PDF Print E-mail
Monday, 24 March 2014

 

 

 

 

Hane Sina (1928-2012)

dhe i biri, gazetari Beqir Sina, ikona tė kalvarit tė vuajtjes

 

 

Klajd Kapinova

 

 

Vuajtja, ka mbetur pa shėrim. Ajo ishte pjesė e jetės nė familjen Sina, gjatė 5 dekadave tė sistemit komunist.

Refreni i zakonshėm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, pėrbuzje e fyerje ekstreme, varfėri me bukė mjerimi, nėnēmime sistematike, dhunė psiqike e fizike tė vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga ēdo e drejtė elementare njerėzore, nėpėrkėmbje deri nė disa breza,…

Kėto dhe shumė tė tjera, kanė qenė emėruesi i pėrbashkėt, qė e ka shoqėruar kalvarin e vuajtjeve dhe stėrmundimeve, familjen e moēme etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjė, pėr ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane.

Nė 2012, nė qytetin Brooklyn, nė shtetin e New York-ut, mbylli sytė, njė prej grave mė stoike tė kampeve tė komunizmit, njė nga nėnat mė fjalė ėmbėl, mė e thjeshta, modestja deri nė pėrvuajturi, shembullore, mbas gjithė historisė plot dhimbje dhe plagė tė thella, qė e ka shoqėruar pambarim ndėr dekada, tė pavdekshmen dhe tė paharruaren, pėr tė gjithė nė vendlindje dhe Amerikė, nėnėn e vuajtjeve Hane Sina!

Por historia e familjes sė njohur tė Dibrės sė Madhe, zė fill tek drama, qė pėrfshiu nėnė Hanėn, kur ajo ishte ende fėmijė i brishtė.

Kėshtu nga burimet historike dhe dokumentet tė familjes Sina, mėsojmė, se nė moshėn 11-vjeēare u vra Haxhi Dishi, babai i vogėlushes (sikurse thuhet nė Dibėr pėr njė “vijė uji”) nga njeriu mė i afėrm i familjes (djali i axhės) babai i tė cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie nė Dibėr tė Madhe…

Vrasjen e babait tė Hanės, Beqir Sina e pėrjetoj rėndė, nga qė e donte aq shumė, sa nuk ia falte kėrkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet nė forcė, pėr burrat shqiptarė tė vėrtetė, qė dijnė tė falin gjakun, mbi dhimbjen e thellė. Si besnik qė e kishte, mė vonė e bėri mik shtėpie. Ky ėshtė njė rast i rrallė, qė ka ndodhur deri mė sot nė krahinėn e Dibrės sė Madhe dhe botėn shqiptare.


 

 

Njė jetė mes vuajtjes dhe mjerimit komunist

 

Hana, lindi mė 18 maj tė vitit 1928, nė katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi.

Sikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanė Beqir Sina (nėnėn Hana), nė moshėn 12-vjeēare, propoganda fashiste e dėrgoi sėbashku me njė grup fėmijėsh nga Dibra nė Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fėmijė tė tjerė, tė familjeve tė mėdha nga e gjithė Shqipėria. Kėtė mirėsi asokohe fėmijės sė zgjuar, ia bėri qarkkomandanti Beqir Sina, pėr tė harruar ndoshta edhe vrasjen e babait tė saj...

Ngjarjet nė vendlindje precipitojnė me shpėjtėsi. Atje, komunistėt, pėrmes propagandės sė gėnjėshtrės, kishin arritur tė trudhosin me bolshevizėm tė rinjtė dhe njerėz naiv, qė nuk e njihnin fytyrėn e zezė tė proletarėve, qė ndryshe flisnin dhe  vepronin.

Si shumė tė rinj idealist, me ėndrra dhe qėllime pėrparimtare, mbushur plot ndjenja tė ngrohta atdhedashurie, rikthimin nė vendlindje e shihnin si shpresė, pėr njė jetė dhe liri tė vėrtetė demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumė shtete tė tjera tė Europės Perendimore.

Por shpejt, ėndrra e adolishentes errėsohet dhe vendin e saj e zė mjerimi dhe vuajtjet e njėpasnjėshme, qė nuk kanė tė sosur nė familjen Sina, pėr shumė dekada, gjatė kohės sė sundimit tė kuqalashėve me hu, litar dhe mashtrim propagandistik tė Tiranės sė kuqe prej 1944-1990.

Nga tė dhėnat jo tė plota tė arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, rezulton se gjatė kėtij regjimi u vranė 5157 njerėz dhe vdiqėn nė burgje 9052 vetė, u burgosėn si tė dėnuar politikė 17.900 njerėz, u internuan me motive politike 30.383 tė tjerė. Nga viti 1945-1988 nga Shqipėria, janė arratisur 11,800 vetė. Pėr motive politike, u dėnuan me burgime, punė tė detyruar dhe me konfiskim tė pasurisė 19.250 persona.

Nė burgjet shqiptare, nė kampet me punė tė detyruar dhe internimi, kanė vuajtur pėr motive politike edhe shtetas italianė, grekė, jugosllavė, gjermanė, austriakė, polakė, rusė, etj.

Shqipėria, kishte rreth 40 burgje tė mbyllura dhe mbi 50 kampe me punė tė detyruar me tė dėnuar, pėr motive politike. Nė kėto burgje dhe kampe me punė tė detyruar internimi apo surgjenimi brenda shtetit burg komunist, kanė gjetur vdekjen 980 tė dėnuar politikė dhe 380 persona kanė pėsuar trauma psiqike.

Nė fakt, kthimi i Hanės nė Shqipėri, ishte njė kthim si udhėtim i ngadalshėm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, qė po u vinte tė gjithė nacionalistėve dhe familjeve tė tyre, tė cilėt e donin Atdheun si shtėpinė e tyre… Nisi kėshtu pėrjetimi i udhės sė vėshtirė tė kalvarit tė vuajtjeve tė njėpasnjėshme...

E reja fisnike dhe zemėrbujare Hana, njė ditė tė bukur pranvere, nė moshėn 19-vjeēare, martohet me djalin e Beqir Sinės, tė riun Rasim Sina, qė vinte nga njė derė e fortė e nacionalizmit shqiptar.

Nga burimet historike, mėsojmė se burrat e dy kunatave tė veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist nė Maqedoni, ndėrsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre vėllėzėrit e tij: Musėn, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, janė kthyer mė 1949 nga Kampi i Uznovės, mbas njė amnestie tė pėrkohshme, nė katundin e tyre nė Rreth Kale.

Kthimi ishte pa shpresė dhe tė ardhme. Ata e gjetėn kullėn e djegur nga komunistėt. Jevxhitėt e hoxhistit tė Gjirokastrės mė pare kishin vjedhur gjithēka, qė ndodhej brenda,…  e shkatėrruan dhe mė pas e kthyen nė kazermė mallrash pėr ushtrinė e tyre.

Ėshtė me interest tė thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfėrisė, ka treguar vlera fisnikėrie e mirėsie, nė momentet mė dramatike tė bashkėvendasve.

Kėshtu, mėsohet se kur vendasit morėn vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menjėherė shprehen humanizmin konkret, qė buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, qė tė ngrinte strehėn e varfėr, pėr tė hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjithė katundi dhe nga trevat e tjera, u ngritė nė kėmbė. Aty u mblodhėn fshatarėt dhe brenda natės i ngritėn njė kasolle familjes sė Beqir Sinės.

Duke shfrytėzuar mjetet rrethanore dhe teknikėn e ndėrtimit asokohe, ata e  rrethuan me qepa (njė lloj materiali i pėrdorur gjerėsisht asokohe) e veshėn me thupra dhe mė pas e suvatuan me baltė e harasan.

Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrės dhe nė tėrėsi e Shqipėrisė, qė askohe po pėrpiqej tė luftonte mjerimin e tejskajshėm dhe prapambetjen, qė u thellua me ardhjen nė pushtet tė proletarėve pa fe, atdhe e ide. Tashmė varfėria ekstreme u ul kėmbkryq nė familjet shqiptare, nė qytet e katund…

Por nga ana e tjetėr, gjesti bujar, pėr t’iu gjendur nė nevoj kėsaj familje fisnike nuk mungoi, sepse tė gjithė i donin dhe respektonin Sinajt…

Mjerimin si bashkėudhėtare, qė pllakosi kėtė familje, njė mik me banim sot nė Neė York, e rikujton kėshtu: “Sina, qė dikur kishte qėnė e para e kėtij vėndi Kulla e Sinėve, i thoshin tani, ishte edhe pa bukė, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek...”

Fshatarėt e tė afėrmit e tyre, menjėherė filluan kush e kush tė ofronte diēka nga bujaria mes varfėrisė, qė si sėmundje ngjitėse i kishte prekur tė gjithė. Ditėt iknin me shpėjtėsi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do tė martohej me Hanen, nga fjala e dhėnė, sipas traditės dhe zakonit.

Ishte vėrtetė njė dasėm e thjeshtė shqiptare, pa zhurmė e krisma armėsh, qė ndodhnin shpesh nė gėzimet shqiptare dje dhe sot…

“Dhe kėshtu u bė dasma. Nė atė shtėpi, nuk u dėgjuan daullet e festės, por u bė njė dasėm me ceremoni simbolike dhe gėzim tė thjeshtė, pa mish,… dhe vetėm disa tė afėrm i ranė ēiftelisė dhe kėnduan pak atė natė…”, kujtonte shumė vite mė parė nusja e re asokohe Hana 19-vjeēe dhe dhėndrri Rasimi 16-vjeē.

Nė atė kasolle tė thjeshtė, ēiftit tė ri, Zoti u dha tre fėmijė. Fėmija e parė ishte vajzė Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mirėnjohur Beqir Sina…, u nis nė atė kasolle… dhe lindi nė barakat e kampit tė internimit famkeq tė shfarosjes sė ngadalshme nė Savėr tė Lushnjės…

Me arratisjen e Rasimit, falė ndihmės bujare tė njė besniku tė familjes Sina, nėna e tyre si e thėrrisnin malėsorėt nė kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e mėdha, pėr tė respektuar njėra-tjetrėn thirreshin vetėm nė mbiemėr.

Njė ditė Kaloshia, i mblodhi tė gjithė fėmijėt e saj rreth vetes, e i pyeti se kur do tė arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatėzanė shtatė muajsh, me fėmijėn Beqir nė bark, qė thoshte, se vetėm dėgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t’a hapja gojėn…

Sojnikja, u tha djemėve: “Djemtė e mi, Zoti ua bėftė dritė ngado qė tė shkoni, se nėna me tesha nė krah e nisi dhe po e bitis po me tesha nė krah, por shyqyr Zoti, kėsaj rradhe kam edhe nusen e re… dhe do t’a kalojmė me gjithė nanat e tjera, se jemi mėsuar nė kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje...”

Dhe kėshtu nusja e re Hana, me fėmijėn nė bark (siē e kishin zakon gratė e Dibrės), e lidhi shamin dhe me Kaloshėn nga dera e madhe e Kaloshėve tė Kandrit, (Musa, qė vuante mjerimin nė burg), morėn rrugėn drej kėnetave tė Myzeqesė.

Tė gjithė ata qė e kanė njohur nė kohėn e rregjimit komunist dhe mė pas, kur e kanė takuar dhe folur shtruar me fisniken nė shtėpinė e Beqir Sinės (sikurse autori i kėtij shkrimi K.K.), nė Brooklyn, Neė York, flasin me shumė respekt, pėr mbresat e mira, qė u kanė lėnė takimet mė Sojniken dibrane, sikurse e thėrrisnin tė gjithė deri sa u nda nga kjo jetė…

Ajo ishte shumė e drejtė dhe ndershme, zemėrbujare, trimėreshė, e zgjuar, me njė humor tė hollė dhe djegės (thumb), pėr komunistėt (njėsoj, sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste, nė kohėn e rregjimit).

Janė pikėrisht kėto cilėsi, si: ndershmėria (i pakorruptueshėm), besnikėria deri nė vdekje, burrėria dhe zgjuarėsia, bujaria e mikpritja, pėrkushtimi pėr t’i ēuar gjėrat me vendosmėri deri nė fund, mbajtja e fjalės,  cilėsi pozitive, qė i sheh dukshėm tek i biri gazetari realist e i palodhur Beqir Sina, tė cilin, tė gjithė e duan dhe e respektojnė nė komunitetin tonė nė Amerikė. Ai, ishte i dashur edhe nga bashkėvuajtėsit nė Savėr tė Lushnjės…

Bujaria e shpirtit tė saj, vinte nga geni i trashėguar i familjes, sepse ishte njė Derė e madhe fisnike, pėrkrah dyerve tė parisė sė Shqipnisė asokohe, tė cilėt, pėr ēudi tė historisė tė gjithė ishin surgjenosur, nė skėterrėn vdekjeprurėse famkeqe tė kampit nė Savėr tė Lushnjės.

Me qindra dhe mijėra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimė, qė vinin nga familje intelektuale e patriotike, tė shkolluar nė Europėn Perėndimore, kishin hyrė nė dyert e ferrit tė kėtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolėn prej aty, tė shkatėrruar fizikisht, por tė fortė mendėrisht nė vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shumė ndėrruan jetė nga koleksioni i sėmundjeve dhe pakujdesi mjekėsor, gjatė 5 dekadave tė rregjimit komunist.

Nė Shqipėri, janė pushkatuar nga regjimi komunist, pėr motive politike rreth 6150 vetė, nga tė cilėt 450 gra. Shqipėria, ka pasur rreth 36.000 tė burgosur politike, nga tė cilėt rreth 5.900, kanė vdekur ne hetuesi apo burgje, ndėrmjet tė cilėve 200 gra. Dėnimet politike varionin nga 7 deri nė 40 vjet burg. Shqipėria, ka pasur rreth 52.000 tė internuar, nga tė cilėt, rreth 7.100 kanė vdekur nė kampet e internimit. Janė dėbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare rreth 11.536 familje, me ose pa vendime gjykatash. Tė burgosurit politikė, kanė ndėrtuar rreth 38 vepra tė mėdha industriale, pa vendime gjykatash…

Kushdo, qė ka qenė i interesuar dhe ka lexuar ose mėsuar, pėr historinė kobndjellėse tė Savrės, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipėrisė, sikurse ishin familjet mė tė zėshme asokohe, si: Markagjonit; familja zėmadhe e Oroshit tė Mirditės, lideri shpirtėror dhe atdhetar i shquar dhe shumė i rėndėsishėm i komunitetit shqiptaro-amerikanė, Themeluesi i Kishės sė Parė Katolike Shqiptare nė SHBA Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989); Muzhanėve, farefisi i Dedė Gjon Lulit, Llesh Marashit, Prekė Calit, familja e mirėnjohur Prendush Gegės sė Pukės, etj. etj.

Si shumė nuse tė reja, qė u vendosėn rishtas me familje nė kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga tė gjithė banorėt e hershėm aty tė ardhur me kohė nga qytetet dhe zonat e ndryshme tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

Njė detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thellė nė kujtesėn e familjes Sina dhe mė shumė djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndėr tė tjera tregon, pėr bujarinė e familjes Markagjoni, qė i ėshtė gjendur qysh nė ditėt e para familjes sė porsaardhur, nė kampin e internimit.

Kėshtu, vajzat zemėrbujare tė Kapidanit tė Mirditės Gjon Markagjonit, Bardha dhe Marta, i blenė tesha tė reja dhe e bėnė Hanen t’i vinte sado pak buzėqeshja, nė njė mjedis tė ri, rrethuar nga njerėz tė mirė dhe jo sikurse shkruante media komuniste, pėrmes propagandės sė saj shpifėse…

Gratė, nėnat, motrat, vėllezėrit, fėmijėt, tė afėrmit e atyre burrave patriot, baballarėve tė mirė dhe pėrkushtuar, qė nėn breshėrinė e plumbave tė mitrolozave nė kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, pėr njė jetė tė lirė nė demokraci, vuanin edhe mė shumė, pėr shkak tė aktivitetit tė tyre kundėrkomunist, nė vendet e Europės Perendimore dhe ShBA.

Kėshtu sa mė shumė, qė ata ngrinin zėrin para Departamentit tė Shtetit, kongresistėve dhe senatorėve miq dhe dashamirė tė shqiptarėve, aq mė shumė mprehej shpata e luftės sė klasave nė Shqipėri, ndaj pjesėtarėve tė familjes tė tyre tashmė nė burgje apo kampet e pėrqėndrimit ose shfarosjes.

Kėshtu fjala vjen Rasimi, burri i Hanės, fliste si spikėr, pėr shumė vite me radhė nė radion “Zani i Atdheut”, nė Neė York, i cili, njė herė nė javė emetonte programe nė gjuhėn shqipe, kundėr qeverisė komuniste nė Tiranė, aq mė shumė rritej zemėrimi i partisė-shtet tė diktaturės, kundėr familjes Sina, qė vuante kalvarin e gjatė tė pėrsekutimit tė pėrjetshėm, me tė cilėn ishte dėnuar ajo…

 Hena Sina, ishte njė prej tre nuseve tė Sinėve, qė sėbashku me vjehrrėn e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, pėsuan shkatėrrime, rrėnime dhe vuajtje nga ma tė pabesueshmet.

Ajo, e nis jetėn si gruaja e Rasim Sinės, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll sytė gjithēka! Pėr ate e shumė tė tjerave si ajo nis ferri i tmerrshėm e i pafund i kampeve tė diktaturės...

Vitet kalojnė dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik tė shqiptarėve, qė me ose padėshirė kujtohen se janė pjesė e kėsaj bote, qė duhet tė jėtojnė tė lirė dhe nė demokraci…

Mbas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, Hane Sina, u vendos nė ShBA sėbashku me familjen e tė birit, gazetarit tė palėkundur kundėrkomunist Beqir Sina.

Gjatė rinisė sė saj, ajo kishte marrė shumė sėmundje, tė cilat, i rėnduan sė tepėrmi shėndetin dhe vitet e fundit tė jetės i kaloi nėn shėrbimin e drejtpėrdrejtė tė gruas fisnike tė Beqirit…

Kėtė nėnė fisnike tipike shqiptare, do t'a rikujtojė komuniteti shqiptarė nė ShBA, tė gjithė ata miq e dashamirė, qė patėn rastin t'a njohin nga afėr...

 

 

 

 

 

 

Barakat e internimit nė Savėr

 

Nė kampin e tmerrshėm tė internimit nė Savėr tė Lushnjės nė Shqipėri, ishin 7 baraka pėrdhese, qė mund tė shembeshin nga minuti nė minut…

Kjo ishte njė vdekje e ngadalshme, por e sigurtė qė Sigurimit komunist kishte menduar pėr asgjėsimin e shqiptarėve.

Nazistėt, nė krimet e tyre tė pėrbindshme, asnjėherė s’kanė vrarė bashkėkombas etnik gjerman, sikurse kanė vepruar komunistėt nė vendet e Europės Lindore dhe kudo nė botė, ku, ato kanė sunduar forcėrish, pėrmes dhunės direkte tė hurit dhe litarit.

Kėsisoj, historigrafia botėrore, pėrmend faktin domethėnės, se nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, nazistėt gjermanė, kanė masakruar dhe vrarė, zhdukur nė krematoriume nė kampet e pėrqendirmit nė Aushvic e Mat’hauzen, etj. mbi 56 milionė njerėz, ku, pėr fat tė keq 6 milion janė ebrej, ndėrsa komunizmi deri mė sot nga burimet e sigurta historiografike dhe ekspertė, qė janė marrė me zbardhjen e krimeve tė komunizmit, ka arritur nė shifrėn e 120 milionė njerėzve tė pafajshėm nė tė gjithė botėn…

Heroina stoike nėnė Hane, ruan nė vetvete mijėra ngjarje, episode, drama, dhimbje, vuajtje, keqtrajtime, syrgjenime etj.

Ajo ėshtė vetė historia e mijėra ish tė pėrndjekurve dhe pėrsekutuarve politkė, nė kohėn e rregjimit tė egėr komunist tė diktatorit pėrves.

 

“Barakat pėrdhese, ishin tė mbuluar me ēati eterniti (nje lloj materiali riciklues, shumė i dobėt cilėsisht) dhe brėnda atyre mureve prej pupuliti e kashte ėshtė pėrthye (nė kushtet e survejimit dhe ndėshkimit) njė nga kryeveprat e letėrsisė botėrore “Orlando i ēmendun” i Ludovico Ariostos nga njė intelektual dhe profesor i shquar Guliem Deda; Aty nė ato baranga jetoj edhe  perkthyesi prej origjinalit nė shqip tė “Komedisė Hyjnore” tė Dante Aligierit nga poligloti Pashko Gjeēi; redaktue nga Llazar Siliqi. Aty ngrysi nė heshtje e braktisje ditėt e fundit tė jetės, mbas nji burgu tė gjatė nji nga figurat mė tė njoftuna ēame Rexho Plaku, e shoqja e tij motra e Teme Sejkos: Merushe Plaku e i biri i vetėm Agimi; po aty mbas nji burgu tė gjatė vdiq Anton Dukagjini prej derės sė famshme tė Dukagjinėve; po aty mbasi doli nga burgu i parė qė e pat fillue qysh fėmijė asht martue Ahmet Kolgjini, djali i vetėm i Tahir Kolgjinit; dhe po aty, pak vite para 90-ės, vdiq nga nji sėmundje e randė, duke lanė katėr fėmijė tė vegjėl konispolati i ndėrshėm Ligor Kalivjoti..

     Aty ka jetuar Musa Sina, i biri Beqir Sinės, ka jetuar dikur edhe i biri Muharrem Bajraktarit, i biri Kol Bibė Mirakės, i biri Gjon Mark Gjonit, Prof. dr. Lazėr Radi, kanė jetuar Ēapajt e Dukatit, Asllani i Tepelenės, familja e Kryeministrit Fiqiri Dines, ka jetuar Dom Mikel Koliqi (Kardinali i parė nė historinė e lavdishme tė Kishės Katolike nė trojet etnike), kanė jetuar Kaloshėt e Dibrės, Ndreu i Dibrės, Spiro Gjoka i Pėrmetit, Tasim Spahiu i Lumės, familja e Tahir Hoxhės sė Tropojės, Laholli i Korēės”, kujton ish bashkėvuajtėsi nė Kampin e Savėr sė Lushnjės, gazetari i komuniteti shqiptaro-amerikane  Beqir Sina.

 

     “Kėtu ishte edhe fati i im. Njė fėmijė, qė edhe i palindur e nė bark tė nėnės do ta dėnonin me internim nė kasollet e Savės dhe do t’a shpallin “Armik i Popullit”, me vendim tė Ministrisė sė Punėve tė Bredshme Dega e Internimeve dhe dėbimeve (dokumenti zyrtar i Arkivės sė MPB 12 Gusht 1957 A-D/427)- Pra, do tė lindė dhe tė rritej njė fėmi jetim -fukara dhe nė skamje i privur nga ēdo ėndrr e jetės fėminore.

Dhe, unė njėri prej atyre mijėra viktimava tė regjimit komunist, sėbashku me familjen time (gruan, nėnėn, dhe dy fėmijėt djalin dhe vajzėn), mbas shumė peripecish, mbasi kaluam nė fillim Budapestin e Hungarisė (dy muaj) dhe njė vit e gjysmė nė Austri, mė nė fund nė shkurt tė 1991, erdhėm nė vendin e ėndrrave tė gjithė qytetarėve tė botės Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vendin e vetėm, ku, ngjallen shpresat e lirisė dhe demokracisė…”, kujton sot kolegu im shqiptaro-amerikanė gazetari i mirėnjohur i komunitetit tonė z. Beqir Sina.

Vendin, ku, gjysmė shekulli mė parė kishin ardhur si tė arratisur, nga Shqipėria, babai i Beqirit, xhaxhallarėt e tij dhe pothuajse i gjithė rrethi i tij familjarė, kushurinjė tė parė tė babait dhe dajat e tij. Njerėz, kėta po nga familja e gazetarit Sina, qė kishin emigruar nė Amerikė, edhe para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore (ĖĖII), dhe kishin shėrbyer edhe nė ushtrinė amerikane, nė luftrat, si: nė Vietnam dhe Kore.

     Mirėpo, kur erdhi nė Amerikė, ai ishte 34 vjeē, dhe nuk ishte mė i vogėl, por i dukej se atė ditė “kishte lindur”. Babi i tij, ėshtė arratisur nga Shqipėria nė gusht tė vitit 1957, kur Beqiri ka qenė nė bark tė nėnės (7 muajsh), e cila (sikurse vepronte regjimi asokohe), u internua pėr tė vetmin "faj" (ē’ka tė kujton filmin e famshem “Fajtorė pa faj”), qė kishte bėrė, pse njė grua 20-vjeēare me tre fėmijė, mbasi i shoqi i saj ishte arratisur, ngaqė nuk duronte dhe pajtohej kurrė me regjimin komunist tė Enver Hoxhės…

    

 

Saga e internimeve

 

Me pak rroba mbas shpirtit nė krah, familja Sina, filloi tė shėtisė nė udhėtimin biblik nga njė kamp internimi vdekjeje tė nazistėve tė kuq proletar nė njė tjetėr tė vuajtjeve, qysh nga vitit 1949.

 Harta gjeografike e vuatjeve tė njėpasnjėshme, ka njė shpėrndarje tė hatashme. Kėsisoj, ai nis kalvarin e pėrsekutimit ekstrem nga Delvina, dhe vijon rregullisht nė kampet e vdekjeve tė tmerrshme, si: nė Bėnēė Tepelenė, Porto Palermo, Kuēovė, Ura Vajgurore, Kėneta e Maliqit (Korēė), Radostinės (Fier), Fabrikės sė Tullave nė Tiranė, etj., duke e stėrmunduar para kalvarit tė vdekjes gjatė gjithė jetės nėpėr Shqipėri, ku, shtėpia e vetme e tyre ishte qelia e burgut tė ftohtė kudo, si: nė burgun e Burrelit, Spaēit, Kalasė sė Gjirokastrės, Shėn Kollė, Ballsh dhe nė Tiranė…

Nė ditėn e parė tė ēangės nė apelin e parė (ku, thirreshin emėrat e tė burgosurve), tė kampit tė parė tė dhunės sė pafundme do tė pėrgjigjeshin familjet: Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biēaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi,Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti, Mulosmani, Neza, Koliqi, Ndreu, Laholli, Meraja, Kuqeshi, Kokali, Kulla, Dine, Brahimaj, Belishova, Poda, Nela, Gashi, Prengjoni (Zherkaj) Spaho, Thano, Kaba, Guveli, Agolli, Iljazi, Gjoka, Suljoti, Spahiu, Pellumbi, Tola, Ēeliku, Koleci, Kolgjini etj... njė listė e gjatė kilometrike, e cila plotėsohej pėrditė me “mish” tė freskėt nga e pėrjetshmja “luftė klasash”.

Jo pak pėr tė qenė legjendė, nėpėr atė vend do tė kalonin familjet e pesė kryeministrave shqiptarė: Koēo Kotės, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashėrit, MustafaMerlikės dhe Fiqiri Dines! S’ma merr mendja se mund tė ketė ndonjė fshat tė kėsaj bote, ku, tė kenė jetuar nė pėrvujtėri pesė familje kryeministrash. E pra Shqipėria, ka njė ekzemplarė historik Savrėn, sikurse Aushvici e Mat’hauzėn nė Gjermani.

Kėshtu u ngrit e para Savra, vendi i ndėshkimeve shembullore dhe mbas saj do tė lindnin gjithkah kėpurdha tė sė njejtės idhtėsi; sė pari, do popullohej Myzeqeja me: Ēermėn, Gradishtėn, Grabianin, Plugun, Dushkun, Gjazėn, Sulzotajn, Rrapzėn, etj. dhe mė pas nė gjithė Shqipėrinė, si: Shtyllasi, Radostina, Belshi, Shtylla, Adriatiku, Akernina, Lubonja, Bedati... e kėshtu me rradhė!

Eruditi Jozef Radi, i biri i njėrit prej itelektualėve mė tė spikatur tė asaj kohe Prof,dr. Lazėr Radit, nė kujtimet e tij, shkruan se: “Filmat e neorelizmit italian, dhe artistėt e saj kohe, s’kanė asgjė mė shumė se kėta djem e vajza tė Savrės sė at’hershme, dalė midis nji are me pambuk, sigurisht mbas lodhjes sė pėrditshme, e qė nė t’vėrtetė s’duket! Ata janė shfaqja mė me dritė e asaj rinie... dhe unė me dėshirė po i pėrmend nji pėr nji ata: Lekė Bajraktarin, Andan Hoxhėn, Lirie Bajraktarin, Irena Dukagjinin, Rukie Hoxhėn, Kastriot Bajraktarin, Sazan Dinen, Neriman Hoxhėn, Vera Demėn, Lekė Dukagjinin; qė janė nė kėt foto, por s’mund tė rri pa i bashkuar edhe ata tė shumtėt qė s’janė aty, po janė nji pėr nji nė kujtesėn time dhe gjithė si tė ishte fjala pėr dje: Veronika, Ernest, Leka dhe Tomorr Dostin, Gjosho Vasija, Nikolin e Zheta Destanishtėn, Pano Taēin, Elami, Ajete e Luftanije Agollin, Kristina, Ēelestina dhe Gjon Markagjonin, Pjerin Janėn, Gėzim Barutin, Fadil dhe Tefta Ēapėn, Dine dhe Tomorr Dinen, Tefta Bajraktarin, Reshit Mulletin, DhurataTabakun, Kin Bashėn, Meri Topallin, Ahmet e Feride Kolgjinin, Fatbardh e Hyriee Dudie Kupin, Ilir Spahiun, Idriz Cafėn, Spiro dhe Marika Anastasin, Xhevat Lamēen, Sanije Metalian, Tefik Ēelon, Ali e Rudina Demėn, Ilir dhe Fatime Biēakun, Luēie Grizhėn, Naim Staraveckėn, Abaz Alizotin, Musa, Tomorr e KujtimMaēin, Suzana Hoxhėn, Valbona Ēokun, Lekė e Mojs Mirakėn, Elez Hoxhėn, Gani eKadire Nezėn, Petraq, Evgjeni e Polikron Kuqeshin, Kosta dhe Eleni Guvellin, Lefteri e Theodhora Kėnutin, Dhimitėr Thanon, Katerina dhe Zef Mirakėn, Dush Margjekėn, Ligor Kalivjotin, Sose Sokolin, Sokol e Simon Mirakėn, Hyrka Lahollin, djemtė e fisit Kulla, Francėn, volejbollisten e famshme... e plot emra tė tjerė, tė cilėt, i dhanė rini dhe jetė atij vendi; dhe ata qė e projektuan Savrėn si nji gulag tė rrėnimit shpirtėror e fizik dėshtuan! Dėshtuan turpshėm! As me vitet pafund tė burgimeve, as me terrorin e pėrditshėm tė lodhjes dhe fushatave, as me apelet tri herė nė ditė, as me demaskimet, as me shpėrngulje masive nė tė tjera kampe... ata s’arritėn tė vrasin frymėn qė krijoi Savra!

 

 

Gazetari shqiptaro-amerikan Beqir Sina

 

Ai, sot jeton dhe punon me familje nė Shtetet e Bekuara tė Amerikės, aty ku liritė dhe tė drejtat e njeriut janė shembull nė tė gjithė botėn, mbasi me tė drejtė njihet si Kampion i Demokracisė Botėrore.

Pėr 34 vjet me radhė, pinjolli i familjes Sina, djali i vendosur kundėrkomunist i pėrbetuar Beqiri, qėndroi nė kampin e internimit nė Savėr tė Lushnjės, aty u rrit sėbashku me vuatjet ēnjerėzore.

Ai, nuk ishte i vetėm, por kishte shumė bashkėvuajtės fėmijė tė privuar nga ēdo e drejtė elementare njerėzore, sikurse shumė fėmijė tė familjeve mė tė mira tė Shqipėrisė askohe, sikurse thotė gazetari produktiv Sina:  ajka e zgjedhur e kombit, deri edhe nga ata, qė kishin qenė ish firmėtar tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ish ministra dhe kryeministra nė qeveri tė ndryshme asokohe, familje patriotėsh, si: Dedė Gjon Luli, Safet Butka, e tė tjera, atdhetarė e bajraktar, intelektualė, familje tė suksesshėm nė bisnese (shumė tė pasur), lider fetar dhe ish politikan tė rangjeve mė tė larta, duke filluar qysh nė kohėn e Zogut, fashizmit dhe nazismit, dhe nga vetė regjimi i Enver Hoxhės.

Fėmijėt e kampeve tė internimit, sot janė burra e gra nė moshė tė mesme, familjarė tė mirė e qytetarė tė ndershėm, qė janė diplomuar nė perėndim (mbasi shkollėn e kryn nė kampet e internimit) dhe s'mund t’i kenė harruar ditėt, kur u kthyen nė skllevėr nga diktatura e diktari i egėr Hoxha. 

Ka shumė vetė, qė sot mundohen tė justifikojnė jetėn (shkollimin) e tyre ose tė tjerėve, nė kohėn e diktaturės, duke thėnė se ashtu ishte sistemi, (qė i la pa shkollė) nė pėrpjekje, pėr tė relativizuar atė krimin, qė bėri regjimi ndaj kėsaj shtrese, qė t’a linte nė injorancė dhe errėsirė, pėr t’a bėrė atė sa mė tė pranueshėm, pėr shoqėrinė e atherėshme, dhe kriminelėt tė shpėtojnė qoftė edhe nga pėrgjegjėsia morale sot.

Mirėpo, krimi ėshtė krim dhe ai duhet ndėshkuar, tė paktėn moralisht, nė ēdo kohė.

Shfrytėzimi i minorenėve (i fėmijėve tė kampeve tė interrnimit, vetėm pėr punė bujqėsore), nė punė nga diktatura, ishte njė krim dhe si i tillė duhet trajtuar, edhe sot mbasi kanė kaluar 23 vjet nga marrėzit e atij rregjimi, qė kurrė mos ardhtė mė, thotė Beqiri, duke shtuar se: "Fėmijėt e shkollave 8-vjeēare, tė cilėt, diktatori i nxiste tė shkonin nė punė (pa shpėrblim), ishin tė moshės 9-14 vjeē, dhe mbas saj i dėrgonin nė ushtri, nė repartet mė tė rėnda xheniere tė punės. Duke iu referuar kodit tė punės sė viteve tė periudhės sė komunizmit, fėmijėt mund tė punonin qė nė moshėn 15 vjeē, deri nė 6 orė dhe tė iu mbylleshin dyert e shkollave".

    Sa pėr tė ilustruar kėtė fakt, ai ndėr tė tjera nis tė rrėfej, se kushuriri i parė i babait tė Enver Hoxhės (njė burrė fisnik), Veip Hoxha me Anenė dhe tre vajzat e tij (Nerimanin, Andanen dhe Suzanen), ishin internuar nė vitin 1965 nga njeriu mė i afėrt i tyre (djali i axhės), pra Enver Hoxha.

 

Veipi, ishte njė plak pedant, i shkolluar nė Stamboll dhe zotėronte katėr gjuhė tė huaja. Ai,  kishte qenė Drejtor i Bankės sė Shtetit nė Tiranė, para se tė internohej, por vdiq nė internim, i pėrbuzur nga komunizmi si njė njeri i rėndomtė.

     Aneja me vajzat e saj, qė dalloheshin esencialisht, pėr njė kulturė tė gjerė dhe thellė perėndimore, mbasi zotėronin shumė gjuhė tė huaja (italisht, frengjisht, anglisht dhe rusisht), treguan njė dashuri shumė tė madhe pėr gazetarin Beqir Sina, gjatė kohės qė ky po vijonte tė kalonte kalvarin e gjatė tė pėrsekutimit nė kampin famkeq tė Savrės sė Lushnjės.

Ata e dėshtėn djaloshin e brishtė Sina, sikur tė ishte vėllai i tyre i vogėl, mbasi kishte mbetur “jetim” me baba gjallė tė arratisur nė SHBA.

Beqiri, ishte fėmija i ledhatuar shumė nga vajzat e shquara intelektuale dhe shpesh e kujtonin me ndonjė gjė tė mirė (ushqim, si i vetmi luks nė kampet e pėrqendrimit), kur gatuanin, apo e ndihmonin mė shumė nė edukimin kulturorė dhe libra.

Kampi i internimit pėr gazetarin e ardhshėm dhe tė dashur tė komunitetit tonė nė Amerikė, ishte njė shkollė, ku, njėrėzit e ditur dhe largpamės mbi vuajtjet gjenin forcė dhe kurajo t’i jepnin mėsim falas bashkėvuajtėsve mė tė vegjėl.

Vajzat apo tre motrat fisnike, i jepnin fshehurazi disa orė nė ditė mėsim nė gjuhėn italiane, sėbashku me Dr. Professor Lazėr Radin, njė njeri me dy doktoratura (i cili, kishte studiuar nė Romė), fėmijėt e tė cilit Beqir Sina, i kishte bashkėmoshatarė, duke ndarė gėzimet dhe hidhėrimet familjare si  vėllezėr…

This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it

  

 

 

   

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >