PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 12 July 2014







Pablo Picasso

 

Tė gjej: ky ėshtė problemi


 

E kam tė vėshtirė ta kuptoj rėndėsinė qė i jepet fjalės “kėrkim“ nė lidhje me pikturėn moderne. Simbas meje, nė pikturė, kėrkim nuk do tė thotė asgjė. Tė gjesh: ky ėshtė problemi. Askujt nuk mund t‘i zgjojė kureshtje njė njeri qė vėshtron ngultazi pėrtokė, duke kėrkuar kuletėn qė rastėsia mund ta ketė hedhur nė rrugė. Kush gjen diēka, nuk ka rėndėsi se ēfarė, edhe nėse kėrkimi i asaj gjėje s’ishte qėllimi i tij, ai po qė na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin.

Mė kanė akuzuar se kam kryer shumė mėkate: por akuza mė e rreme ėshtė se unė paskam si qėllim kryesor tė punės sime prirjen pėr tė kėrkuar. Kur pikturoj, qėllimi im ėshtė tė tregoj atė qė kam gjetur dhe jo atė qė po kėrkoj. Nė art qėllimet nuk janė tė mjaftueshme dhe, siē themi ne nė Spanjė, dashuria duhet tė tregohet me vepra dhe jo me argumente. Vlerė ka ajo qė bėjmė dhe jo ajo qė synojmė tė bėjmė.

Tė gjithė e dimė se arti nuk ėshtė e vėrteta. Arti ėshtė njė gėnjeshtėr qė na ndihmon tė realizojmė tė vėrtetėn, sė paku tė vėrtetėn qė na ėshtė dhėnė tė kuptojmė. Artisti duhet tė dijė mėnyrėn me tė cilėn do t’i bindė tė tjerėt pėr tė vėrtetėn e gėnjeshtrave tė tij. Nėse nėpėrmjet punės sė tij ai arrin tė na tregojė vetėm faktin se ka kėrkuar dhe rikėrkuar mėnyrėn e realizimit tė gėnjeshtrave tė tij, ai kurrė nuk do mund tė arrijė diēka.

Shpeshherė ideja e kėrkimit e ka nxjerrė pikturėn nga udha, ndėrsa artistin e ka bjerrė nėpėr stėrhollime mendore. Ndoshta ky ka qenė gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kėrkimit i ka helmuar ata qė nuk i kanė kuptuar plotėsisht tė gjithė elementėt pozitivė dhe pėrmbyllės tė artit modern dhe i ka bėrė tė pėrpiqeshin tė pikturonin tė padukshmen, pra tė papikturueshmen.

Ata flasin pėr natyralizėm dhe kundėrvėnie ndaj pikturės modene. Do tė mė pėlqente tė njihja ndokėnd qė ka parė njė vepėr arti natyrale. Natyra dhe arti,duke qenė dy realitetet krejtėsisht tė ndryshme, nuk mund tė jenė e njejta gjė. Nėpėrmjet artit ne shprehim konceptimin e asaj qė natyra nuk ėshtė.

Velįzques na ka pėrcjellė shėmbėlltyrėn e njerėzve tė epokės sė tij: padyshim qė ata ishin ndryshe nga ē’i ka pikturuar ai, por ne nuk mund tė konceptojmė Filipin IV ndryshe nga ē’e ka pikturuar Velįzques. Edhe Rubens ka bėrė njė portret tė tė njėjtit mbret, por duket tjetėr njeri. Ne besojmė nė atė qė ka pikturuar Velįzques sepse ai na bind me tė drejtėn e pushtetit.

Qysh nga origjina, nga primitivėt, veprat e tė cilėve janė qartėsisht tė ndryshme nga natyra, dhe deri tek artistė si David, Ingres, e deri dhe Bouguereau, tė cilėt besonin se e pikturonin natyrėn ashtu siē ėshtė, arti ka qenė pėrherė art dhe jo natyrė. Dhe nga pikėpamja e artit nuk ka forma konkrete apo abstrakte, por vetėm forma, tė cilat s’janė gjė tjetėr veēse gėnjeshtra bindėse. Nuk ka dyshim se kėto gėnjeshtra janė tė nevojshme pėr pjesėn tonė mendore,sepse pikėrisht pėrmes tyre ne mund tė krijojmė kėndvėshtrimin tonė estetik mbi jetėn.

Kubizmi nuk ėshtė i ndryshėm nga asnjė shkollė tjetėr e pikturės. Pėr tė gjitha shkollat janė tė pėrbashkėta tė njėjtėt parime e tė njėjtėt elementė. Fakti se pėr shumė vite kubizmi nuk ėshtė kuptuar, dhe ende sot ka njerėz tė cilėt nuk arrijnė ta shohin, nuk do tė thotė kurrgjė. Unė nuk di tė lexoj nė anglisht. Njė libėr nė anglisht pėr mua ėshtė njė libėr i bardhė. Por ama kjo s‘do tė thotė se gjuha angleze nuk ekziston. Pėrse duhet tė qortoj ndokėnd, veē vetvetes, nėse nuk arrij tė kuptoj diēka rreth sė cilės nuk di kurrgjė?

Shpesh dėgjoj tė shqiptohet fjala evolucion. Mė kėrkojnė tė shpjegoj sesi evoluon piktura ime. Pėr mua, nė art nuk ka tė shkuar apo tė ardhme. Nėse njė vepėr arti nuk mund tė jetojė pėr ngahera nė tė tashme, nuk duhet tė merret nė konsideratė. Arti i grekėve, i egjiptianėve, i piktorėve tė mėdhenj qė jetuan nė kohė tė tjera, nuk ėshtė art i sė shkuarės. Mbase sot ėshtė mė i gjallė nga ē’ka qenė ndonjėherė. Arti nuk evoluon vetvetiu, idetė e popujve ndryshojnė e bashkė me to ndryshojnė edhe mėnyrat e shprehjes. Kur dėgjoj tė flitet pėr evoluimin e ndonjė artisti, mė duket sikur njerėzit e shikojnė atė nė kėmbė midis dy pasqyrave qė riprodhojnė shėmbėlltyrėn e tij nė sasi tė panumėrt- e qė kundrojnė edhe shėmbėlltyrat vijuese tė pasqyrės tjetėr si tė ardhmen e tij- teksa shėmbėlltyra e tij e vėrtetė ndodhet nė tė tashme.

Ndryshimi nuk do tė thotė evolucion. Nėse njė artist ndryshon ekspresionin e tij, kjo do tė thotė se ai ka ndryshuar vetėm mėnyrėn e tij tė tė menduarit, gjė qė mund tė jetė pėr mė mirė ose pėr mė keq. Mėnyrat e shumta qė kam pėrdorur unė nuk duhet tė konsiderohen si njė evolucion apo si shkallė qė ēojnė drejt njė ideali tė panjohur tė pikturės. Gjithė ē’kam bėrė ka qenė gjithnjė pėr tė tashmen, me shpresėn e tė mbeturit pėrherė nė tė tashmen.

Kur kam gjetur diēka pėr tė shprehur, e kam bėrė pa menduar pėr tė shkuarėn apo tė ardhmen. Nuk besoj se nė mėnyrat e mija tė ndryshme kam pėrdorur elementė rrėnjėsisht tė ndryshėm; nėse objektet qė kam dashur tė shpreh mė kanė propozuar mėnyra tė ndryshme ekspresioni, unė nuk kam ngurruar fare t’i pėrdor. Unė nuk kam bėrė as eksperimente e as prova. Kur kam diēka pėr tė thėnė, e them nė mėnyrėn qė mė duket mė natyrale. Motive tė ndryshme kėrkojnė nė mėnyrė tė pashmangshme metoda tė ndryshme ekspresioni. Kjo nuk do tė thotė evoluim apo ecje pėrpara, por pėrshtatje e idesė qė duam tė shprehim me mėnyrat e shprehjes sė kėsaj ideje.

Arti kalimtar nuk ekziston. Nė historinė kronologjike tė artit ka periudha qė janė mė pozitive dhe mė tė plota se tė tjerat; kjo do tė thotė vetėm se ka periudha nė tė cilat ekzistojnė artistė mė tė mirė se nė periudha te tjera. Nėse historia e artit do mund tė paraqitej nė mėnyrė grafike, ashtu siē veprohet me diagramat qė shėnojnė ndryshimet e temperaturės sė tė sėmurit,do viheshin re tė njejtat linja qė ulen e ēohen, duke provuar kėshtu qė nė art nuk ka ngjitje dhe pėrparim, por shėnohen do lloj uljesh e ngritjesh si nė ēdo tjetėr fushė. E njėjta gjė ndodh edhe nė punėn individuale tė njė artisti.

Shumė njerėz mendojnė se kubizmi ėshtė njė art kalimtar, njė eksperiment qė nuk mund tė sjellė rezultate tė mėtejshme.  Ata qė mendojnė kėshtu nuk e kanė kuptuar. Kubizmi nuk ėshtė farė apo fetus, por art qė trajton njė shkallė formash parėsore, dhe kur njė formė realizohet, shfaqet aty pėr tė jetuar jetėn e saj. Njė lėndė minerale qė ka njė formė gjeometrike nuk ėshtė bėrė pėr qėllime kalimtare; ajo ėshtė aty pėr tė mbetur dhe mbetur pėrherė nė formėn e saj; nėse duam tė zbatojmė nė art ligjet e evolucionit dhe tė transformizmit, atėherė duhet tė pranojmė qė gjithēka ėshtė kalimtare. Por, nė tė kundėrt, arti nuk hyn nė kėto absolutizma filozofike. Nė qoftė se kubizmi ishte art kalimtar, unė jam i bindur se e vetmja formė qė do mund ta pasonte kishte pėr tė qenė njė formė tjetėr e kubizmit.

Janė bėrė pėrpjekje pėr ta shpjeguar kubizmin nėpėrmjet matematikės,trigonometrisė, kimisė, psikanalizės, muzikės, e kushedi ē’gjėje tjetėr. E tėrėkjo s’ka prodhuar send tjetėr pėrpos letėrsi, pėr tė mos thėnė “pa kuptim“, dhe ka sjellė rezultatin e keq tė verbimit tė njerėzve pėrmes teorive.

Kubizmi ka qėndruar pėrherė brenda kufinjve tė pikturės, duke mos mėtuar kurrė tė dalė jashtė saj. Vizatimi, piktura dhe ngjyra janė mirėkuptuar dhe pėrkushtuar nė kubizėm po me tė njejtin shpirt dhe mėnyrė siē janė mirėkuptuar nė shkolla tė tjera. Kohėrat tona mund tė jenė tė ndryshme sepse ne kemi ndėrkallur nė pikturė objekte dhe forma tė panjohura mė parė, kemi hapur sytė mbi gjithė ēfarė na qarkon, e edhe mendjen.

Formės dhe ngjyrės u kemi dhėnė kuptimin e tyre tė veēantė gjer ku kemi arritur ta shohim. Nė objektet tanė ruajmė harenė e zbulimit, kėnaqėsinė e sė papriturės; vetė objekti ynė duhet tė jetė njė burim vėmendjeje. Por ē’dobi ka vallė tė flasim rreth asaj qė bėjmė, nė njė kohė kur tė gjithė mund ta shikojnė, nėse duan?

 

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi

 


(Foto: Gjon Mili, "Pikaso duke vizatuar me dritė", 1949)
Piktura te Pablo Picasso-s





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >