PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 08 July 2014






Identiteti, trashigimia dhe ....krenaria

Njė “mbretėri” e pazbuluar vlerash e patriotizmi ne familjen Ēeka

 

Nga Pjeter Logoreci

 

Nė mes tė ndėrtimeve tė shumta, tė reja e moderne qė hjedhin shtat cdo ditė nė qendėr apo lagjet mė periferike tė Shkodrės, tė bien nė sy catitė e vjetra karakteristike apo ndonjė avlli e lartė e mbyllur me derė tė madhe oborri prej druri. Lule vilet, lule mustaku apo shėrmasheku qė dekorojnė zymtėsinė e kėtyre mureve janė gjė e zakonėshme....

Nė njė kryqėzim tė zhurmėshėm mu nė qėndėr tė qytetit, pas mureve shekullore tė arnuar nė kohė mė moderne, shihet pjesa e sipėrme e njė shtėpie tė vjetėr e karakteristike qytetare me dritare tė vogla qė duket sikur fshehin pas tyre njė mbretėri tė pazbuluar e sende tė panjohura tė kohės sė kaluar. Nga rrethimi, duket se shtėpia ka pasė njė derė tė madhe druri,  qė nuk egziston mė dhe qė ėshtė zėvendėsuar me njė metalike tė mirėmbajtur.

 Mbi derė ėshtė fiksuar njė tabele ku shkruhet ... MONUMENT KULTURE. Mė pas hapet njė oborr ku dikur gjindej pusi e rrasa e pusit,  e sot eshte vetem lugu prej guri tė latuar ku gratė rrahnin me lopatėn e drurit rrobat qė lanin. Nga oborri duhet tė pėrshkosh ahurin e vjetėr, shkallaren me gurė tė latuar pėr tė hyrė nė ambientet e shtėpisė sė familjes Ēeka. Engjėll Ēeka, i zoti i shtėpisė, njė burrė i mbajtur dhe shumė gjentil, me fton tė futem nė dhomėn e ndejės pėr kafe. Menjėherė me tė hyrė pėrballesh me atmosferen karakteristike tė qytetarisė tė mirėfilltė e njė kulture familjare tė pashoqe.

Shtėpia e cila nė vitin 1963 ėshtė shpallur si Monument Kulture, mban mbi kurriz njė histori rreth 270 vjecare. Ajo ėshtė e ndertuar me madhėsinė e njė kulle nga tė parėt e familjes Suma / Ēeka tė cilėt ishin tregtare tė njohur nė qytet ku zotėronin shumė dyqane  si dhe toka nė periferitė e Shkodres. Familja trashėgon nė historikun e saj kontribute tė mėdha pėr kombin shqiptar dhe ka pasur nė gjiun e saj figura tė pėrmendura patriotike.

E gjithė rruga ėshtė vendbanim i disa familjeve tė vjetra e shumė tė pėrmendura qytetare tė Shkodres si ajo Shiroka, Guga, Coba, Suma, Shuli, Gjonej, Kraja, Kamsi... Shtėpitė e tyre tė mėdha e me histori tė rėndėsishme pėr qytetin, janė tė vendosura pranė njėra tjetrės nė njė distancė sa mban oborri.

Sapo ngjitesh nė katin e dytė, befasohesh nga bukuria dyerve tė vogla prej druri tė gdhendura me shumė mjeshtri e shije qė zbukurojnė korridorin e errėt dhe tė lartė. Nė njė dhomė tė madhe tė katit tė dytė tė familjes Ēeka, e cila ėshtė e tėra e veshur me dru tė punuar, vihesh pėrballė dokumentesh e deshmishė historike e tė ngjan sikur je nė njė muzeum etnografie. Dokumenta tė cilat origjinalin e zotėron arkivi i shtetit shqiptar, por qė Engjėll Ēeka ėshtė pėrkujdesur ti ketė dublikatė, zbukurojnė muret e dhomės muze tė familjes. Bukuria dhe eleganca e gdhėnieve me imitacione lulesh, apo  motive popullore tė shumė formash e llojesh, i japin pamje madhėshtore ambientit. Nė ballė, nė mes tė dy dritareve tė befason me bardhėsinė e elegancen e tij njė oxhak karakteristik i punuar me mjeshtėri nė gips nga mjeshtrat e pėrmendur dibranė.


Foto 1: Oxhaku

Kati i dytė ka tri dhoma karakteristike druri, por nė dhomėn e zgjedhur pėr muze janė tė pėrqėndruara pėr tė kėnaqur syrin e vizitorit objektet mė tė rėndėsishme qė ka shtėpia. Pasi kundrova me kėnaqėsi pėr njė kohė tė gjatė fantazinė e artin e derdhjes tė figurave mbi sipėrfaqen e oxhakut karakteristik, vendosa tė kaloj njė vėshtim mbi fotografitė, dokumentat dhe stolitė e shumta qė mbushnin ambientin.


Foto 2: Zbukurimet

  Sapo tė afrohesh pranė murit ku varen kornizat me fotografi e dokumenta tė radhė, tė bie nė sy njė letėr e vjetėr sa formati A4 e shkruar bukur me dorė dhe qė mban datėn 8 shkurt 1854. Letra  emėrtohet “Certifikatė mbrojtje” (Patentė de Protection)  lėshuar Filip Sumės – Ēekės, i lindur dhe banues nė Shkodėr dhe verteton marrjen e tij nėn mbrojtjen e konsullatės fraceze tė Shkodres me tė gjitha tė drejtat sipas marveshjeve qė republika e Francės kishte me Perandorinė Osmane. Dokumenti ėshtė lėshuar nga konsullata franceze dhe mban vulat e saj.


Foto 3: Ēertifikata e mbrojtjes e Filip Sumės

  Objekt tjetėr interesant pėr tu treguar ėshtė dhe dokumenti shoqėrues i medjaljes sė arit akorduar Mikel Sumės – Ēekės, i cili nderohet nga ministria e punėve tė jashtme e republikės franceze, pėr punėn e tij tė mirė si pėrkthyes i konsullatės nė Shkoder nė vitet 1856 deri 1895. Dokumenti mban mbishkrimin e presidentit tė republikės franceze Felix Faure, Paris  23 prill 1895 dhe i ėshtė dorėzuar atij nga konsulli i kohės Hecquard. Ky dokument ėshtė kopjuar nga origjinali i cili ndodhet nė arkivėn e shtetit shqiptar nė Tiranė.

 

  Njė urdhėr tjetėr nderi pėr patriotin Filip Ēeka qė ėshtė dhėnė nga presidiumi i kuvendit popullor, zė njė vend tė dukshėm nė dhomė dhe mban datėn 5.6.1978 ..... Motivacioni: ...Si aktivist i dalluar i lidhjes shqiptare tė Prizrenit nė vitet 1878-1881. Ka dhėnė kontribut me pjesmarrjen e tij nė luftėn patriotike tė masave popullore pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave shiqiptare dhe pėr clirim kombėtar...      


Foto 4: Medalja e nderit nga presidenti francez


Foto 5: Urdhėri i kuvendit popullor pėr veprimtari patriotike pėr Filip Ēekėn

  Nė mes tė kėtyre margaritarėve historik gjindet njė foto montazh tepėr e vecantė me tė gjithė krerėt e LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT, ... Ali Pashė Gucia, Jakup Ferri, Haxhi Leka, Sulejman Vokshi, Mehmet Shpendi Jusuf Sokoli, Kupe Danja, Nikė Lekė Pepa e midis tyre, patrioti shkodran Filip Ēeka.

Filipi ishte njė ndėr organizatoret e Lidhjes dhe luftėtar aktiv nė mbrojtjen e territoreve dhe tė ceshtjes shqiptare. Ai rroku armėt dhe luftoj pėrkrah Jusuf Sokolit pėr Plavė e Guci si dhe pėr mbrojtjen e Ulqinit nga malazezėt (1879). Ai qe inisiatori dhe firmėtari i telegramit tė protestės qė ju dėrgua Kongresit tė Berlinit kundėr copėtimit tė trojeve tona.


Foto 6: Patrioti Filip Ēeka

 

Patriotit Filip Ēeka i dedikohet edhe vendosja e emėrtimit “Lidhja e Prizrenit” lėvizjes patriotike shqiptare. Nė parathanien e veprės sė At Gjergj Fishtės – LAHUTA E MALSISE botimi i vitit 2006, nė faqen XXIII, poeti shenon (citim): ....Abedin Pasha (aso kohe ministėr i jashtėm i Turqisė) i tha Abdyl Bej Frashėrit qė tė thirrte Lidhjen e Prizrenit qė shqiptarėt tė kėrkonin “tė drejtat e vetvendosjes”. Mjerisht nė seancėn e saj tė parė ajo u emnue: “LIDHJA E MYSLIMANVE TE VERTETE”. Kėshtu thonė procesverbalet nė rast sė duem tė shkruejmė historinė e vertetė. Atė kushtrim nė emėn tė Islamizmit nuk e ndigjoi kurrkush nė botė......Ndėrsa nė seancėn tjetėr, nė tė cilėn muer pjesė delegacioni i Shkodres, Z. Filip Ēeka (Suma), parashtroi kėrkesen qė ajo tė quhej “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT”....


Foto 7: Filip Ēeka dhe udhėheqėsit e tjerė tė lidhjes sė Prizrenit

U bėra shumė kureshtar pėr foto-skanimin e njė dokumenti shumy tė vjetėr qė mbante datėn 6 tetor 1854 i lėshuar nga pėrfaqėsuesi i Propaganda Fides kardinal Faransoni. Nė pėrmbajtje tė dokumentit vėrtetohet pėrfaqėsimin nga zyra tregtare e Pjetėr Sumės (Ēekės) dhe familja e tij nė Venezia, tė interesave tregtare tė Vatikanit. Dokumenti mendohet tė jetė pėrdorur pėr arsye cdoganimi dhe tatimesh nga zotėruesi.


Foto 8: Dokumenti i Propagandės Fide i firmosur nga Kardinal Fransoni pėr familjen Ēeka

 

 

Vlerat tradicionale – etnografike tė shtėpisė

Nisur nga kėto vlera duhet theksuar qė tė gjitha ambientet e shtėpisė janė tė stolisura nga punime dore, nė dru, nė gurė, apo nė gips. Sipas dėshmive tė paraardhėsve tė familjes Suma – Ēeka, nė qytetin e Shkodres ishte shumė e vleresuar puna e dorės e dy punėtorve dibranė, mjeshtrave Jashar Xhani dhe Jashar Lleshi. Dy artistėt endacake dibranė njiheshin nga tė gjithė si dy Jasharėt. Ato kanė lėnė gjurmėt e tyre nė tė gjithė qytetin e vecanėrisht nė ato familje qė dikur ishin nė gjendje tė mirė ekonomike, qė ishin tregtarė tė kamur nė qytet.


Foto 9: Raft muri nė dru tė gdhendur

Foto 10: Dera e dhomės muze nė dru tė gdhendur



Foto 11: Fasada e dhomės dhe balkonet e grave nė dru tė gdhendur

Foto 12: Arka e nuses e punuar nė dru dhe e pikturuar



Foto 13: Tavani nė dru tė gdhendur

 

 

Objekte tė tjera zbukuruese me vlerė qė trashėgon familja


Foto 14: Kuti druri e gdhendur me histori biblike

Foto 15: Shishe e punuar nė xham venezian



Foto 16: Tangari i prushit nė bakėr

Foto 17: Stufe metalike

 

Ndėrsa po shkruaj kėto rreshta pėr tė promovuar vlerat artistike, pasurinė intelektuale, folklorike dhe etnografike qė kemi trashėguar, me tė cilen mund tė krenohet vendi, mė zė turpi dhe ngashėrohem kur kujtoj se nė Shkodėr mungon (njė ndėr shtėpitė mė tė bukurat nė Shqipėri) shtėpia e heroit tonė kombėtar Luigj Gurakuqi. Edhe pse MONUMENT KULTURE QE MBROHET NGA SHTETI, ajo u braktis,  u la nė mėshirėn e fatit pėr rreth 10 vite (deri sa u shėmb vetvetiu) gjė qė ngarkon me pėrgjithėsi shtetėrore pushtetin lokal dhe atė qėndror.  Shumė breza qė vizituan kėtė shtėpi muze,  nė mes bukurive tė shumta qė ndodheshin mbrenda saj, mund tė kujtojė rrobat e viganit liberator Luigj Gurakuqi tė shpuara nga plumbat e armės tradhėtare, tė skuqura nga gjaku i tij. Do tė ishte nė nderin e cdo politikani qė ky simbol i patriotizmit, arqitekturės, vlerave historike e etnografike tė rindėrtohet pėr tu shndėrruar nė njė institucion atdhetarizmi, ku brezat e ri tė gjejnė vetvehten.

..... sa mire do tė ishte....sa kemi nevojė....

 



Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >