PDF Print E-mail
Sunday, 07 September 2014





Sa vlen jeta e punėtorit?

 

J.M.

 

Sa vlen jeta e punėtorit? Me lindi kjo pyetje teksa po shihja disa foto tė publikueme prej Ministrit te Mirėqėnies Sociale nė faqen e tij nė Facebook. Ishte nji album i porsavuem me titullin: “Rrugicat qė kėrkonin diell – Krenar pėr fjalėn e mbajtur dhe i lumtur qė qytetarėt e Gjirokastrės po respektohen…”

Asht me u shqetėsue se si as vetė ministrit e asnji prej stafit tė tij nuk i ban pėrshtypje shkelja e randė e rregullave tė sigurisė nė punė, aq sa bahen padashje promovues tė shkeljes sė tė drejtės sė punėtorit pėr sigurinė e jetės. Pashė disa foto e nxora katėr prej kėtij albumi dhe prej nji tjetri, pa hy me i pa tė gjitha shkeljet mbasi nuk ka randėsi numri, por tė mosqenit tė ndėrgjegjshėm, deri nė nivelet ma tė nalta, tė asaj ēka duhet me qenė edukata e punės dhe detyrimet e punėdhanėsave ndaj tė punėsuemve, tė cilėt pėr me ēue nė shtėpi kafshaten e bukės detyrohen me punue pa kushtet minimale. Raste tė tilla jo vetėm nuk bahen objekt penalizimesh, por pėrkundrazi jepen si shembuj tė mirė deri edhe nė faqen e vetė Ministrit tė Mirėqėnies Sociale.



 

Po ia filloj me foton ku vetė ministri verifikon punimet. Kushti elementar nė kėtė rast asht vuemja ne krye e helmetės sė punės. Dikush kishte me thanė “Pėr krye tė vet e ka!”, por jo, se veprimi i ministrit asht shembull e detyrim pėr tė tjerėt. Imagjinoni se a mundet ndonji punėtor tė nesėrmen me i kėrkue punėdhanėsit nji helmetė qė kishte me i shpėtue jetėn nė rast ramjesh objektesh ne krye! Pėrgjigja kishte me qenė “Ik ore, vetė ministri hyn pa helmetė. Mė shumė vlen koka jote?”.

 


 

Rasti i kėsaj fotoje asht edhe ma flagrant! Njė shkallė e tillė nė nji ambjent pune, pėr ma tepėr aq tė rrezikshėm kishte me ēue nė ndjekje penale ēdo punėdhanės, qoftė ky edhe shteti. Me mendue me hypė aty punėtorėt e shkretė mes kunjave tė hekurit ne beton, naltėsisė, nė nji shkallė krejt jashtė normave e qė as nuk arrin naltėsinė e duhun asht papėrgjegjshmėnia maksimale.



 

Nė foton e tretė nji gurėgdhendės laton nji element kalldremit. Ku punohet me ciflosje materialesh janė tė detyrueshme syzet mbrojtėse pėr syte, por as kjo s’i ban aspak pėrshtypje as ministrit e as stafit tė tij. Nė fund tė fundit sytė janė te punėtorit e syzet kushtojnė nji euro pėr punėdhanėsin!



 

Fotoja e katėrt, me diēiturėn qė lavdėron vajzat shqiptare qė pranokan edhe tė punojnė nė industrinė e tekstileve (!), shpall me mburrje hapjen e vendeve tė reja tė punės. Fotoja jepet pėr shembull tė mirė, paēka se asht nė kundėrshtim flagrant me rregullat ma elementare tė punės nė industri ku punohet me makineri. Flokėt e pambledhun ne kapuē, si kėto tė vajzės ne foto, janė shkak i shpeshtė i aksidenteve nė punė, deri edhe vdekjeprurėse, mbasi rrezikojnė tė kapen prej makinės.

 

Kėto ishin disa shembuj qė dikush ka me thanė se janė vogėlsi. E di, se pėrballė politikave ekonomike, logjikės sė fitimit, lojnave elektorale, vogėlsi asht vetė jeta e njeriut! Nji punėtor sakat, qorr apo i vdekun nė punė asht vetėm nji za i statistikės!

Me qė ministri mbas pak ditėsh ka me takue Franēeskun, po e mbylli mė kėtė frazė prej fjalės sė papės me 18 maj 2013:

 “Asht historia qė tregon nji midrash biblik i nji rabinit tė shekullit XII. Ai tregon historinė e ndėrtimit tė Kullės sė Babelit e thotė se pėr me ndėrtue Kullėn e Babelit duheshin ba tullat. Ēka don me thanė kjo? Me punue baltėn, me prue kashten, me e krye … e mandej nė furrė. E kur tulla ishte e pjekun duhej ngjitė sipėr pėr ndėrtimin e Kullės sė Babelit. Nji tullė ishte nji thesar pėr aq shumė punė sa duhej pėr me e prodhue. Kur rrėzohej nji tullė ishte tragjedi komtare e punėtori fajtor dėnohej. Ishte aq e kushtueshme nji tullė sa, nė se binte ishte nji dramė. Por nė se binte nji punėtor nuk ndodhte asgja, ishte tjetėr punė”.

Ministrit tė Mirėqėnies Sociale i takon detyra me qenė i pari nė luftė kundėr kėsaj logjike e me u ba garant i dinjitetit tė qytetarėve nė punė, qoftė edhe tue i detyrue shkelėsit e rregullave e tue i edukue shqiptarėt qė veē i marrin problemet me gallatė, apo edhe ata qė deri dje, me tė drejtė ngriheshin peshė ndaj ēdo shkeljeje, por sot duket se i kanė futė “veshėt nė lesh” para shkeljes sė dinjitetit tė qytetarėve!




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >