PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Monday, 24 March 2014






"Vizatimet  me dritė"

tė  dorės sė Pikaso-s, apo tė aparatit tė Milit?

 

 

Qerim Vrioni


  
Dihet se vizatimi pėrbėn gėrmat e para tė alfabetit “pikturė“, dhe njėkohėsisht  shėrben edhe si dėshmi nė se dikush duhet t’i hyjė mėsimit dhe lėvrimit tė saj ose jo. Historikisht,  vizatimet e para, siē thonė  studiuesit, janė shenjat e pėllėmbės sė dorės sė njeriut tė lyer me baltė e tė vendosur mbi sipėrfaqet e mureve tė shpellės. Kjo bėhej pėr tė shikuar se si riprodhohej dora, por ndoshta edhe fare rastėsisht. Mė pas, po nė muret e shpellės, njeriu parak nisi tė gėrvishtėte, me gur mė tė fortė, mė vonė edhe me qymyr druri, subjekte tė ndryshėm si kafshė, armė primitive dhe  skena gjahu, duke realizuar vizatimet e para tė njeriut. Disa prej kėtyre vizatimeve dolėn mjaft jetėgjata dhe  kanė mbėrritur tė paprishura edhe nė ditėt tona.  Nga Shqipėria, le tė pėrmendim vizatimet e hershėme (petroglifet) nė guvat e Trenit (Korēė), Mesaplikut (Vlorė) dhe tė Rubikut (Mirditė).

Vizatimet e mėvonėshme, me mjete tė pėrmirėsuara dhe mbi sipėrfaqe mė tė pėrshtatėshme, tė realizuara nga njerėz me aftėsi tė veēanta dhe shkollim pėrkatės, do vinin sot nga largėsitė e shekujve si tė ishin bėrė para fare pak kohe, duke na krijuar ndjesi estetike. Edhe nė ditėt e sotme vizatimi lėvrohet shumė, pavarėsisht veglės ekzekutuese (qymyr ose karbon, laps ose grafit, penel, majė e mprehtė ēeliku etj.) dhe sipėrfaqes rrafshe ku bėhet (letėr, dru, xham, plastikė, mur, kanavacė etj.) dhe, qė pėrgjithėsisht pasqyron njė subjekt tė caktuar.

  Piktori spanjoll, Pablo Pikaso, aty nga fundi i viteve ’40,  kishte  arritur njohje e prestigj tė madh nė botė. Pėr kėtė, pėrveē vlerave tė spikatura estetike tė punėve tė tij, ndoshta e ndihmoi edhe njė vizatim (litografi) i njė pėllumbi tė bardhė, qė shėrbeu si poster i Kongresit Botėror tė Paqes qė u mbajt nė Paris nė prill 1949. Mė pas, ky pėllumb  u kthye nga lėvizje pacifiste  (sidomos nė Europė) nė simbol paqeje, duke e quajtur “pėllumbi i paqes”.  Nė kėtė kohė (1949), Gjon Mili, fotografi amerikan me origjinė dhe vendlindje shqiptare, i cili kishte mbi dhjetė vjet qė punonte pėr revistėn amerikane “LIFE”, kishte marrė detyrė tė fotografonte artistė tė shquar europianė. Fotografi kėtė mision e priti me dėshirė tė madhe, sepse  vet Mili do tė shkruante me vonė se, “kisha kėnaqėsinė tė punoja me disa nga artistėt mė tė mėdhenj tė shekullit”.  Kėshtu, objektivin e aparatit tė tij e nėpėrkaluan njeri pas tjetrit imazhet e piktorėve tė njohur Raoul Dufy, Georges Braque, Henri Matisse, Giorgio de Chirico, violonēelistit tė shquar Pablo Casals etj, pėr tė mbetur  nė histori edhe pėrmes kėtyre fotoportreteve tradicionale.

Me Pikaso-n, fotografi kaloi nga njė rrugė tjetėr, tė re dhe tė guximėshme. Gjon Mili, fillimisht mendonte tė realizonte me tė disa fotoportrete klasike, siē kish bėrė me tė tjerėt. Por jo. Fotot me piktorin nuk do ishin tė zakonėshme. Mė vonė, ato do zinin vend nė shumė albume dhe libra fotografie nė botė e do tė quheshin “Vizatime me dritė“. 

 Nė fotografinė botėrore,  foto me pasqyrimin  e lėvizjes sė njė burimi drite hasen qysh prej fillimit tė shekullit XX (1914), madje nė vitet ’30, artisti amerikan i fotografisė Man Ray realizoi njė seri fotosh tė tilla me titull, “Space Writing” (Shkrimi i Hapėsirės). Natyrisht edhe Mili mund tė jetė ndikuar nga paraardhėsit, por rėndėsi ka fakti se pėrvojės sė tė tjerėve ai u ka veshur “stofin e vetė". Historia e arteve ėshtė shkruar edhe nėpėrmjet pėrdorimit tė ndikimeve tė tė vjetėrve nga tė rinjtė nė mėnyrė krijuese. 

  Fotografia pėrgjithėsisht pėrkufizohet edhe si "veprimi fiziko-kimik, qė ndalon ēastin". Thėnė edhe me pak fizikė, ajo pėrngrinė njė pamje gjatė njė ndėrmjetėsie kohore shumė tė vogėl, pjesė tė sekondės, kurse fotot pėr tė cilat flasim, ngurtėsojnė pamjen nė zhvillim e sipėr, pra pėrgjatė njė hapėsire kohore prej disa sekondash. Me kėtė teknikė, fotografia ndalon lėvizjen, veēse jo atė nė pėrgjithėsi, por tė njė burimi drite. Njė status i ri ky, mė i pėrparuar, i “dhomės sė errėt” dhe, nė njė farė mase, nė kundėrshtim me pėrcaktimin teorik tradicional tė fotografisė. Kjo i ngjallte  kėnaqėsi, por dhe e nxiste pėr tė arritur mė shumė. 

Para takimit tė planifikuar me Pikaso-n, Gjon Mili, kaloi njė mbrėmje nė Paris me Javier Vilato, nip i piktorit. Biseda midis tyre i ndryshoi planin e tij tė fotografimit tė Pikaso-s: vetėm me mėnyrėn tradicionale. Mili, pėrmend nė kujtimet e tij se nipi e kishte njohur me thėnien e tė ungjit se, “nėqoftėse do tė vizatosh, duhet tė mbyllėsh sytė dhe tė kėndosh”. Duke dėgjuar kėtė, imagjinata e fotografit do ketė shpejtuar e, pasi e ka kaluar dy-tri herė nėpėr mendje, ka ndalur tek fjalėt, “tė mbyllėsh sytė“, pra nė terr. Fotografi kujton nė shkrimet e tij se duke pasur nė mendje piktorin, “unė vendosa, pse tė mos vizatoi nė errėsirė, me njė dritė nė vend tė lapsit ?”

 Ka tė ngjarė, qė atė natė fotografi tė mos ketė fjetur i qetė, dhe me tė drejtė, do fotografonte njė artist tė shquar, madje me njė mėnyrė tė re. Mbase dalėngadalė iu sendėrtua ideja dhe iu krijua bindja se tė nesėrmen do realizonte diēka tė re. Pėr kėtė, ndėr fotot qė kishte marrė pėr t’ja treguar piktorit, pėrzgjodhi ato qė kishte bėrė disa vite mė parė me njė patinatore duke i vendosuar dritėza nė patina. Nė to ishte pėrngrirė lėvizja e patinave nė akull dhe ajėr, lėvizje e shėnjuar nė fotografi nė vijat e ndėrlikuara tė dritėzave. Imagjinata e Milit, duke punuar vetėm pėr fotot e nesėrme, gjeti lidhje ndėrmjet vijave tė patinave me ato qė do bėnte nė ajėr dora e Pikaso-s.

Fotografi e gjeti piktorin nė njė plazh tė Francės jugore dhe sapo u pėrball me tė, mendoi “qenka shumė i shkurtėr”, siē shkruan nė kujtimet e tij. Ndoshta dhe piktori nga ana e tij kur e ka parė mund tė ketė  thėnė me vete “sa i gjatė ky” pėr fotografin. Pas sekondave tė shkėmbimit tė “matjeve me sy”, Mili i propozoi t’i bėnte njė portret, por Pikaso me njė shprehje tė ftohtė tė fytyrės i pėrgjigjet, “Ou, ec, ec, vazhdo”, kujton Mili nė shkrimet e tij. Fotografi e pėrtypi ftohtėsinė e Pikaso-s dhe me njė farė kėmbėngulje i tregon njė nga fotot qė i kishte bėrė sportistes sė akullit, marrė enkas pėr piktorin. Fotoja e tėrhoqi piktorin qė, menjėherė dhe pa e fshehur interesin, kėrkon t’i shikojė tė gjitha fotografitė. Fantazia dhe mjeshtėria e fotografit tė shtrira nė letrėn e fotove, tretėn si me magji dimrin e ēasteve tė para midis tyre, duke vėnė nė lėvizje temperamentin e tij tė piktorit.  Madje, Mili shkruan se Pikaso“filloi tė vizatonte nė ajėr vetėm me gishtin e tij disa vija intriguese”. Kaq mjaftoi, qė fotografi nėn peshėn e minutave tė para t’i propozoj tė bėnin vetėm njė seancė 15 minutėshe, gjė qė piktori e miratoi shpejt. Nė tė vėrtetė u bėnė pesė séanca dhe tė gjitha mė tė gjata se nga 15 minuta. Gjatė tyre nė u realizua dhe fotoja mė e njohur, “Pikaso duke vizatuar me dritė“. Bashkėpunimi midis Pikaso-s dhe Milit, qė filloi me kėto foto  dhe nė kėtė plazh, krijoi mė pas dhe miqėsinė tyre tė ngrohtė disavjeēare qė ėshtė pasuar edhe nga njė letėrkėmbim i dendur midis tyre. Fatkeqėsisht, letrat qė piktori i dėrgoi fotografit u shkrumbuan nė zjarrin e vitit 1966 qė  dogji studion fotografike tė kėtij nė Rrugėn 23, nė Nju Jork.

Piktori Pikaso kishte vizatuar dhe herė tė tjera nė sipėrfaqe  tė ndryshme, si tabelėn e zezė, nė rėrėn e plazhit,  zhdukeshin me fshirje ose mbulim pas disa sekondash a minutash, kurse vizatimet me dritėzėn nė dorė sikur i pėrfytyronte me vėshtirėsi. Tė parat i mendonte dhe i shikonte, qoftė disa sekonda, por kėto…. Po ashtu, atė e kishin fotografuar shumė tė tjerė, por me njė mėnyrė tė tillė ende nuk e kishte provuar. Kėto vizatime humbisnin sapo krijoheshin, ose...treteshin gjatė ngjizjes sė tyre! Atėherė si mund tė fotografoheshin, kur nuk mbetej gjė fizike, aq mė tepėr qė nuk shfaqeshin nė ndonjė rrafsh tė ngurtė? Ndoshta, kureshtja e artistit i dha durim  pėr tė pritur pėrfundimin. Fotografi i gjatė, i hollė  me mustaqe tė zeza e temperament kolerik, duhanpirės, i veshur pa kujdes tė madh dhe qė fliste njė anglishte me theks, sikur e kishte hipnotizuar, aq sa mund tė ngjit kjo fjalė tek piktori mė i madh i shekullit XX.

Pa e zgjatur shumė, tė dy u nisėn pėr nė  poēerinė e piktorit (nė Vallauris), rregulluan njė kthinė qė mund tė errėsohej plotėsisht  dhe pa u vonuar, filluan shkrepjet. Pėrfytyrojmė ēka ndodhur teknikisht atė ditė vere tė vitit 1949 nė poēerinė Madoura tė spanjollit nė Vallauris tė Francės jugore. Fotografi vendos aparatin me gjithė flash-n mbi trekėmbėshin prej druri, kuadron pamjen e zgjedhur dhe vendos kohėn e mbajtjes sė obturatorit tek shenja B, qė tregon se ai qėndron hapur deri sa tė mbahet shtypur butoni. Fillimisht nė errėsirė tė plotė, piktori vizaton nė ajėr pėr disa sekonda me “penelin ndriēues” nė dorėn e djathtė, gjė qė  pėrngrihet nė film si vijė e ndritėshme dhe e ndėrlikuar. Pjesa tjetėr e kuadratit mbetet e zezė, por e virgjėr, sepse ende nuk ka marrė dritė. Mandej, sapo mbaron vija e ndritėshme e piktorit,  pa lėvizur pozėn, me obturator tė hapur, fotografi shkrep flashin, qė ndriēon tė gjithė mjedisin bashkė me piktorin. Tė dy imazhet bashkohen tanimė njeri me tjetrin, mbivendosen, duke  arritur nė njė kuadrat filmi shembėllimin e dėshiruar. Fotograf Mili, inxhinier ndriēimi me pėrvojė dhe imagjinatė, kėto veprime i kryen pa vėshtirėsi, por jo pa emocione. Gjithsesi, si rėndomė nė fotografi, nuk mjaftohet me njė shkrepje, po vazhdon sa sigurohet pėr arritjen e synimit.  Ngulmimi dhe natyra e gjallė e fotografit e kishte vėnė piktorin e madh disi nė rolin e nxėnėsit tė bindur. Natyrisht, nga bashkėpunimi i dy krijuesve tė tillė tė shquar, s’do kishte veēse  fryte tė rralla.

Si fillim, ishin disa vija tė ērregullta tė pakuptimta qė realizoheshin nga njė dritėz (si e patinatores) nė dorėn e djathtė tė Pikaso-s. Mili prej vitesh kishte realizuar  foto tė ngjajėshme, qė nga ajo me dritėza nė majat e skermave (1942),  tek patinat e sportistes (1945), ku gjurmat nė letrėn fotografike (fiziogramat) nuk paraqisnin diēka,  veēse ca vija me shumė lakime e pėrdredhje, qė ende nuk mund quheshin “vizatime me dritė“. 

Gjon Mili, pėrfytyroi shpejt se dritėza e vendosur nė dorėn e piktorit nuk duhej tė bėnte vija qė s'pėrfaqėsonin asgjė, por tė vizatonte diēka qė mund tė lexohej e kuptohej nga shikuesi. Mbase ky,  i propozon artistit tė mos bėjė vija kot sė koti, por tė vizatoj ndonjė gjė  konkrete. Piktori pranon, por,  nuk i shkon mendja tė vizatonte “pėllumbin e paqes”, por diēka tjetėr, njė kafshė mitologjike, njė egėrsirė, centaurin (gjysėm burrė e gjysėm kalė), si tė thuash tė kundėrtin e shpendit paqėsor. Ndėrkohė, i pari, pėllumbi, dukej nė pankarta tė mėdha, ballina revistash e gazetash, kartolina e pulla poste nė mjaft vende tė botės. Madje, kėtė (centaurin), e paraqet jo duke qėndruar a ecur, por me kėmbėt e para nė ajėr, si tė pėrgatitej pėr t’u pėrleshur me dike, veprimi simbolik i kafshės egėrshane tė mitologjisė. Ēudi kjo pėrzgjedhje e piktorit, ose asfare ēudi kur bėhet fjalė pėr Pikaso, i njohur pėr natyrėn ekscentrike dhe trillet e tij tė zakonėshme.

  Fotoja e Pikaso-s duke vizatuar me dritė centaurin, u botua menjėherė nė revistėn “LIFE”, duke tėrhequar vėmendjen e publikut. Gjithsesi, mendojmė se paraqitjen mė dinjitoze fotoja bashkė me tė tjera tė serisė, e pati nė ekspozitėn fotografike “On Picasso” ( Pikaso) tė hapur nė MoMA (Muzeu i Arteve Moderne) tė Nju Jorkut nga janari deri nė mars tė vitit 1952. Autorė tė saj ishin Gjon Mili dhe miku i tij, fotografi me origjinė hungareze, Robert Capa, simboli i fotografisė sė luftės pėr shekullin XX. Tė dy e  kishin fotografuar mikun e pėrbashkėt, Pikaso, nė verėn e vitit 1949. Fotoja u botua mė vonė edhe me tituj tė ndryshėm, deri sa mbriti tek “Pikaso duke vizatuar me dritė“, qė shoqėron, thuajse sa herė botohet nė albume ose shtyp. Ndonėse ishte njė emėrtim shumė afėr tė vėrtetės, nuk dukej si diēiturė - pjellė fantazie tė shėndoshė, sepse...vėrtetė, a mund tė vizatohet me dritė?! Nė tė vėrtetė, fotografi tregoi se kjo mund tė bėhej dhe e arriti kėtė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundėshme.

  Kėshtu, Mili ynė realizoi me njė proces tė ri fotografimi dhe fantazi tė epėrme vetjake fotot “vizatim me dritė“. Fotoja “Pikaso duke vizatuar me dritė“(1949), shėrben nė mjaft libra dhe revista tė fotografisė si shembulli “ikonė“pėr kėto lloj shkrepjesh. Madje, edhe shumė tė tjera tė kėsaj serie, ku duket gjithmonė Pikaso qė vizaton me “penelin ndriēues” nė dorėn e djathtė. Sot, nė botė, kėto lloj fotosh tė Milit paraqiten dhe komentohen nė shumė botime dhe artikuj revistash e gazetash tė specializuara pėr fotografinė. Pėrmendim se njė foto e tillė e Gjon Milit, me ekspozim trefish tė figurės sė piktorit, ėshtė pasqyruar nė njė botim pėrmbledhės tė revistės amerikane “TIME” tė para dy muajve, me titull “TIME" -A History of World—December 2013”. Ajo, ėshtė vendosur aty si simbol i kapitullit “Arts&Entertainers” (Arte dhe Artistė), ku pėrveē Pikaso-s, shkruhet edhe pėr Louis Armstrong, Marilyn Monroe, The Beatles, Frank Sinatra, Elisabet Taylor etj.

Nuk mund tė thuhet se fotoja do dilte e tillė ose jo, po tė vizatonte njė piktor tjetėr dhe tė fotografonte njė tjetėr fotograf, fakti qė fotoja ka kėto vlera tregon se dyshja, Pikaso-Mili, rezultoi  mjaft e suksesėshme. Fantazia, thuajse hyjnore e Gjon Milit, bėri qė kėto vizatime tė cilat humbisnin gjatė krijimit tė tyre, tė pėrjetėsoheshin nė letrėn fotografike, pėr t’u shikuar sot mbas mbi  gjashtėdhjetė vjet  pas realizimit tė tyre, dhe po ashtu tė vazhdojnė tė kundrohen e shijohen, deri sa tė ketė njerėz qė pėlqejnė fotografinė. 

  Nė botime tė ndryshme fotot e Milit, por edhe tė tė tjerėve qė paraqesin lėvizjen e njė burimi drite, quhen rėndom “vizatime me dritė“. Ndoshta nuk u takon tė gjithave ky emėrtim.Mė saktė mbase do ishte qė pėrveē atyre tė Pikaso (mundet dhe tė ndonjė piktori tjetėr), tė tjerat tė quhen me termin shkencor “fiziograma”, qė pėrbėn pasqyrimin e lėvizjes mekanike tė njė burimi drite nė errėsirė. Madje, edhe fotot e Milit ku pasqyrohet lėvizja e harkut tė violinės (me dritėz nė maj) tė instrumentistit tė shquar, Jasha Heivetz (1952) mund tė emėrtohen fiziograma tė violinės. Tjetėr gjė kur lėvizjet e burimit tė dritės bėhen nga  dora e piktorit, kėto janė vizatime sepse paraqesin diēka me kuptim e subjekt, si njeri, send, kafshė etj, tė cilat mund  tė quhen  “vizatime me dritė“.

 Kthehemi nė fillim tė shkrimit, tek pėrkufizimi i vizatimit, duket sikur ka njė farė mospėrputhje ndėrmjet tij  dhe emėrtimit tė kėtyre fotove tė Milit. Kjo, sepse vijat e Pikaso-s krijohen nė hapėsirė tripėrmasore, pra jo nė sipėrfaqe dy pėrmasore , aq mė tepėr rrafsh tė drejtė. Sado aftėsi tė shpaloste piktori, nuk  mund t’i shėnonte vijat mbi njė sipėrfaqe rrafshe (pra tė bėj njė vizatim), sepse nuk e ka lejuar pėrmasa e tretė, thellėsia. Bash, kėtė pėrmasė qė shqetėson pėrkufizimin tonė, e shmang fotografia, e cila arrin ta tresi dhe, vijat e dorės sė piktorit tė shfaqen nė njė rrafsh tė drejtė (letra fotografike) dhe ta meritojnė plotėsisht  cilėsimin “vizatim”, madje shoqėruar edhe nga vegla e veēantė, “me dritė“. Fotografia, dihet se njė nga tiparet themelore ka zhdukjen e thellėsisė sė objekteve, pra tė pėrmasės sė tretė, dhe kėtu qėndron merita e saj qė vijat e piktorit nė hapėsirė tė shikohen tė shtrira pėrfundimisht dhe pėrgjithmonė nė njė sipėrfaqe. Tek e fundit edhe nė sajė tė aftėsisė pėrfytyruese tė Gjon Milit.

Ndoshta nuk ka ndodhur mė herėt nė historinė e arteve pamore qė tė ruhet njė vepėr e cila zhduket gjatė krijimit tė saj si kėto vizatime me dritė tė Pikaso-s, tė fotografuar nga Mili. Po ashtu, Pikaso ėshtė mbase i pari qė ka vizatuar nė hapėsirė dhe jo nė sipėrfaqe rrafshe, dhe vizatimet tė mbeten. Themi ndoshta, sepse para tij mund tė kenė vizatuar edhe tė tjerė, por tė tijat kanė mbetur pėr t’u shikuar me kėnaqėsi, madje nė njė art tjetėr pamor siē ėshtė fotografia. 

 Gjon Mili e kishte fotografuar dhe mė parė lėvizjen me teknikėn stroboskopike duke realizuar edhe foto tė njohura si  “Nudo duke zbritur shkallėt” (1942) dhe “Pas de Bourre”(1945), por nė kėto fotografi subjektet janė tė copėzuara (fragmentarizuar). Pėr tė arritur tek “vizatimet me dritė“ Milit i ėshtė dashur tė mendoj, si tė gjithė fotografėt  me anėn e pėrfytyrimit, njė shqisė shtesė, nė mund ta quajmė kėshtu, qė u bėhet atyre organike gjatė krijimtarisė artistike.

 Mili e fotografoi rishtas Pikaso-n,  me kėtė teknikė, edhe pas 18 vitesh (1967). Edhe kėto foto, pėrgjithėsisht kishin piktorin nė qendėr tė tyre, por nė disa syresh duken vetėm imazhe kafshėsh, vazo lulesh, germa kapitale, madje dhe nėnshkrimi i tij. Nė kėto tė dytat, fotografi e ka lėnė nė terr piktorin, pra ka kryer vetėm pjesėn e parė tė procesit tė fotografimit. Vizita e dytė dhe fotot e realizuar nė tė, ishin siē thotė vet Mili, “shkaku i botimit tė pėrmbledhjes sė tyre nė njė album”. Kėshtu, nė vitin 1970, ai botoi  albumin me titull “Picasso’s third dimension” (Pėrmasa e tretė e Pikaso-s), qė mė pas u botua dhe nė frengjisht. Nė tė, pėrveē fotove “vizatim me dritė", fotografi ka paraqitur edhe imazhe tė punimeve artistike tė piktorit tė madh nė qeramikė e materiale tė tjera tė forta. Mili, i shoqėron shpesh fotografitė e albumit  edhe me komente, qė flasin pėr nivelin e mirė estetik tė tij. 

 Kjo pėrmbledhje, do pasohej 10 vjet mė vonė me botimin prej “New York Graphic Society” (Shoqata  Grafike e Nju Jorkut) tė albumit-monografi “Gjon Mili—Photographs&Recollections” (Gjon Mili-Fotografi dhe Kujtime). Vetė fotografi, pėrveē fotove tė zgjedhura, ofron tė dhėna pėr jetėn dhe krijimtarinė e tij, pra ka edhe karakter jetėshkrimor, por tė trajtuar me sensin e njė letrari tė aftė.  

“Vizatimet me dritė“ janė tė ngjajshme me skicat e shpejta me laps qė praktikojnė rėndomė piktorėt, veēse kėto tė fotografuara nga Gjon Mili, kanė dalė nga mendja dhe dora e Pablo Pikaso-s, mė tė madhit piktor tė shekullit XX.

Sot nė botė janė pėrhapur mjaft fotografitė “vizatim me dritė“, me teknika e mėnyra tė shumta e tė ndryshme. Por, gjithsesi, ende nuk ėshtė realizuar ndonjė foto qė tė ketė popullaritet  tė pėrafėrt me atė tė “Pikaso duke vizatuar me dritė“(1949) tė fotografit amerikan me origjinė shqiptare, Gjon Mili, i cili u nda nga kjo jetė mė 15 shkurt 1984, plotė 30 vjet mė parė.





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >