e paraqet vehten e tij ashtu siē ėshtė, pa fshehur asgjė nga pisllėqet e karakterit tė tij dhe tė veprimeve qė kryen. Ėshtė i ēuditshėm fakti se si ky “politikan” shqiptar vendin ku ka lindur, “ku i ka rėnė koka”, siē thoshte poeti, e quan njė “hale nė qendėr tė Europės”?  Kjo deklaratė e pastėr antikombėtare ėshtė njė poshtrim qė i bėn vehtes Kaēi i Zi, siē e ka quajtur dikur S. Berisha e qė tashmė ka ndėrruar ngjyrė dhe ėshtė bėrė blu. Me kėtė veprim tė tij ai ėshtė bėrė i urryer dhe i pėrbuzur nga shqiptarėt. Nuk mundemi tė pėrmendim emrin e tij tė plotė, njė emėr i bukur shqiptar, qė ia kanė vėnė prindrit me dėshirėn e madhe qė djali i tyre tė bėhej njė Kastriot i vėrtetė i vendit tė vet, por atė emėr me kėto qė thotė ai nuk e meriton aspak. Me kėto qė thotė Kaēi nuk mund tė mendohet se ēfarė pėrgjigje do t’i jepte pyetjes qė mund t’i bėhej atij se si do ta gėlltisnin kėtė deklaratė tė rijtė shqiptar, qė tė veshur me Flamurin Kuq e Zi, brohorasim nė ēdo manifestim: “Jemi krenar se jemi shqiptar”? Kaēi duhet ta ketė tė qartė se Shqipėria nuk poshtrohet nga tė ashtuquajturit politikanė, qė dėshmojnė se merren vetėm me pastrim plehrash e qė janė futur nė politikėn shqiptare pa pasė asnjė vision, pa pasė asnjė ideal. I kujtoj Kaēit se “Shqypnia ka kenė njė zojė e randė, qė burrat e dheut i thojshin nanė”. Por kėtė zonjė “e kanė qitė me krye nė hi” persona pa pikė dinjiteti e morali, qė i janė ngjitė trupit tė saj si ato krimbat qė thotė i madhi P. Vasa e qė po i pijnė gjakun duke e vjedhur, duke e grabitur e pastaj duke e fyer me fjalor rruge. Personat qė flasin me kėtė lloj fjalori populli i vuajtur i kėtij vendi i quan rrugeēėr dhe ata meritojnė vetėm pėrbuzjen dhe pėrēmimin e tij.  

Kaēi dėshmon me njė dozė tė fortė mediokriteti se E. Rama e paska dėnuar me vdekje si politikan, sepse nuk e ka pranuar si pjestar tė politikės sė tij. Nė kėtė mėnyrė Kaēi dėshmon fare qartė se E. Rama paska vepruar shumė mirė duke larguar nga politika persona tė tillė qė janė kapur fort vetėm pas karrikeve tė pushtetit, jo pėr t’i shėrbyer shoqėrisė shqiptare apo Shqipėrisė, por qė duan me ēdo kusht e me ēdo ēmim tė jenė nė politikė. Nė tė vėrtetė Kaēi paska qenė me fat! Atė e shpėtoj nga vdekja politike “armiku i tij mė i egėr”, qė e bėri deputet tė P.D. Ky veprim i pėrēudnuar paraqet njė dėnim tė rėndė jo vetėm pėr Kaēin por edhe pėr vetė P.D. Lexuesve tė kėtij shkrimi po i rikujtoj njė deklarim tė egėr tė Kaēit nė njė miting tė partisė sė tij tė asaj kohe kur nga stadiumi Dinamo i kryeqytetit ai u bėri thirrje militantėve dhe mbėshtetsve tė pranishėm nė atė miting tė dalin nė bulevard dhe tu thyejnė kokat e pastaj tė tėrheqin zvarrė kafkat anėtarėve tė P.D. Pėr ironi tė fatit sot ky person “pėrfaqėson” politikat e P.D. nė parlamentin shqiptar! Nuk e di si do ta ndjenin vehten po tė ishin  gjallė tė nderuarit P. Arbnori, A. Hajdari, A. Spahiu si dhe plotė demokrat tė tjerė tė vėrtetė tė idealeve tė dhjetorit kur shohin Kaēin si pjesė tė grupit parlamentar tė P.D ? Kalimi nė krahėt e kundėrshtarit tė tij politik e ēon atė automatikisht nė grupin e politikanėve tė pamoralshėm, sepse ai e ka shitur vehten e tij vetėm pėr njė karrike deputeti.

Gazetarja qė e intervistoj thotė se Kaēi ishte shumė i stresuar. Natyrisht ai e ka kuptuar veprimin e tij tė shėmtuar kur u hodh nė prehrin e kundėrshtarit tė tij politik prej mė se 20 viteve pėr tu vėnė nė shėrbim tė tij. Veprimi i shėmtuar i tij por edhe sukseset nė qeverisjen e ish kryetarit tė partisė sė tij tė mėparshme, tė vlersuara nga ndėrkombėtarėt, po e tėrbojnė Kaēin pėrditė, po e vdesin si atė, ashtu edhe mentorin e tij moralisht. Pėr Kaēin do tė kishte qenė shumė mė mirė sikur tė kishte qėndruar nė partinė e tij ose tė largohej qė andej e tė dilte si individ i pavarur dhe tė bėnte opozitėn si tė donte e si tė gjykonte. Kjo do tė ishte nė nderin e tij. Shembull i mirė pėr tė do tė ishte qėndrimi i Arben Malaj, i cili gjithashtu i larguar nga politika e drejtuesit aktual tė partisė sė tij, po bėn njė opozitė tė qytetruar duke parashtrar pikėpamjet e veta me argumentimet e tij pėr zhvillimet ekonomike tė vendit tonė. Por pėr Kaēin kjo mėnyrė tė vepruari nuk vlen, sepse ajo nuk i siguron atij karrigen e deputetit, pa tė cilėn e quan vehten tė vdekur. Gazetarja duhet ta kishte pyetur Kaēin po me Shqipėrinė dhe shqiptarėt ēfarė pate qė i fyen aq keq? Shqipėria e ka lindur dhe shqiptarėt e kanė mėsuar dhe janė munduar ta edukojnė e ta shkollojnė, ata kanė paguar edhe studimet e tij jashtė shtetit dhe me parat e tyre ai ka blerė ato kostumet dhe parfumet franceze qė i pėrmend nė intervistė. Pse kaq mosmirėnjohės dhe i pasjellshėm ėshtė  ky “politikan” ? Por ky ėshtė morali i tij. Nė kėtė rast gjithėkujt i shkon nė mendjethėnien e tė madhit Ali Asllani: “Ȅshtė koha e maskarenjėve por Shqipėria ėshtė e shqiptarėve”.   

Me veprimin e tij tė pėshtirė, duke iu bashkuar grupit parlamentar tė P.D., Kaēi pat deklaruar se politika nuk ka moral. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Politika, nė kuptimin e mirėfilltė tė saj, vepron mbi bazėn e rregullave dhe parimeve shumė tė sakta e tė qarta, gjithmonė nė dobi tė shoqėrisė e pėr t’i shėrbyer asaj. Kjo gjė dihet qė nga koha e Aristotelit qė ka jetuar e ka shkruar traktate pėr politikėn dhe pėr shtetin 300 e ca vjet para erės sė re. Por tė mos shkojmė aq larg. Nė pranverėn e vitit 2013 nė Itali u bėnė zgjedhjet parlamentare dhe si rezultat i tyre fitoj Partia Demokratike e Pjer Luixhi Bersanit, njė politikan shumė simpatik dhe shumė qytetar. Por ai nuk kishte shumicėn e nevojshme tė pėrfaqėsimit nė parlament pėr tė formuar qeverinė. Presidenti i Repubikės Italiane e ngarkoi atė tė pėr tė bėrė pėrpjekjet e nevojshme me partitė e tjera pėr tė siguruar njė koalicion tė pėrshtatshėm pėr tė qeverisur Italinė. Por Bersani nuk arriti ta bėjė kėtė gjė me partitė qė kishin pėrfaqėsim tė  vogėl nė parlament, kurse me kundėrshtarin e tij politik, qė kishte pėrfaqėsim tė madh, nuk pranoi kurrsesi tė formonte qeverinė. Arėsyen e kėtij vendimi ai e shprehu qartė me njė fjalim brilant qė mbajti mė 18 mars 2014 para gazetarėve. Ai theksoi se koalicioni me partinė kundėrshtare do tė ishte njė veprim i pamoralshėm pėr atė vetė dhe pėr partinė e tij; ai tha se po tė bėnte njė koalicion tė tillė ai nuk do tė kishte as moralin dhe as pėrgjegjėsinė politike pėr t’u kėrkuar qytetarėve iItalian votėn e tyre pėr tė qeverisur Italinė nė zgjedhje tė tjera politike. Kėshtu pra Bersani nuk pranoi tė formonte qeverinė dhe as tė ishte kryeministėr, vetėm sepse kėtė gjė ai e konsideron si njė veprim tė pamoralshėm duke dhėnė kėshtu modelin se politika e vėrtetė bėhet nga politikanė tė moralshėm. Por nė Shqipėri Kaēi, me gjoja kulturė europiane, thotė se politika nuk ka moral dhe kjo ėshtė e vėrtetė vetėm pėr politikanėt e pamoralshėm siē ėshtė ai vet.

Nė intervistėn e tij Kaēi thotė gjithashtu se i pėlqen shumė Ajnshtajni dhe sidomos thėniet e tij tė menēura. Por me ato qė thotė Kaēi kuptohet se ai nuk e ka njohur fare shkencėtarin e famshėm. Po ju kujtoi tė nderuar lexues se Ajnshtajni e ka dashur shumė shkencėn e bukur tė Fizikės dhe e pat zgjedhur atė si motiv tė punės dhe jetės sė tij. Ai nuk pranoi ta linte Fizikėn edhe kur e ftuan tė bėhej presidenti i parė i shtetit tė Izraelit qė sapo ishte krijuar. Ai falenderoi pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė kėtij shteti pėr ftesėn dhe nderin qė po i bėnin, por nuk mund tė linte studimet e tij nė fushėn e Fizikės e tė mirrte postin e lartė politik tė presidentit tė shtetit. Ja ky ėshtė Ajnshtajni qė nuk pranon tė futet nė politikė e as tė jetė president, qė nuk e ndrron veprimtarinė e tij tė vėshtirė shkencore me asnjė ofiq politik. I kėrkoi mirėkuptim lexuesit se me kėto qė them nuk mund  tė krahasohet kurrėsesi Kaēin me kėto figura shumė tė nderuara, qė e kanė primare moralin nė gjithė veprimtarinė e tyre, kurse Kaēi pranon tė braktis ēdo gjė, tė shkelė ēdo parim morali vetėm pėr tė siguruar njė karrike pushteti apo njė vend nė parlament. 

      Gjithėsesi mendoj se intervista e Kaē Islamit ia ka vlejtur tė botohet, sepse nėpėrmjet saj shqiptarėt po njihen gjithnjė e mė shumė me personat qė i kanė qeverisur e qė kėrkojnė tė vazhdojnė tė qeverisin, tė cilėt me qeverisjen e tyre e kanė ēuar Shqipėrinė dhe shoqėrinė shqiptare nė njė gjendje skajshmėrisht tė mjerueshme, paēka se ajo ka burime tė jazhtėzakonshme pėr tė siguruar njė mirėqenie shumė tė lakmueshme e tė merituar nga shqiptarėt. Kėta persona kanė menduar e vepruar vazhdimisht qė tė pėrfitojnė prej politikės me tė gjitha mėnyrat, pėrfshi kėtu edhe ato tė paligjshme.  

Fyerjet e paskrupullta qė “deputeti” Kaēi i bėn publikisht Shqipėrisė, deklarata e tij antikombėtare kundėr vendit tonė tė lindjes, atdheut tonė tė pėrbashkėt, gjesti i tij i shėmtuar tė pėr tė qėndruar me ēdo kusht nė parlamentin shqiptar si dhe shkelja e etikės mė elementare, janė tregues shumė tė fortė qė tregojnė se qėndrimi i tij nė kėtė institucion ėshtė krejtėsisht i pa pranueshėm dhe parlamenti duhet tė gjejė mekanizmat pėr ta larguar atė qė andej sa mė parė. Dinjiteti i vendit tonė nuk duhet tė lejohet tė nėpėrkėmbet nga askush. 

Dhe nė fund njė kėshillė pėr gazetarėt: mjaft mė me Kaē Islamin e tė tjerė si ai, mos  u merrni me ta  se nuk do tė gjeni  asgjė tė mirė prej tyre, kurseni  bojėn dhe letrėn e gazetave sepse kėshtu do t’i keni bėrė Shqipėrisė dhe shqiptarėve shėrbimin mė tė mire.

 




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >