PDF Print E-mail
Wednesday, 24 September 2014




Pėrtej festės

 

 

Jozef Martini

 

 

Me 21 shtator Shqipnia pati nji ndėr pak ditėt e bukura qė historia ia bjen pėr hise. Vizita njiditore e Papės Franēesku asht prej atyne qė mbesin nė kujtesen e atyne qė e jetojnė, tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi e te katolikėve nė veēanti. E reja e kėsaj vizite, nė ndryshim me atė tė Papės Gjon Pali II nė 1993 ishte se konteksti nuk ishte vetėm lokal, por i kalonte pėrmasat edhe tė gadishullit Ballkanik apo vendeve ish-komuniste. Situata e pėrgjithėshme dhe dėshmia e vogėlsisė tashma tė diplomacisė botnore bante qė kjo vizitė tė ishte nji pėrpjėkje e Papės me dhanė mesazhe universale bashkėjeteset mes besimeve fetare nė kėtė situatė aktuale. Shqiptarėt e shumtė e kanė ndjekė, kush ka pasė fatin me qenė aty e kush nė tv, internet apo gazeta. Asht folė tashma shumė pėr mesazhet e randėsishme tė Papės, tė shtetit shqiptar, qeverisė, krenėve tė besimeve e dishmitė mallėngjyese, por inkurajuese tė don Ernest Troshanit e motėr Maria Kaletės. Kėtu diēka tjetėr, tashma qė vizita pėrfundoi me sukses tue i gėzue shqiptarėt vullnetmirė. Disa refleksione gati nė rend kronologjik simbas rrjedhės sė asaj dite.

 

Ftesa. U fol shumė e u krijue edhe nji farė konfuzioni. Duket se Papa erdhi, nė rradhė tė parė, i ftuem prej Kryeministrit ēka pėrputhej me agjendėn e Vatikanit pėr promovimin e bashkėjetesės mes besimeve fetare e ardhja e tij s’kishte si mos me e gėzue Kishėn Katolike Shqiptare. E konfirmon kėtė vetė i ngarkuemi me punė i shtetit shqiptar nė Vatikan, i cili nė nji intervistė dhanė para vizitės nė gazetėn Panorama thotė qė Papa iu pėrgjigj ftesės sė Kryeministrit. Edhe mesazhi i Papės nga avioni kur sapo kishte hy nė hapsinėn ajrore shqiptare drejtue Kryeministrit: “E mbajta fjalėn” duket sikur s’len dyshim. Kjo asht arsyeja pse vizita kryhet nė Tiranė e jo nė zonat katolike tė Shqipnisė. Padyshim qė po ta kishte pasė nė dore organizimin Kisha Katolike e Shqipnisė mesha do celebrohej nė Shkodėr. Imzot Massafra, kryetari i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipnisė bani nji deklaratė ku me ndrojtje shprehte dėshirėn qė Papa tė vinte nė Shkodėr, por dukej se gjithēka ishte vendosė tashma. U tha se koha e shkurtė nuk e lejonte, por edhe vizita e Gjon Palit II me 25 prill 1993 ishte ditore, por kjo nuk e pengoi me e celebrue meshėn nė Katedralen e Shkodrės, afėr atij muri simbol ku u derdh gjaku i martirėve e qė e kujtoi me praninė e tij shpirtnore edhe Papa Franēesku.  Atherė infrastruktura ishte shumė ma e pafavorėshme pėr lėvizje, por Wojtyla ia arriti mbrenda ditės.

 

Nji popull nė festė. Me ardhjen e personaliteteve qė qėndrojnė sipėr politikanėve shqiptarė tubimet janė vllaznore, tė hareshme e festive, pa as ma tė voglin shqetėsim. Kur thirren nė shesh njerėzit prej politikės shqiptare krijohen menjiherė situata tensioni. Udhėheqėsi i shqiptarėve atė ditė ishte Papa e protagonistat e politikės morėn pėrmasat e tyne reale pa muejt me luejt rolin e kokoshave. Shpesh diskutohet pse nji popull i aftė pėr qėndrime fisnike mund tė sillet edhe si pėrbindėsh. Si mundet qė shqiptarė tė masakrojnė njeni tjetrin si nė komunizėm pa kalue shumė kohė mbas atij veprimi me tė cilėn mburremi, siē asht mosdorėzimi i hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botnore? Si mundet qė nė tė njajtin shesh nė pak distancė kohe mundena me pa manifestime vllaznore bash ku janė zhvillue manifestime tragjike? Ndoshta edhe pėr popujt vlen ajo qė vlen pėr ēdo person. Nė nji anekdotė tė etėnve tė shkretinės tregohet se si nji dishepull i ri pyet eremitin se si asht e muejtun qė njerėzit janė tė aftė pėr me qenė aq perversė e nė momente tjera aq tė mirė? Pėrgjigjet eremiti: “Brenda nesh banojnė dy bisha tė urituna, njena e egėr e tjetra e zbutun”. Pyet dishepulli: “Cila prej tyne ka me dominue ne sjelljen teme?”. Mėsuesi iu pėrgjigj: “Ajo tė cilėn ke me e ushqye ma shumė”. Asht fat pėr popullin kur ndjek barinj tė mirė qė nxisin nė tė ndjenjat fisnike e jo vėllavrasjen. Prandaj vepra e PK/PPSH-sė me asgjėsimin e elitės sė shqiptarėve pati atė pasojė aq tė tmerrėshme e shpresojmė jo definitive.

 

Martirėt. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” kishte marrė pamjen aq sugjestive me portretet e 40 martirėve, nji pjesė prej atyne klerikėve e laikėve tė masakruem gjatė komunizmit plus dy klerikė tė martirizuem ma pėrpara (megjithėsė shtypi shqiptar, tue tregue nivelin e njohjes sė historisė sė vet qė kanė shqiptarėt, i futi tė gjithė nė kategorinė e te vramėve nė komunizėm). Pėr martirė foli kryetari i shtetit, pėr martirė foli kryeministri, pėr martirė flasin ministrat e shtetit shqiptar. Martirėt e krishtenė janė ata qė kanė dishmue fenė me gjakun e tyne e shkaku i vrasjes ka qenė urrejtja ndaj krishtėnimit. Pra, kanė pėsue vdekje tė dhunėshme tė shkaktueme prej kriminelėsh e vrasėsish e jo siē u duk sikur ketyne njerėzve vdekja t’i kishte ardhė prej qiellit apo ndonji aksidentit natyror. Kush i vrau? Ēka duhet me ba shteti shqiptar? Tue qenė se asnjeni prej martirėve s’ka qenė punonjės i shtetit, por nė tė kundėrtėn, tė gjithė vrasėsit kanė veprue ne emėn tė shtetit shqiptar e tė PK/PPSH-sė e punonjės i shtetit shqiptar ishte edhe ai qė torturoi aq mizorisht Dom Lazėr Shantojėn; edhe ai qė masakroi deri nė vdekje 22-vjeēaren Marie Tuēi; edhe ai qė mbyti nė gropė tė ujnave tė zeza  tue ia zhytė kryet me cfurk At Lekė Sirdanin, shteti humbi rastin me ba tė vetmen gja qė mundte me ba pėr me tregue se asht i ndėrgjegjėsuem pėr ēka ka ndodhė: Me kėrkue ndjesė si pėrgjegjės! Dyfish PS-ja, si parti qė s’ka pasė guximin as me shpallė shpėrndamjen e PPSH-sė, por asht mjaftue nė Kongresin XI tė PPSH-sė nė 1991 me shpallė vetėm ndėrrimin e emnit nė PS. Nuk tė ban pasaporta me emėn tė ndryshuem njeri tjetėr e tė papėrgjegjshėm per fajin e bamė me emnin e vjetėr. Tue qenė se PPSH-ja pa ma tė voglin diskutim, pėr ēka i ka ba popullit shqiptar e pėr ēka e dishmojnė edhe kėta martirė qė Kryeministri i vuni nė krye tė vendit, duhet me u konsiderue nji organizatė kriminale, uroj qė PS-ja tė gjejnė forcėn me ba shkėputjen e domosdoshme ligjore e simbolike. Gjithashtu edhe shkėputjen prej organit tė saj zyrtar qė vazhdon me qenė ai “Zėri i Popullit” qė aq vner ka derdhė kundėr kėtyne martirėve. Shkėputja me tė kaluemen nuk bahet gjysmake, por vendimtare edhe pse mund tė jetė pėr tė e dhimbėshme e me pasoja nė elektorat.

  

Takimi nė Presidencė. Nė emėn tė shqiptarėve Presidenti shprehi mirėnjohjen pėr kėtė vizitė si edhe rėndėsinė qė i japin gjithė shqiptarėt e jo vetėm katolikėt marėdhėnieve me Vatikanin tue i urue mirėseardhjen me fjalėt e bukura: “Shqipėria sheh tek ju njė personalitet tė madh tė njerėzimit, njė mik tė shtrenjtė, tė cilit sot i ka hapur zemrėn dhe derėn sipas kodit zakonor tė shqiptarėve nė tė cilin thuhet “Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mikut”. Sot kjo shtėpi ėshtė dy herė e juaja”. 

Nė nji pasazh Presidenti tha: “Nga historia me rezulton qė Selia e Shenjtė i ka ofruar ndihmė dhe mbėshtetje tė pakushtėzuar gjithmonė kombit tim. Heroi ynė kombėtar, prijėsi, simboli i lirisė kundėr robėrisė, njė nga kolonat e civilizimit evropian, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, ishte aleati i zgjedhur i Shtetit tė Vatikanit, mik i etėrve tė shenjtė, e nė veēanti i humanistit tė madh Enea Silvio Pikolomini, i cili do tė nisej drejt brigjeve arbėrore, por “jeta e pėrtejme” e ndali nė Ankona. Historisė sonė i ka munguar pazėvendėsueshėm zbritja e tij nė Durrės pėr tė kurorėzuar Mbret Skėnderbeun dhe Kardinal Pal Engjėllin.” Ky vlerėsim pėr Papėn Piu II qė vdiq teksa po bahej gati pėr t’u nisė nė udhėheqje tė nji kryqėzate duket si nji thirrje qė historia e mesjetės tė mos shihet ma prej pozicioneve antikristiane apo laiciste. 

Pak ma pėrpara, Presidenti tha: “Jo rastėsisht libri i parė i gjuhės shqipe ėshtė njė “Meshar” i vitit 1555, i murgut Gjon Buzuku, pėr tė vijuar me tė tjerė shkrimtarė e prelatė katolikė si Budi, Bogdani, Bardhi deri tek poeti kombėtar Gjergj Fishta e shumė tė tjerė, tė cilėt ushqyen limfėn e identitetit kombėtar nė njė periudhė tė rėndė tė historisė sė kombit”. Po theksoj, “poeti kombėtar Gjergj Fishta”. Nji cilėsim i tillė prej kreut tė shtetit shpresoj tė mos jetė vetėm pėr “pėrdorim” para Papės, por nji vlerėsim i vetėdijshėm. Por kur kryetari i shtetit e cilėson Gjergj Fishtėn “poet kombėtar” rrjedhshėm lindin pyetjet: Ē'do tė bahet me gjuhėn e Fishtės, gegnishten? Si mundet nji popull me pranue me budallallek qė brezi i ri mos me pasė mundėsi tue mos e kuptue, me lexue veprėn e poetit tė vet kombėtar?! Mbi ē’bazė asht vendosė atherė gjuha standard?! Si mundet qė gjuha zyrtare e aq ma keq siē e quen dikush “letrare” mos me marrė parasysh gjuhen e poetit tė vet kombėtar?! A ka se si s’kena xanė mend e ashtu siē vramė elitėn e kombit, sot pranojme edhe vrasjen e gjuhės nė tė cilėn ka shkrue poeti jonė kombėtar?! 

 

Mesha. Me qė konteksti ishte bashkjetesa mes besimeve, mundena kollaj me pėrdorė pėr ilustrim shprehjen: “Ne se Muhameti nuk shkon te mali, shkon mali te Muhameti”. Kėshtu u derdhen drejt Tiranės katolikėt e Shqipnisė, me autobuza e bukė nė qese, nė shi e nė kambė, fjetė e pafjetė. Ata qe me sakrifica deri edhe jetet, kishin mbajtė gjallė besimin nuk mund tė mungojshin nė meshėn e Papės. Lum tė fundit se kanė me qenė tė parėt, nuk asht e kėsaj bote, kėshtu qė edhe aty nė fund e nė kambė ishin. Dihet mirė, nė Shqipni zot i tokės e detit, ajrit e jetės sė njerėzve janė padronėt e politikės. Kush kishte kujtue se pėr qeveritarė, ishqeveritarė e deputetė kishte pasė boll takime zyrtare, nė aeroport me qeverinė, nė Presidencė me funksionarėt e naltė tė politikės, ishte gabue, sepse kėta njerėz kanė vendosė me pangishmėni me pasė gjithēka pėr vedi, tue mos lanė asnji hapsinė pėr tjerėt. I kena pa tue qenė gjithmonė vetė nė rrjesht tė parė tue marrė privilegjet si antiamerikanė e proamerikanė, antieuropjanė e proeuropjanė, antifetarė e tė parėt tue pėrqafue Papėn, tue qenė vetė muslimanė, tė krishtenė, budista, masonė, ateista, komunista e antikomunista, tue zaptue ēdo hapsinė si ta duen interesi i momentit e tue e ndėrrue vallen si tė bien lodra pėr veshėt e tė huejve tė fuqishėm. Pamė tė privilegjuem nė rreshta tė parė pėrfaqėsuesit e tanė partive, tė asaj qė vazhdon me qenė partia qė masakroi besimtarėt, tė tjetrės qė s’len rast pa ba apologjinė e Enverit e pa nderue me grusht para fotos sė tij, e tė asaj tjetrės qė tashma e ka ba haptas zgjedhjen tue mos dashtė me pasė nė gji pėrfaqėsuesit e tė persekutuemve, por tue na kapardisė si nė krye tė parlamentit e tė meshės atė qė nė cilėsinė e ministrit tė diktaturės donte “me i thye kafkat” atyne qė kėrkonin mes tjerash lirinė e besimit! Nė se ata janė tė paftyrė deri nė neveri, duhej organizuesit kishtarė mos ta lejojshin kėtė turp se bahej fjalė pėr meshė e jo pėr festim 29 nandorit. Numrat janė skandalozė. Prej organizatorėve u tha se 600 ndėr 1500 vende te para iu dhanė simbas protokollit tė shtetit. Po a s’ishte meshė? Ēka hyn protokolli i shtetit shqiptar nė  nji meshė? Si kryetar i shtetit tė Vatikanit Papa i kishte ba takimet, tashti ishte bariu para grigjės, ishte vendi i besimtarėve. Vend i rezervuem nė meshė asht nė vetvedi nji anomali, por mirė nji karrige pėr president a kryeministėr, por a duhej vėrtetė qė jo pak, por 600 karriget e para (plus edhe shumė  tjera pėr miq e familjarė)  tė  nji meshe t’i rezervohen njerėzve qė kanė ardhė disa pėr spektakėl e disa tjerė qė tue u kujtue se i kane do vjetė mbi shpinė e mbasi e kishin rregullue mirė e mirė prapanicėn nė kėtė jetė po u mundojshin tash me sigurue edhe tė pėrtejmen nėpėrmjet ndonji gjestit supersticioz? E pra Papa Franēesku e ka dhanė shembullin e tij dhe e ka shpallė haptas si e mendon kėtė punė qysh nė zgjedhjen e emnit e qysh nė fjalimet ma tė para kur ka folė pėr rrezikun e mondanitetit. Tė vorfnit janė qendra! E nė rastin e Shqipnisė kėta pėrkojnė edhe me sakrificėn e vuejtjen pėr shkak tė besimit. Nuk e meritojshin katolikėt e vuejtun, para pushtetarėve tė pafe, me pasė sodisfaksionin me pėrqafue bariun e tyne, nuk e meritojshin fėmijėt e tyne me marrė bekimin me nji puthje nė ballė? Mbas vuejtjeve gjysėshekullore e meritojshin vėrtetė me qėnė mbas gardheve e me pa se edhe dorėn Papės munden me ia shtėrngue bash ata qė pėrfaqėsojnė dhunėn ndaj tyne e kėta vetė jo?! Edhe nė meshė?! 

 

Dėshmia. Nė Katedralen e Tiranės deshmuen per jetėn e tyne ne ferrin komunist ato pak qė shpėtuen gjallė e qė kanė arritė deri nė ditėt tona, don Ernest Troshani e motėr Maria Kaleta. I kishim mes nesh, siē patėm shumė tjerė qė mbyllėn sytė kėtė ēerek shekullit, por shumica e shqiptarėve vetėm me kėtė rast ia ndigjuen emnin, pėr me ia harrue sigurisht fort shpejt. Pėrveē tjerave, don Ernesti foli pėr vitet e punės nė burg ēka mandej edhe u shtjellue pak ma gjatė nė intervista televizive ku don Ernesti thotė: “…Nė Rubik punoja nė ndėrtim. Ishim 800 tė burgosur. Mbaja nė krahė 150 thasė nė ditė, tė cilat duhet tė ngriheshin 8 metra nė lartėsi…”. Ne Spaē “…ishin 3 mijė tė burgosur. Hyrja nė minierė ka qenė e frikshme. Ishte 1500 metra nėn tokė. Nxirrnim bakėr dhe pirit qė ishte i rrezikshėm sepse ishte edhe kristal edhe pluhur. “…Nė dhomė ishim 50-tė e ca veta. Kishte dėrrasa dhe njė dyshek kashte. Asgjė tjetėr…Mbanim frymėn gjallė me 600 gramė bukė ujė e kripė…” Do ishte mirė me e kujtue, mbasi mbas pak ditėsh, nė tribuna tjera e mbasi tė vishen kostumet tjerė, disa prej atyne qė ishin nė meshė kanė me folė “edhe pėr tė mirat e komunizmit, qė tė njihet ēka regjimi komunist ka ba mirė (e jo vetėm tė kėqijat)” dhe si nji ndėr zanat ma domethanėse kanė  me na vue “industrializimin” e vendit pa thanė se:

Ndėrtimi i veprave kryesore, thamja e kėnetave, shfrytėzimi i minierave etj. janė ba me shfrytėzim pune skllavnore. Nuk asht ba asnjiherė asnji analizė e arrestimeve me plan pėr arsye tė thjeshtė ekonomike, pėr fuqi punėtore me kosto zero. Ja pse nė komunizėm s’ka nevojė me ba faj apo me kundėrshtue regjimin pėr me pėrfundue nė burg. Thjesht duhen skllevėn, pa asnji tė drejtė, bile as tė drejtė jete! Planet 5-vjeēare (nėn shembullin e gulagėve tė Stalinit) e mbėshtesnin realizimin e tyne kryesisht nė kėtė punė skllavnuese. Nji analizė e sistemit enverist si nji sistem ekonomik shfrytėzues e nji grabitje banditeske nuk asht ba ende si duhet. Nuk jam nė dijeni pėr statistika tė punės nė burgjet e kampet e Shqipnisė. Ndoshta edhe askush nuk e ka ba deri mė sot. Dimė pėr punėn prej skllevnish tė vėrtete tė mijėra e mijėra njerėzve tė dėnuem edhe pėr arsyen pėr me qenė krahė punet nė prodhimin e pasunive materiale. PK/PPSH-ja nė realizimin e atij sistemi kishte marrrė pikė pėr pikė eksperiencėn e gulagėve stalinianė. Ishte nji eksperiencė 40-vjeēare sovietike, me qindra kampe ku njerėzit dėrgoheshin pėr mos me dalė ma, si ai i Ishujve Solovki tė pėrshkruem prej pendės sė Solzhenicin, apo tmerri i Kolymės, pėr tė cilėn Shalamov shkruen: “Ajo ēka kam pa, nji njeri nuk duhet as me e pa e as me e ditė, por nė se e sheh, do ishte mirė qė tė vdiste sa ma shpejt”. Mėnyra e punės nė kėto kampe ishte e tillė siē shkruen Kizny para arkivave me foto tė jetės sė tmerrėshme nė Kolyma ku nė temperatura polare nxirrej mineral me pėrqindje arit: “Nė vjetin e parė, Berzin (drejtori i kompanisė sė shfrytėzimit Dal’stroj- shėn. im) dėrgoi nė Moskė gjysė ton metal; tre vjetė ma vonė 14 ton. Nji tė burgosuni nė kampin e Kolymės qė s’arrinte me krye normėn 100% i zvogėlohej racioni i ushqimit, qė edhe ma parė ishte i vogėl. Nė 1933 norma ditore e nxjerrjes sė mineralit pėr ar ishte pak ma e vogėl se nji metėr kub pėr tė burgosun. Dy vjetė ma vonė ishte dy metėr kub dhe nė 1936 pėr tė njajtin racion buket e tas supet, drejtori kėrkonte prej katėr deri nė gjashtė metra kub nė ditė. Sa tė burgosun e paguen me jetėn e tyne? Nuk dihet, por ajo ēka dimė asht se Eduard Petroviē Berzin u dekorue me Urdhnin e Leninit pėr “tejkalim tė planit tė nxjerrjes”. Kėshtu nxirrej ari nė BRSS. Ky ishte sistemi qė u ngrit edhe nė Shqipni, nė kampet e vdekjes, prej thamjes sė kėnetave e deri nė ndėrtimin e veprave industriale e shfrytėzimin e minierave ku puna e stėrlodhėshme, nė kushte tė tmerrėshme (nė “vorrin” e Spaēit piriti e temperaturat e nalta, +45, +50 gradė shkatėrronin frymėmarrjen), dhuna (nė Bulqizė, nė 1981, nandė  tė  burgosun vdesin sepse polici nuk i lejon me shpėtue prej tymit tė  shkaktuem prej nji zjarrit), aksidentet nė punė e kontaktet me landė vdekjeprurėse pa asnji mbrojtje, ishin mundimi ēnjerėzor i pėrditshėm, me nji kafshatė bukė sa me muejt me zor me mbijetue. Ky ishte industrializimi socialist, nji ndėr “sukseset” qė duen disa me i njoftė politikės sė Enver Hoxhės. Skllevėn pa as tė drejtėn e jetės e me kosto zero!

Ajo ēka pėr nji ēerek shekullit nuk iu dha ende tė burgosunve nuk asht damshpėrblim, por puna e papagueme, skllavnuese, nė kushte ēnjerėzore. Kėtyne njerėzve shteti shqiptar s’arriti as me i pague do lekė pėr pasuninė e prodhueme e jo pėr jetėn e rrėmbyeme e familjet e masakrueme. Pėr ēerek shekullit nuk u gjetėn fondet me e plotėsue kėtė obligim pėr me kthye pak prej asaj ēka i ishte grabitė. Pėr me ia pague punėn kėtyne s’kishte lekė, por u gjetėn pėr me rritė vazhdimisht shpėrblimet e ushtarakėve tė komunizmit tue na e shitė prap mitin komunist tė ushtrisė qė mbrojti atdheun, por qė nė fakt qe vetėm nji barrė parazitare me nji forcė qė sa herė u vue ne provė u shkri si krypa nė ujė. E vetmja punė qe ndėrtimi i tuneleve e qindamija bunkerave jo pėr mbrojtje nga jashtė, por pėr terrorizim tė brendshėm e krijim situate rrethimi e atmosfere lufte, ku vendos urdhni e jo ligji pėr popullin, qė don me thanė nji bamje rrush e kumbulla tė djersės e gjakut tė popullit e tė vetmit ushtarake qė gjuejshin nė shenj qenė skuadrat e pushkatimit e rojet e kufinit “nė mbrojtje tė atdheut” prej atyne qė ishin mbrendė. Sigurisht ata gėzojnė sot nji pension ku e ku ma tė naltė se ai i don Ernest Troshanit e bashkėvuejtėsve tė tij megjithėse kurrė nuk i dhanė asgja atdheut, pėrballė pasunisė tė prodhueme prej skllevėnve tė papaguem!

 

Ndėrgjegjėsimi prej hipokrizisė dallohet prej veprave! Historia vazhdon. Tė presim festimet e nandorit!




 

 
< Prev   Next >