PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 01 March 2014






Mbi  albumin  fotografik  “BERATI’’   Leon Ēikės


 

Qerim  Vrioni

 

 

Nė nėntor, gjatė zhvillimit tė edicionit tė radhės sė TIFF (Tirana International Film Festival) nė Tiranė, u pėrurua dhe albumi fotografik “BERATI” i fotografit dhe piktorit Leon Ēika. Paraqitja  para kėtij publiku e albumit, mendoj se ishte  njė zgjedhje mjaft e goditur nga ana e organizatorėve ngaqė tė kujtonte lidhjet e vjetra midis fotografisė dhe kinematografisė, riprodhimit tė pamjeve nė qetėsi dhe riprodhimit tė lėvizjes. Mė ndryshe, sėpari ishte fotografia e mandej dhe prej saj, lindi kinematografia.

Historikisht, prej mbi njėqind vitesh, Berati ka tėrhequr mjaft artistė pamor, vendas dhe tė huaj, duke filluar qė nga artisti anglez i penelit, Edward Lear e deri tek piktorė e fotografė tė kohėve tė fundit,  qė pėrbėjnė njė numėr jo tė vogėl. Kjo tėrheqje buronte dhe buron nga natyra e veēantė e qytetit dhe e rrethinave.

 Nga fillimi shekullit tė kaluar, nė qytet punuan edhe fotografėt e parė beratas Koēi Kusta, Naun Vruho e, mė pas Ilia Xhimitiku. Ata punonin pėrgjithėsisht pėr komunitetin, por shpesh herė kapnin me objektivat e tyre imazhe tė bukura e tė panumėrta tė qytetit. Me kėto shkrepje ata realizonin edhe kartolina (b/z), qė shtypeshin pėrgjithėsisht nė Itali. Gjithsesi, edhe pse gjatė disa dhjetėvjeēarėve janė realizuar shumė fotografi, fare pak janė pėrmbledhur nė albume, tė paktėn deri nga fundi i shekullit tė shkuar. Veēojmė kėtu punėn e koleksionistes dhe fotografes beratase, Parashqevi Sahatēi, qė ka paraqitur nė 2-3 albume me foto tė vjetra nga fotografė tė ndryshėm, por  edhe tė sajat.

 Qyteti i Beratit, siē pranohet dhe pohohet jo vetėm prej atyre qė merren me art, por edhe tė tjerėve, ėshtė tepėr piktoresk. Ai ka mjaft pika kėndvėshtrimi tė cilat dhurojnė pamje magjepsėse, por dhe qė ndryshojnė nga njera-tjetra, tė gjitha joshėse e, njėherazi tė veēanta. Nė shumė prej tyre do tė gjesh nė sfond malin e  Tomorrit (“fronin e Perėndisė”), ose Baba Tomorrin, siē i thonė familjarisht vendasit, ose atė tė Shpiragut, nė anėn tjetėr e, nė mes tyre njė dyshe  dhe aks interesant qė pėrbėhet nga Kalaja dhe Gorica, qė ndodhen pėrballė njėra-tjetrės. Kėshtu, pėr ta fotografuar Beratin, mbase duhet shikuar  me syrin e piktorit, pėrveē atij tė fotografit. Leon Ēika e plotėson kėtė kusht; ai ka studiuar pėr pikturė, e lėvroi atė jo pa sukses, por mė pas iu pėrkushtua edhe fotografisė. Jeta e tij krijuese tashmė ecėn mbi dy shina, pikturėn dhe fotografinė, pa i mbajtur anėn asnjerės, duke i trajtuar si fėmijė binjakė e, pėrftuar kėshtu nga secila kėnaqėsi ndjesore tė mėdha pėr vehte e pėr tė tjerėt. Kultura shqiptare njeh edhe raste tė tjera, tė piktorėve tė shquar qė kanė lėvruar me sukses edhe fotografinė. Le tė kujtojmė, Kol Idromenon, Sadik Kacelin, Vangjush Mion, Andrea Kushin, Pleurat Sulo etj.  Ēika, duket se e ka shfrytėzuar me shumė aftėsi edhe pėrvojėn e tyre tė vyer nė lėvrimin e dy arteve. Sidoqoftė kėto nuk do mjaftonin nėse nuk do shoqėroheshin me dashurinė e veēantė tė Leonit pėr Beratin qė ndoshta pėrbėn njė ēelės tė rėndėsishėm tė suksesit.



  Fotot e albumit, pėrgjithėsisht hyjnė nė peizazhet urbane, ku spikat veprimi i njeriut mbi mjedisin rrethues. Gjithsesi, tė shumta, por edhe tė ndjera janė dhe shkrepjet e pamjeve pa gjurmė tė dorės sė njeriut. Fotografitė e albumit shpesh paraqiten si kompozime tė mirėfillta qė mund t’u vendoseshin fare mirė edhe emra me karakter psikologjik dhe filozofik, edhe pse me numėr tė kufizuar elementėsh grafikė nė to. Po ashtu, nė fotografitė e Ēikės, thuajse nuk gjendet fare ndonjė “sipėrfaqe parazitare” e, ato sikur janė distilime tė atyre pamjeve tė pėrgjithėshme qė mbizotėrojnė mjedisin. Fotot e albumit janė larg shkrepjeve kartolineske, qė nė  raste pėrmbledhjesh tė tilla janė tė zakonshme. Ēika, operon i sigurt e me sukses nė fotografi nėpėrmjet gjetjes sė kėndmarrjes, kuadrimit dhe ndriēimit tė imazhit, qė pėrbėjnė mjetet kryesore  shprehėse tė artit tė fotografisė.

 Albumi fotografik “Berati” e pėrfaqėson Leon Ēikėn si fotograf i cili e njeh mirė dhe e dashuron dritėn me lodrimet e stėrholluara tė saj, duke shpėrfaqur kėsisoj finesė tė rrallė. Ai e gjen dritėn si nė planet e afėrt, ashtu edhe nė sfonde, pėr ti dhėnė shpesh asaj njolle tė ndriēuar statusin e pikės sė rėndesės sė fotos, ēka nuk ėshtė e pėrhapur shumė nė fotografinė shqiptare. Njėkohėsisht, ai trajton me aftėsi tė admirueshme e tė rrallė kontrastet tonale (por jo tė forta), ndonėse vepron nė fotografinė me ngjyra, ku tė “shtėpisė“ janė ato koloristike. Kėshtu, mjaft fotografi tė albumit tė krijojnė pėrshtypjen se po sheh njė pikturė me ngjyra tė mbajtura, gjė qė shton kohėn e kundrimit me vėmendje e, njėherazi dhe me kėnaqėsi tė tyre. Madje, nga kujdesi i Ēikės nė zgjedhjen dhe gėrshetimin e ngjyrave tė pamjeve qė do kap me objektivin e tij, herė-herė, nė shikimin e parė, tė duket se po sheh njė foto monokromatike e po ashtu, sikur po vėshtron fotografinė e njė peizazhi tė mirė me vaj.

Fotografi Ēika, ka pėrdorur pėr pėrgatitjen e fotove tė albumit si teknikėn analoge ashtu edhe atė digitale. Janė rreth 300 foto, por pėr t’i pėrzgjedhur kėto, duhet tė siteshin, ndoshta shumė mė tepėr. Kjo kohėndarje qė gjithashtu ėshtė pjesė e procesit krijues artistik, tregon se fotografi ynė, edhe kėtu shpalos zotėsi dhe siguri.



 Pėrmbledhjet fotografike tė kėtij lloji, pėrgjithėsisht duhet tė plotėsojnė dy vektorė, atė njohės,  informativ (nė rastin tonė qyteti i Beratit) dhe atė estetik.  Leon Ēika i ka mėshuar mė tepėr tė dytit,  duke bėrė qė “shkrepjet” e tij tė kenė nivel  tė atillė qė tė hyjnė nė artin e fotografisė. Ai, ashtu si dhe mė parė (bashkėautor nė njė ekspozitė shumė interesante pėr turizmin mė 2006), e ka realizuar synimin e dėshiruar;  albumi pėrbėn njė vepėr me vlerė nė fotografinė shqiptare nga e cila kanė ē’tė mėsojnė edhe ushtrues pasionantė tė artit tė fotografisė nė vend. Gjithashtu, mendoj se albumi e ka staturėn pėr t’a pėrfaqėsuar denjėsisht fotografinė shqiptare edhe nė botėn e jashtme. Emocionet e lindura nga imazhet e natyrės tė para drejtėpėrdrejtė, fotografi i ka hedhur nė letėr dhe qė  tashmė pėrcjellin ndjesi edhe tek shikuesi i fotove. Pėr kėtė, atė e ka ndihmuar jo vetėm aftėsia e tij e veēantė si fotograf, por edhe lidhja e gjatė shpirtėrore tij me qytetin e Beratit. Mungesėn e madhe tė albumeve fotografike tė kėtij niveli, vepra  “Berati” i Leon Ēikės, e zbeh mjaft duke u dhuruar dashamirėve tė shumtė tė fotografisė, por dhe tė Beratit, ndėr ta edhe shkruesi i kėtyre rradhėve, kėnaqėsi njohėse, por sidomos estetike.



 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >