PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 15 July 2014



POEZI   (2)





Entela Tabaku Sörman






hana ma din emnin mirė

  

netėt me hanė janė ma tė vėshtirat

hana ma din emnin mirė

e mė thėrret


ku shkove moj vajzė

ku humbe


ku mbete


hajde


kur po vjen bijė

 

mos e shif hanėn


mė thoshte nanababe

e m’i mbyllte perdet

mos e ndigjo natėn


e mė strukte nė prehėn

nuk vijnė


nuk vijnė

 

nuk vijnė


as nanababe as nanadaje

as gjyshi Lec as gjyshi Musa

as axha as halla


as baba


ata nuk vijnė


ma

 

as unė nuk vij


unė vetėm shkoj


nė netėt me hanė


kur kėtu tanė kanė fjetė

 

unė shkoj


pse hana jeme

flet shqip

 

 

fėmijėt e emigrantėve

 

fėmijėt e emigrantėve janė fėmijėt pėr tė cilėt

gjyshja asht ajo fytyra e qeshun nė skype


ajo grueja e ngrohtė qė i shtrėngon fort


e nuk din me i lėshu

nė verė


qė bajnė tre ditė me u mėsu


mandej vjen koha me ikė


e njė vit rrijnė duke e andrru


fėmijėt e emigrantėve nuk e dinė


se gjyshja asht njė prehėn i ngrohtė


ku ti mundesh me u fshehė ēdo ditė


asht ajo qė t’i fal tana pa kushte


qė tė del zot kur nana asht nevrik


asht njė bohēe me xhepa mbushė me gjana tė mira pėr ty

asht zani qė tė pajton


me kangė tė vjetra qė ti s’i kupton


por qė tė kujtohen papritmas njė ditė


kur bjen shi e ai qė don ka ikė


asht plaka qė ta ban nanėn tė re


e tė difton se jeta asht e bukur


se kėshtu ka kenė


se kėshtu ka me kenė


e se ia vlen


tanė shiu i botės ia vlen


fėmijėt e emigrantėve


tė mirėt e mij

 

 

ka nisė me iu trashė zani djalit tem

  

ka nisė me iu trashė zani djalit tem


mė trembi tash nade kur mė tha “si ke nje?”

tanė trupin e ka dėshirė pėr me u rritė

me ikė


me mbėrritė

 

si arka e Noes


po bahet gati me u lėshu


nė ujėrat e trazuem tė adoleshencės

e kushedi sa vite ka me zgjatė


derisa tė takojė nė tokė


prapė

 

unė s’mundem me u nisė me tė


veē ia kam qėndisė njė degė ullinit nė jastek

e lutem t’ia kem mbushė mirė arkėn


sa kohė e pata


djep

 

 

ka disa vite qė po pres

 

ka disa vite qė po pres


atė qė gratė nė moshėn teme gjithmonė kanė thanė

po pres me u plakė

 

mos ne shqiptaret e kena nė gen me u plakė shpejt?

se kėtu as plakat nuk plaken


ne e lėshojmė vedin herėt


nisim me thanė “u plaka”

“u plake”


sapo fėmijėt na rriten pak

nė fillim jena vajza

mandej bahena plaka

 

pse e plakim njena-tjetrėn


brez mbas brezi


gra?


shtyjmė vedin e tjerat me luejtė rolin e plakės

ejani gra tė luejmė plakash

plaka tė nderueme

harrojmė vedin


jetojmė veē pėr tė tjerėt

”dukesh si vajzė e re” i bajmė kompliment

ndonjenes qė nuk hyn nė rol


asaj qė duket si njė qė i ka katėrdhjetė

pesėdhjetė vjet

e bukur dhe e fortė

a thue me mendjen e burrave kena mendu

gra?


se burrave i pėlqejnė vajzat e reja


e veē tė rejave munden me ia dalė

ne i dimė mirė


mos ndoshta na kanė plakė

se plakat nuk dijnė asgja

 

ejani tė mos plakena

gra

 

 

fjalė gjypnerėsh

  

i kam punu fjalėt me gjypnerė


tanė natėn


njė gojė mbarė njė gojė mbrapsht

mandej dy mbarė dy mbrapsht


njė rresht mbarė njė rresht mbrapsht

mandej dy mbarė dy mbrapsht


por tash nade po e shof


se nuk kam ēfarė me thanė


mė kanė ikė gojėt


kam ngatėrru rreshtat


lamsh e paskam ba lamshin


e mė vjen keq qė s’e kam njė micė

lasticė


me ia hedhė lamshin me lujtė


me e pa tuj e gėrga me kambė


tuj e shpuplisė


tuj e hedhė


e harru nėn divan

 

e mė vjen keq qė nuk jam micė

 

 

tanė dojnė me e ndryshu botėn

  

tanė dojnė me e ndryshu botėn

tanė


nė kėtė botė


zemrat nuk kanė rehati

 

disa pse e kanė zemrėn e gjanė


janė lindė me u ba njerėz tė mėdhenj

tė lumtun nuk munden me kenė


kur tė tjerėt s’janė mirė

 

disa pse zemrėn e kanė tė vogėl


ndėrsa kujtojnė se janė njerėz tė mėdhenj

paqė nuk munden me gjetė


nė njė botė qė u dha tjerėve


atė ēka ata e deshtėn pėr vedi

 

disa pse nuk kanė zemėr hiē

botėn dojnė me e vra


pse tjerėt


janė

 

disa pse kanė veē zemėr

e vuejtje


jetojnė me gjak jashtė

zemėrkuq

zemėrblu

zemėrbardhė

zemėrzi


e bota asht bojėqiell

 

tanė dojnė me e ndryshu botėn

por unė jam njeri i thjeshtė

botėn e kisha ndryshu


ti me fjetė patrazuem

nė krahėt e mij

zemrės teme ia ka marrė masat

kjo dashuri

 

 

mendimi pėr ty me njė tjetėr

  

mendimi pėr ty me njė tjetėr asht llavė e nxehtė

nxehtė e nxehtė shtyhet e shkrehet nėn shkambinj

shkambinj e shkambinjtė pėrpiqen me i qėndru kot

kot e kot me logjikė fort e plot rrjedhės

rrjedhės e rrjedha pėrvėlueshėm e pandalshėm e ngeshėm

ngeshėm e ngeshme i sulmon e i shkreton e i shemb e i shkrin

shkrin krejt i shkrin e i zhban e i zhduk e i shkreton


shkreton oh si i shkreton e i shkrumbon e i shuen e i humb

humb e pėrhumb e gjithkund vetėm hi

hi e hini ftohet e ngurtėsohet e bahet shkamb

shkamb


shkamb nė mue asht mendimi pėr ty me njė tjetėr

 

 

unė di 

unė di


unė di me pritė


unė di me pritė mirė

unė di me pritė mirė e gjatė

unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė


unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė kukuvajkė

unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė kukuvajkė pa za

unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė kukuvajkė pa za mbėrthy

unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė kukuvajkė pa za mbėrthy fort

unė di me pritė mirė e gjatė pėrnatė kukuvajkė pa za mbėrthy fort pėr vedi

 

ty s’di me tė pritė

ty tė du


fill

 

 

rrėfimi i pasqyrės

  

ti m’i thue fjalėt ēdo natė


tė pėlqen me i ndie si tingėllojnė

si ngjajnė


unė t’i kthej ma tė bukura


ma tė vėrteta


tė ngrohuna


pėr buzėqeshjen tande nė mue

a ndoshta vetėm nė ty


a ndoshta vetėm nė mue

 

ti harron se kajherė


mbas mejet rrin njė shpirt i pėrdėllyem

a ndoshta i vetmuem


a ndoshta i trishtuem


qė kujton se ti ia shef sytė


e fjalėt t’i thith


si tė ishin pėr tė


e nė ta andrron


tė pret

 

ēuditesh mandej pse tė thehem

ndėr buzė


ti butė pra


sa butė mė puth

 

 

njė si

I.


njė si sėmbim

shpim


therje


ma shumė si tkurrje

rrėgjim


pakim


bllokim gjaku


nė zemėr


por edhe si gėrryemje

gėrrdhishtje


diēka me grrr


mandej si gjeth

gjethim


qė e han krymbi


grrc grrc grrc


njė si kafshim

shtrėngim

 

ma thuej njė fjalė

 

II.


njė si ngėrē

kramp


pisk


ndoshta krisje

ēamje


thyemje


mbas qafet


por edhe si e zanun keq

nė leq

pėr dreq


diēka me eqqqq


veq


a ndoshta eēēēē


veē e veē


veēan


veēse ma thuej njė fjalė

tė pėrveēme

ose

zemėr







Prej arkivit te Albanovaonline:
Entela Tabaku Sörman, Poezi (1)

 





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >