PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 01 March 2014

 





 

Kushtuar mjekut humanist,

neurologut Sandėr Ashta

 

 

Pjetėr Logoreci

 

Gjatė vizitave nė atdhe befasohem nga ndryshimet e mėdha. Ndėr ditėt e qėndrimit, sidomos kur dielli shndritė rrugicat shekullore, por edhe fasadat e pallateve modern tė qytetit tim tė lindjes Shkoder, tė vjen dėshira pėr ndonjė shetitje nga bregu i liqenit pėr tė soditė natyrėn e pėr tė sjellė nė kujtesė vitet e shkuara.

Sa kujtime janė ruajtur nė memorien e qytetit tim, pėr ngjarje nga mė tė ndryshmet; histori luftrash e pushtimesh, ngjarje artistike e patriotike, gėzime e tragjedi familjare; sa kujtime pėr personazhe shumėngjyrėsh tė cilėt kanė ndikuar kulturėn dhe humorin e qytetit; sa kujtime pėr dijetarė e specialistė tė fushave tė ndryshme qė nderuan e lartėsuan emrin e qytetit tė Shkodrės.

Nė qytet, rrugėt shtruara e tė gjėra (nganjėherė me emertime tė cuditėshme) tė bėjnė njė pėrshtypje tė mirė, aq sa ke deshirė t“u shkosh deri nė fund, por kur tė lind nevoja pėr njė pushim (nga mosha) tė vjen keq qė mundėsia pėr tu ulur nė ndonjė lulishte ėshtė e paktė ose nuk egziston….

Mė rastisi tė kaloja pėrgjatė rrugės gjarpėruese ku gjindet shtėpia muze e Pashko Vasės, dhe prania e njė derė tė vogėl prej hekuri, mu pėrballe saj, me ringjalli kujtime dhe emocione tė cilat dėshiroj ti ndaj me lexuesin... Dikur kjo derė e  vogėl mbi tė cilėn ishte e fiksuar njė tabelė treguese, mbyllte pas saj ambientet  e njė ndėrtese tė vogėl me terracė betonit. Pėr cdo shkodranė kjo godinė ishte shumė  e njohur, ndėrsa syrin kureshtar  tė ndonjė vizitori e befasonte  pėrmbajtja krejt e vecantė e shkrimit mbi derė:

KLINIKE PRIVATE

Dr Sandėr Ashta, Neurolog, Psikiatėr

Orari i Vizitave: ....  nga....deri.....ora....

 

VIZITOJ EDHE PA PAGESE

U shtanga pėr disa minuta para kėsaj porte bujare, qė pėr qytetarėt e Shkodres (por edhe tė shumė vendeve tė tjera mbrenda e jashtė Shqipėrisė), ishte si vend pelegrinazhi....ku cdo njėri qė trokiste kėtu gjente ngushėllim nga fjalėt e ėmbla dhe optimiste, gjente trajtim tė kualifikuar dhe ngrohtėsi, si dhe sherim shpirtėror e fizik nga mjeku humanist Sandėr Ashta......

Dikur, rrugės pėr nė shkollė kaloja para kėsaj dere, ku po thuajse cdo ditė qėndronte dikush qė priste,.... njė taksi qė transportonte ndonjė tė sėmurė, ....apo ndonjė karrocė qė kish sjellė pėr vizitė dikė nga fshati. Njerėzit i drejtoheshin doktor Sandrit nė shtėpi, mbasi nė spital ishte “zor pėr ta kapur” ngaqė ishte shumė i angazhuar. Pėrvec vizitave ditore tė pavionit, si specialist atij i duhej tė ishte  pjesė dhe  e shumė komisioneve apo ekspertizave mjeksore apo mjeko – ligjore.

Doktor Sandėr Ashta lindi me 6 janar 1936 nė njė familje tė mesme e cila ishte e njohur pėr ndershmėri dhe atdhedashuri. I jati Kol Ashta, njė burrė shumė i dashur e gazmor, kishte lindur nė Dubrovnik nė familjen e njė  tregtari shqiptar. Ai nė rininė e tij ushtronte zanatin e argjendarit e mė vonė pėr mbajtur familjen filloj tė punoj edhe si rrobaqepės nė Kotorr. Pėr tė gjithė njėrzit qė e njihnin, Kola ishte i lindur pėr ato mjeshtri. E ėma e Sandrit, Zina (Shllaku) Ashta  vinte nga njė familje artistėsh e intelektualėsh nga gjiri i sė cilės doli aktori e regjisori i njohur Lec Shllaku dhe  shqipėruesi i Homerit, i madhi Prof. Gjon Shllaku.

           Qė nė rininė e tij Sandri pat shumė ėndrra dhe dėshira pėr tė ardhmen, por fati e solli qė nė vend qė tė bėhej balerin, mėsues letėrsie apo historie (sic ai ėndėrronte), pėr nevojat e kohės shteti i dha njė bursė pėr mjeksi.



Filloj studimet pėr mjeksi tė pėrgjithėshme nė Fakultetin e mjeksisė nė Tiranė nė vitin 1954 dhe pasi  i mbaroj ato nė  vitin 1959, kėrkoj tė bėjė njė specializim tė cilin ja dhanė jashtė dėshirės sė tij pėr otorinolog. Pas shumė pėrpjekjesh arriti tė shkojė nė drejtimin qė dėshėronte dhe tė bėhet mjek pėr psikiatri dhe neurologji.  Nga rezultatet shumė tė mira e sukseset qė pat nė studimet pasunivesitare nė degėn e neuropsikiatrisė,  i propozuan njė vend si pedagog nė fakultetin e Tiranės. Edhe pse ky propozim ishte shumė intrigues, doktor Sandri shprehu deshirėn e tij qė ti shėrbente popullit tė Shkodres duke marrė pėrsipėr detyrėn e specialistit tė neurologjisė nė spitalin civil tė kėtij qyteti. Ato qė e njohėn nga afėr Sandrin e dijnė qė natyra e tij e qeshur e plot humor, mėndyra e komunikimit me  njerzit dhe pacientėt, thjeshtėsia e respekti pėr tjetrin, por edhe autoriteti (aty ku nevoitej) qenė bazat e suksesit tė punės sė tij shumė vjecare.

E kush nė Shkoder nuk i njeh batutat dhe anektodat qė la “trashėgim” Sandėr Ashta? Tregojnė qė njėherė, ndėrsa lėvizte rrugės nga spitali pėr nė ambulancė ku do tė kishte komision mjeksor, njė nga figurat e njohura tė partisė pushtet nė Shkoder (M.T.), njė burrė qė binte nė sy jo vetėm pėr pozicionin nė parti, por edhe pėr pėrmasat e mėdha tė trupit e tė kokės, e ndalon dhe fillon ti ankohet pėr njė dhėmbje tė pėrherėshme e tė padurueshme koke e cila i shtohej sidomos kur ai levizte... Sandri me shikimin e tij karakteristik qė tė depėrtonte dhe me cingaren e perherėshme qė i varej nė buzė..... e sheh “pacientin” nga koka deri te kėmbėt dhe ....si pa rėndėsi i pergjigjet: ....Mos u ban merak, krejt e thjeshtė.... a din cka ke....ti shoku M...pėr fat tė keq ke kryet e madh e mbrendė tru pak, e kur ecė me ngut, trutė shkojnė tuj u perplasė ..... e kjo tė shkakton dhimbje....

Sandri ishte shumė konsekuent nė zanatin e tij e pėr kėtė shpesh i duhej qė tė “ndeshej” edhe me miq e shokė, por “pa i leshuar pe” nga mendimet e tija. Meqė ai njihte shumė njerėz edhe ndėrhyrjet tek ai pėr probleme tė ndryshme ishin tė shumta. Njėherė njė i njohur i kėrkoj qė, meqenėse ai jepte mėsim nė shkollėn e infermierisė nė qytet, ti bėnte nderė duke i kaluar klasė njė mbese tė tij qė ishte nxėnėse e dobėt. Sandri i cili i dinte mirė aftėsitė e vajzės nuk pranoj, por shoku vazhdonte tė ngulė kėmbė (pasi kishte shumė afėrsi me tė).... e Sandri vazhdonte tė kundėrshtonte. Kur miku u bė ....i padurueshėm, Sandri i pergjigjet: Sikur tė mė kėrkoje qė ti gjeja burrė, do ta bajsha me knaqėsi se e njoh qė ėshtė vajze mirė, por diplomėn nuk mundem me ja dhanė se merr njerzit nė qafė .....

Ai nuk i thyente kurrė dhe ishte kokėfortė nė parimet e tija edhe pse rrezikonte ndonjėherė. Ndodhi qė gjatė njė mbledhje analizė vjetore ku gjindeshin po thuajse tė gjithė mjekėt e qytetit, drejtuesi i mbledhjes (A.B.) i cili ishte dhe drejtues i institucionit dhe njėri me shumė “kontribut nė parti” e perfundoj mbledhjen me fjalėt:...LE TE JETE MOTOJA E JONE ...PARTIA MBI TE GJITHA.... e Sandri e korigjon me “kujdes” ...PER NE MJEKET....NJERIU MBI TE GJITHA.....

 

Si nė tė ftohtin e dimrit, ashtu edhe nė zhegun e verės, me kapelėn e tij karakteristike “Borsalino”, pėrshkonte Dr. Sandri rrugėt e qytetit mbi bicikletėn e tij tė vjetėr...nga njeri cep nė tjetrin, aty ku e kėrkonte puna, aty ku kishin nevojė njėrzit. Nga goja e tij nuk u dėgjua asnjėherė fjala ....JO, ..... NUK MUNDEM,....NUK KAM KOHE...

 

Mė rastisi njėherė qė ta shoqėroja me makinen time nė njė lagje periferike tė qytetit ku ai nuk kish mundur tė shkonte pėr njė vizitė nė bicikletė....  - Me vjen keq qė do tė vonohemi pak –  u pėrpoq tė mė kėrkonte falje pasi doli nga vizita, .....duhet tė shkojmė  nė farmacinė e Parrucės pėr tė blerė ilacet e kėtij pacienti pasi ėshtė burrė i vobegėt dhe i vetėm... Nuk ishte rasti i parė qė dėgjoja qė ai i paguante nga xhepi i tij ilacet e personave tė varfėr e nė nevojė....

 

Doktori i donte shumė lulet ashtu dhe kafshėt.  Oborri i tij ishte gjithmonė i mbushur me  lule tė shumėllojshme e shumėngjyrash. Njėherė nė mes tė njerzve qė i kishin ardhur pėr tu vizituar nė shtėpi, njėri qė ishte tepėr i dobėt fizikisht po i “ankohej”  .....- Allahile doktor ēka ka me mue ky qeni i jot, qė m'asht qep e mė leh ma shumė se tė tjerėve? ..... E kam mėsue me koca - ju pergjegj doktori plot humor...

Si cdo shqiptar edhe mjekėt krahas punės sė tyre humanitare me njerzit, thirreshin nė sherbimin ushtarak (zbor) pėr “tu aftėsuar nė mbrojtjen e vendit”. Njė herė nė muaj (gjatė viteve 70-80), edhe pse ishte i mbytur nė punėt e spitalit e problemet shėndetsore tė qytetarve, Dr. Sandrit  i duhej tė shkonte nė zbor, qė tė ruante depon e armatimit qė gjindej nė fabrikėn e cingareve tė Shkodres. Ndėrsa pėr tė tjerėt kjo ditė ishte njė mėndyrė pėr tu shkėputur nga rutina punės, pėr Sandrin “dita e zborit” ishte ditė e mirėfilltė pune pasi njerzit i shkonin tek depoja e armėve pėr tu vizituar. Atė ditė canta me aparatin e tensionin, cekicin i neurologut dhe karabina ishin pajimet e tija.



Kisha degjuar nga koleget e tij qė atė kohė (nga viti 1972 e mė pas) Dr. Ashta, arrinte tė kishte 70 deri 90 vizita nė ditė, per tė cilat nuk pranonte tė paguhej, megjithėse nganjėherė i mungonin lekėt pėr tė blerė duhanin qė nuk mund ta ndante pėr asnjė cast nga vehtja. Pavarėsisht nga lodhja ditore, humanisti Sander Ashta, edhe trokitjeve nė derė nė orėt e vona tė natės, i pergjigjej menjėherė. Pėr kėtė punė vetėmohuese ai ishte vlerėsuar me shumė urdhėra pune dhe nderime profesionale nga shteti.

Njė miku i tij qė banon nė Vekshar tė Shkodres tregon kėtė ndodhi: ...njė ditė Sandri ndodhej nė shtėpinė time pėr tė na bėrė njė vizitė mjeksore. Pas vizitės, teksa po pinim kafe dhe bisedonim nė oborr, afrohet pranė nesh njė komshi i imi, burrė nė moshė tė thyer, dhe e pyet doktorin: ....m.q.s. je mjek dėshėroj me tė pyet...a din gja a rron Sandėr Ashta?.... Jo ka vdekė, i pergjigjet Sandri, duke mbajtur pamje serioze... po pse po pyet? .... Mė ka shpėtuar jetėn, i pergjigjet i moshuari...... Kishte ardhur  familja tė mė marrė nga spitali i cili mė nxori jashtė pėr tė vdekė nė shpi… , por fati e solli qė tė takoj Dr Sandrin nė shkallat e spitalit, i cili me ktheu nė repartin e tij e ja ku jam sot…

Njė herė pata rastin tė takoja Dr. Prezėn tė cilin Sandri e pat profesor, mė vonė koleg, por edhe mik tė madh. Kur i tregova qė ishim tė njohurit e Dr. Ashtės na kėshilloj qė tė mos merrnim mė rrugėn pėr  nė Tiranė, pasi ėshtė Dr. Sandri nė Shkoder. Unė- mė tha ai, tė gjithė tė afėrmve tė mij i rekomandoj Dr. Sandrin pėr problemet qė kanė. Mė pas pėr tė treguar aftėsitė dhe profesionalizmin e Dr Ashtės kujtoj nga e kaluara: ... e kam njohur qysh student, ishte shumė i vėmendėshem dhe i talentuar. Punonte gjithė ditėn nė spital qė tė pėrfitonte nga mjekėt mė tė vjetėr. Nė pavion patėm njė herė njė paciente nga Shkodra tė cilėn ai e njihte. Pasi kishte konstatuar qė ajo po trajtohej gabim, me lejen shefes sė repartit (njė mjeke ruse) i ndėrroj mjekimin gruas e cila u pėrmirėsua dukshėm dhe u shėrua.

Eshtė pėr tu pėrmendur qė pėr njohjet e tij, respektin qė gėzonte nė popull, si dhe pėrkushtimin dhe ndershmėrinė  nė punė, nė fillimet e demokracisė njė mjek koleg dhe politikan, i  propozoj qė tė futej nė politikė e tė bėhej deputet. Ato ditė Sandri ndjehej i shqetėsuar dhe kėtė ua thoshte tė gjithė miqve tė tij: ....si thoni ju... unė jam pėr mjeksi, qė tė  ndihmoj njerzit e jo pėr politike…dhe ai vendosi tė ishte aty ku mund tė ndihmonte mė shumė popullin e Shkodres, vendosi pėr mjeksinė.

Po nė ato ditė, mė kujtohen vizitat e pėrditėshme qė i bėnte, ish tė burgosurit politik  Pjetėr Arbnori,  i cili sapo kishte dalė nga burgu ku kishte kaluar njė jetė plot trauma dhe keqtrajtime. Doktori e kuptoj qė ai kishte nevojė pėr ndihmėn e tij profesionale dhe e  trajtoj me dėshirė e durim mikun e tij tė mirė. Gjatė kohės sė diktaturės si dhe nė ditėt kur filluan levizjet pėr demokraci, Dr. Sandėr Ashta ndihmoj me dhjetra tė burgosur politikė qė kishin mbushur birucat e degės sė punėve tė mbrendėshme nė Shkodėr. Edhe pse ishte shumė e rrezikėshme, ai shkruante nė kartelat e tė burgosurve diagnoza tė pakundėrshtueshme nga ndonjė “mjek i partisė”, qė tua lehtėsonte sado pak vuajtjet, apo tė pengonte internimin ose dėrgimin e tyre nė kampet famėkeqe tė punės.

Shkodra nuk mund tė harrojė qė me kėmbėnguljen e tij u ndertua spitali psikiatrik nė Shkodėr i cili sot mban emrin e tij. Me eksperiencen e tij tė gjatė si specialist i kėsaj fushe, ai  bashkėpunoj me ndertuesin,  qė ta bėnte spitalin e ri sa mė funksional dhe bashkėkohor. I gjithė kolektivi i kėtij spitali i njeh mirė pėrpjektjet e tij, duke shfrytėzuar edhe njohjet pėrsonale, pėr ta paisur spitalin me njė kaldajė tė fuqishme qė do tė plotėsonte nevojat pėr ngrohje. Nė ato ditė tė vėshtira, ai angazhohej personalisht pėr tė siguruar lėndėn djegėse pėr ngrohje e kur ajo mungonte, me tagrin e drejtorit tė spitalit, i lejonte pacientėt tė mbanin reflektor nė dhomė.

Pervec spitalit psikiatrik, Dr. Ashta drejtonte edhe shtėpinė e tė moshuarve tė qytetit, ku ai shpalosi  vlerat e tij tė larta morale e sociale duke u sjellė me kėtė shtresė, si me prindėrit e tij qė i adhuronte. Nuk mund tė harrohen ditėt kur nė sallėn e ngrėnies tavolinat mbanin mbulesa tipike shkodrane, kur kafja e mėngjezit i shkonte cdo banori te shtrati. Sė bashku me kolektivin e sherbimit,  ai dėshėronte qė ti krijonte tė moshuarve ngrohtėsinė e familjes.

 

Me vlerat e tij tė larta morale si njeri dhe specialist, Dr. Sandėr Ashta ka hyrė nė tė gjitha shtėpitė e qytetit, pėr ti shėrbyer njėrzve tė cdo moshe, nė cdo kohė. Ai ishte i lidhur miqėsisht me qindra familje tė cilat i frekuentonte edhe nė raste gėzimesh familjare.  

Duke kėrkue tė dhėna pėr Dr. Sandėr Ashten nė Shkoder  tek tė njohurit e tij, kolegėt, tė afėrmit, mora vesht njė lajm qė mė la shije shumė tė keqe. Njė nga koleget e reja tė Dr.  Sandrit nga spitali psikiatrik (Dh.U.), duke respektuar procedurat e keshillit bashkiak nė Shkoder pėr emėrtimin  “qytetar nderi” , kishte kėrkuar aplikimin pėr Dr. Ashten.  Pergjigja kishte qėnė e menjėhershme dhe negative pasi mjekja i perkiste jo  shumicės partiake tė kėshillit bashkiak. Ndjeva neveri e turp pasi Dr. Sandri ishte kujdesur edhe pėr shendetin e vetė kėshilltarve e familjeve tė tyre , pa pagesė, duke sakrifikuar edhe kohėn pėr familjen e vet, pa shikuar ngjyrė apo ideologji partiake. Shkodra e shkodranėt ishin si familja e tij. Mendova me vehte: mjerė Shkodra e qytetėrimi i saj pėr kėto mbeturina partiake qė pengojnė perparimin. Mjerė ai komb (qytet) qė nuk ngre nė piedestal heronjtė e vet... Deri kur?








Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >