PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 13 May 2014



....Kur humbnerėn e territ ta ndricojnė talenti dhe sytė e mendjes…

 

Bisedė pėr kėngėtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin Gjokė Vata

 

Nga Pjetėr Logoreci

Duke lexuar pėr jetėn dhe veprėn e muzikantes sė verbėr austriake Maria Theresia Paradis, mbi famėn e saj si pianiste, kėngėtare, kompozitore apo pedagoge muziket, mu duk sikur jeta e saj mė ngjasonte e mė sillte ndėr mend njė artist tė  njohur shqiptar. Rastėsia me solli sqarimin e kėsaj dileme ndėrsa po ndiqja njė program muzikor nė njė television shqiptar ku doli pėr tė kėnduar kėngėtari-autor Gjokė Vata.

Verejta qė nė mes tė dy personazheve kishte shumė ngjashmėri. Sikurse  Maria Theresia Paradis edhe Gjokė Vata  e humbi dritėn e syve pas njė sėmundje  foshnjore, qė pėr kohėn ishte shumė e vėshtirė tė shėrohej. Talenti, dashuria pėr muzikėn, zotėrimi i  instrumentave muzikore, shumėllojshmėria e muzikės sė kompozuar, miqėsia dhe kontaktet me pėrsonalitete tė muzikės e tė artit, janė njė emėrues i pėrbashkėt pėr tė dy artistėt.

Meqėnėse Maria Theresia Paradis, falė aftėsive e talentit tė saj zė njė vend tė rėndėsishėm nė enciklopedinė e personaliteteve austriake, mendova qė ėshtė njė shėmbull i mirė pėr mua qė tė pasqyroj sadopak (duke e parė nga ky kėndvėshtirm) pėr publikun shqiptar edhe jetėn e njė artisti  tė shumėanshėm si Gjokė Vata, i cili megjithėse me aftėsi tė kufizuara, ėshtė shumė i njohur pėr talentin dhe veprat  e tija qė kanė lėnė gjurmė nė muzikėn tonė.

Ashtu si vjenezja Maria Paradis, pat njohje e lidhje  arti me muzikantė tė njohur tė kohės si Mozarti apo Joseph Haydn, artisti Gjokė Vata gjatė jetės sė tij pat kontakte pune apo miqėsi me shumė pėrsonalitete tė njohura tė shumė sferave nė vendit tonė. Po pėrmend kėtu kontaktet me muzikantėt Preng Jakova, Pjetėr Gaci, Marie Kraja, Lukė Kaca, Abdullah Grimci, Tonin Harapi, Alqi Kareco.....apo instrumentistet Gjovalin Lazri, Ida Melgushi, Gjovalin Doda, Gjon Halili, Gjovalin Xhanxhafili, Gjosho Vasia, tė cilėt ndikuan pozitivisht nė botėn shpirtėrore e krijuese tė artistit.



(Foto: Kėngėtari-autor Gjokė Vata me instrumentistin Mateo Guralumi)

 

Njė histori e shkurtėr e jetės tė pashėmbull tė artistit Gjokė Vata

Gjoka lindi nė Vermosh me 15 korrik 1935. Malėsia e Vermoshit ėshtė njė  krahinė e begatė dhe shumė e pėrmendur pėr patriotizėm, burrėri e bujari, qė e pėrbledh rrethi i Shkodres. Fati e deshti qė i jati i Gjokės, Marku,  u martua tri herė pasi dy gratė e para i vdiqėn. Gruaja e tretė Drandja pat vetėm njė djalė, Gjokėn, i cili (nga babai) ka edhe njė vėlla e dy motra. Kur Gjoka ishte 5 vjec, familja u shpėrngul pėr njė jetė mė tė mirė nė qytetin e Shkodres.

...nana mė zbriti prej Vermoshit e m“i kande gjithmonė krenarisė teme me e pėrmend si vend tė origjinės time. Sa herė ndigjoj emnin e vėndlindjes time, mė duket i afėrt si emni im. Vetė pėrbamja e malit mė ban krenar. ....(Gj.V. Ditari i kujtimeve tė mija, f 49) 

Pėr nėnė Dranden, jeta nė qytet ishte e shumė e vėshtirė pasi mundėsitė e saja ekonomike ishin shumė tė kufizuara. Pėr tė mbajtur e ushqyer fėmijėn jetim e me aftėsi tė kufizuara, ajo u detyrua tė bėnte punė tė ndryshme ndėr familjet e qytetit apo nė fshat.

.......Ndonji herė nana, tregon Gjoka, - tue mos pasė mundėsi me gjetė tjetėr mėnyrė jetese, gjatė kėrkimit tė lėmoshės, mė merrte me vedi si me dashtė me iu paraqitė njerzve nėpėrmjet meje, portretin e mjerimit, qė e shtėrngonte me dale me shkop e me shtrajcė....

 


(Foto: Gjokė Vata me shokun e tij tė moshės Mark Tatiq)

 

Mungesa e shkollave speciale si dhe e ligjeve nė pėrkrahje sociale pėr tė vėrbėrit, bėri qė Gjoka qė nė fėmijėri tė pėrjetojė vėshtirėsi e sakrifica tė mėdha. Ndėrkohė edhe vetė qyteti i Shkodres pėrballej me njė gjendje tė rėndė ekonomiko - shoqėrore. Papunėsia, injoranca, mjerimi e bėnin tė zymtė jetėn e qytetit e banorėve tė tij.

Falė zėrit e sjelljes sė tij, Gjoka u bė shumė shpejt fėmija mė i njohur i qytetit. Pėr tė fituar dicka, qė tė ja lehtėsonte sado pak jetėn vehtes e nėnė Drandes, ai pėrshkonte cdo ditė rrugėt e qytetit duke u takuar me njerzit dhe duke kėnduar pėr to kėngė tė njohura  tė kohės tė cilat i kishte mėsuar nga muzikantė bamirės qė asokohe luanin   ndėr lokalet e shumta tė qytetit. Djali i vogėl fukara, rrobat e tė cilit mbuloheshin vetėm nga harnat e qepura nga nėna sa pėr tė mos i lanė vend erės tė fshikullonte trupin e tij tė njomė, zotėronte karakter tė fortė malėsori dhe besim tė madh te Zoti. Ai nuk donte tė qėndronte para derės sė kishės apo nė ndonjė cep rruge pėr tė lypur bukėn e tij tė pėrditėshme.

......njė herė, tregon Gjoka nė librin e tij biografik, ....pėr me u pėrshėndet me Mehill Delinė, tė vėrbėrin tjetėr tė lagjes tonė, shkova te kandi i qėndrimit tė tij tė zakonshėm ku u lyp lėmoshė kalimtarve. Motoja therėse si njė vetėplagosje: “ FALNI QORRIT PA SY” ....mu duk si zani ma i vrazhdė i mjerimit ...mendova: “Sa e tmershme asht persėritja e panumėrt e kėsaj fjalie, cdo pėrsėritje e sė cilės e ban ma pak therėse dhimbjen e shqiptimit tė saj, deri sa bahet aq e zakonėshme sa e shqipton nė mėndyrė tė pavetėdijėshme, sikur tė ishe nji robot.....

Lufta pėr jetėn e pėr bukėn e gojės bėri qė tė shpėrthenin talentet e tij, dhuratė e Zotit. Qysh nė moshėn 8 vjecare ai filloj tė hjedh nė vargje emocionet e revoltėn qė i buronin nga shpirti i tij i trazuar..... e po ashtu filloj tė ishte i pėrhershėm e tė aktivizohej sa mundej nė ambientet e aktivitetet e kulturės qė organizonte qyteti. Falė dashamirėsisė sė mjeshtrit Preng Jakova, Gjoka fillon tė mesojė nė mėndyrė autodidakte notat muzikore dhe pianon duke u munduar tė provojė sa mė shumė ndėr ato pak instrumenta qė kishte shteti. Fati e solli qė nė sajė tė ngjyrės sė tė zėrit unikal e tonalitetit tė tij tė vecantė, dėshirės sė tij pėr artin dhe falė ndėrhyrjes sė Preng Jakovės tek autoritetet, ti jepet mundėsia pėr tė vazhduar Liceun Artistik tė Tiranės pėr piano.

Me ndihmėn e mėsuesve dhe tė nxėnėsve dashamirė, Gjoka  filloj tė ambientohet me muzikėn, instrumentet e jetėn e kryeqytetit. Nė vitin 1952 ai shkruan kėngėn e tij tė parė: Dashuri Baritore (tekst e muzikė), e cila u vlerėsua shumė nga Komiteti i Arteve dhe Abdulla Grimci. Bukuria e zėrit tė tij, vullneti dhe kėmbėngulja pėr tė ecur pėrpara, befasuan tė madhen Marie Kraja, e cila kėrkoj nga drejtori i shkollės qė Gjoka tė filloj njekohėsisht me pianon edhe leksionet pėr kanto. Kėrkesės sė saj drejtuar drejtorisė tė Liceut drejtori ju pergjigj me kėto fjalė:

....Zonja Kraja, me gjithė respektin e madh qė kam pėr ty, kriteri i vendosur pėr tė nxjerrur nė skenė njerėzit me tė metė fizike mė detyron ta refuzoj kėrkesėn. Kjo direktive, vėrtetė nuk ėshtė e shkruar, por megjithatė ėshtė vendosur normė e shoqėrisė tonė. Ne kemi porosi nga lart ta nxjerrim Gjokėn vetėm njė herė nė fund tė kėtij viti shkollor pėr tė pasqyruar pėrkrahjen e shtetit e stop. Daljen nė skenė tė njėrzve me tė meta fizike shteti jonė e konsideron ngacmim emocional, i papreferueshėm nga politika jonė. (Gj.V. Ditari i kujtimeve te mija, faqe 177)

Nė kryeqytet Gjoka njihet me personalitete tė botės akademike, me tė cilėt diskuton pėr letėrsine, muzikėn, autorėt e huaj. Ka kontaktet me Jorgo Bllacin, Mihallaq Luarasin, Robert Schwarcin, Hysen Pelinkun, me pėrkthyesin Vedat Kokona nga i cili merr idenė ti hyjė botės sė pėrkthimeve.

Edhe nė shumė ambiente muzikore e shoqėrore tė Tiranės, Gjoka me kėngėt e tij qė ishin hit-et e muzikės italiane, spanjole apo angleze, u bė shumė i njohur, gjė qė e dėmtoj shumė “reputacionin politik” tė tij. Pas paralajmėrimeve tė autoriteteve tė shkollės, atij ju hoq bursa pėr tė vazhduar studimet nė Ēeki, ndėrsa filloj tė pėrgjohej nga sigurimi i shtetit  “pėr qėndrim tė keq politik”. Ndėrkohė me revolucionin hungarez, situata politike nė Europėn lindore pėsoj njė goditje tė madhe dhe ngjalli shpresa pėr cdo shpirt tė lirė tė shtypur nga diktatura.

Duke pėrfituar nga verbėria e tij, sigurimi i shtetit pėrgjonte Gjokėn edhe gjatė udhėtimeve tė tija nė Shkodėr ku ai nė takimet me shokėt i fliste atyre pėr muzikėn bashkėkohore, poezinė, lirinė e fjalės e tė artit, ku ai shprehte simpatinė e tij pėr revolucionin hungarez apo pėr poetin  “reaksionar” Gjergj Fishta.

Kjo solli qė nė vitin e tretė ai tė pėrjashtohej nga Liceu dhe tė arrestohej e tė keqtrajtohej nė hetuesi nga sigurimi i shtetit pėr tė pranuar 3 akuza tė sajuara:  Agjitacion e propagandė, .....Tentativė arratisje me grup, ......Pėrpjekje pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor..... Lirohet nga hetuesia pėr mungesė provash si dhe me motivin, ...se “pushteti i popullit” nuk dėnon nė burg njerėz me aftėsi tė kufizuara si Gjokė Vata.

Kėtu fillon pėr Gjokėn kalvari i mundimeve, papunėsisė dhe i izolimit tė plotė nga shoqėria. Nė Shkodėr ai diskriminohet nga zyrtarėt lokalė tė partisė dhe shtetit nė  format mė tė egra. Nuk e lejojnė tė punojė, tė kėndojė, tė ketė kontakte me  shokė dhe miq tė cilėt sigurimi i kėrcėnonte, nuk lejohet tė hyjė nė ambientet e kulturės (klubin e rinisė, tatrin Migjeni, shtėpinė e kulturės). Persona tė rėndėsishėm partiak por edhe spijunė tė rregjimit e fyejnė apo e kėrcėnojnė publikisht.

Pėr tė treguar “zemėrgjėrėsinė e partisė” ndaj njė njeriu si Gjoka tė cilit po i cenohej egzistenca, gjindet mėndyra nepėrmes gjeneral Hilmi Saitit, kryetarit tė degės sė punėve tė mbrendėshme nė Shkodėr. Gjeneral Hilmiu, njė komunist fanatik me “fytyrė njėrzore” i ofron Gjokės punė nė vatrėn e kulturės Fushė Arrės, ku punėtorėt dhe banorėt e qytezės e shohin si armiku i klasės. Mė pas, ekstremistėt e kuq tė Komitetit tė partisė nė Pukė e largojnė “pėr tė ruajtur tė pastėr artin komunist”.

Edhe nė momentet mė tė vėshtira tė jetės, Gjoka ka gjetur frymėzimin tė shkruaj poezi, tė kompozojė muzikė dhe tė kėndoje duke gėzuar me tingellimėn e shpirtit tė tij festa tė ndryshme familjare nė qytet. Ai ėshtė kėngetari i dėshiruar, instrumentisti, bejtexhiu, humoristi qė mahnit me barcaletat e tij.

Me ndihmen e shokėve e miqve, bėhet pjestar i grupit tė famshėm tė estrades nė fabrikėn e cingareve nė Shkoder, ky punon pėr tri dekada. Ky grup ku bėnin pjesė humoristėt e mirėnjohur Gzim Kruja, Gjosho Vasia, Muharrem Nurja, apo kėngėtarėt Fatmira Puka e Tonin Tershana, kishte marrė disa cmime kombėtare nė levizjet amatore pėr interpretim dhe humor. Gjatė shfaqjeve dhe turneve tė ndryshme, Gjoka mahnit spektatoret si solist apo nė duet me kėngetaren Fatmira Puka.

Gjatė levizjeve pėr demokraci, Gjoka ishte shumė aktiv me artikuj nė gazeta, intervista apo biseda tė ndryshme nė radio, televizion e nė publik. Sė bashku me familjen, vajzat e tij Venona dhe Sidola, ai u gjind kurdoherė nė ball tė revoltave popullore pėr liri, nė Shkoder. Me 11 nėndor 1990, nė ngjarjen e madhe tė rihapjes sė institucioneve fetare, Gjoka mahnit me zėrin e tij tė gjithė tė pranishmit vendas e diplomatet e huaj, me AVE MARIA tė Schubertit me tė cilėn u hap mesha e qė u transmetua nga Zėri i Amerikės. Ai nuk u kursye asnjėherė pėr tė dhėnė ndihmesen e tij tė vyer edhe pėr shoqatėn e tė verbėrve tė Shkodres ku disa kohė ishte edhe kryetari i saj (1992).


...Artisti Gjokė Vata....

  Nė vitet e rinisė, mbi libretin e Nikollė Dakės e koreografinė nga Filip Gjergjit, Gjoka kompozon tabllonė muzikore “Klasė e Lavdishme” e cila u nderua me cmim nė levizjen kulturore tė qytetit dhe mė vonė nė atė kombėtare nė Korcė. “Cuditėrisht” ndėr afishet e shfaqjes shkruhej –nga kompozitori Kolė Vata. Njėkohėsisht ai vazhdon tė shkruaj poezi tė cilat i botonte nė rubriken e poetėve tė rinj nė revisten kulturore NENTORI. Nė njė konkurs me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes sė poetit Naim Frashėri, ai merr cmim tė parė me njė poezi prej 20 vargjesh. Nė vitin 1963, me nxitjen e Preng Jakovės, kompozon (tekst e muzikė) disa kėngė pėr femije pėr festivalin kombėtar si PEMA DHE FEMIJA e njė vit mė vonė MIRE SE VJEN DALLANDYSHE, ku vlersohet me cmime tė dyta. Gjatė jetės sė tij artistike, Gjoka ka kompozuar rreth 100 kėngė, dy nga tė cilat i ka kėnduar duet me tė bijėn nė festivalin e kėngės.





(Fotot: Gjoka duet me te bijat Venona e Sidola)

  Nė vitin 1993 ai  kompozon “Baladėn e Mėrgimtarit” (tekst e muzikė) si kolonė  zanore tė dokumentarit “Armiku im” qė ėshtė xhiruar nė Shqipėri pėr TV –nė italiane RAI, qė mė pas bėri xhiron e Europės duke u vlerėsuar shumė nga kritika gjermane. Me vonė, nė Radio - Shkodra, nė njė projekt tė ideuar nga kompozitori Zef Coba, Gjoka drejtoj dhe komentoj rreth 40 emisione mbi historikun e muzikės klasike.

 

Me 17 korrik tė vitit 2000 ai u nderua nga bashkia e Shkodres me titullin: MIRENJOHJA E QYTETIT me motivacionin: per cilesi te larte ne fushen e krijimtarise muzikore dhe te interpretimit, duke dhene nje kontribut te cmuar ne fizionomine e artit tone kombetar.

Aktualisht ai kėndon nė emisionin muzikor KENGA IME nė TV-Klan.

Si pėrkthyes, Gjoka ka shqipėruar 10 kėngė nga Komedia Hyjnore, pjesė poetike nga Kipling dhe vargje prej veprės Filozofia e Dashurisė nga Shell.

Librat e tij qė panė dritėn e botimit janė:

1.               Ditari i kujtimeve tė mia / Autobiografi

2.               Nata e dhimbjeve / Poezi  (1995)

3.               Gjuha e Thimcit / Satire ( 2009)

4.               Frymėzime mendimesh / Poezi (2013)

5.               Vendim i jashtėligjėshėm kundėr gjuhės shqipe / Linguistike ( 2012)

6.               Veshtrim kritik mbi shkrimet e realizmit socialist / Kritikė (2008)

Referimet e fotot e pėrdorura nė kėtė shkrim janė marrė nga shenimet e njė bisede qė unė bėra  me artistin Gjokė Vata nė Shkoder, si dhe disa paragrafe nga libri i tij: "Ditari i kujtimeve tė mia".


(Pjetėr Logoreci e Gjokė Vata)




 


Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >