PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 25 January 2014






URDHNIMET E POEZĶS


 

 

Kolė Ashta

 

 

Mos harró se poezija tė nalton me kundrue heroizmin e jetės. Shqiptari bashklindet me ket heroizem. Ai jeton me krye nė rrezik tue luftue e tue vuejtė. Jetėn e kupton porsi nji perpjekje tė vijueshme. Kush nuk perpiqet, kush nuk punon do te deshtojė, pse jeta e patrazime, e qetė, e pamendime, e papunė tė plakė menden, tė kalbė zźmren, tė mbytė ndjenjat.

Mbaje nė mend se poezija i flet ndjenjave breshnorake, shllimeve tė nalta, shpirtenve djalosharė. Ajo ngjallė ngazullimin kundra jetės mkatnore, hovin krijues kundra lakmimit landuer. Poezija ēpallė vlerėn e naltė tė shpirtit, qi pėrbuzė sendet e landshme, fuqizimin e virtyteve tė pambarueme, qi dermojnė lakmimet landore. Poezija ngjallė naltimin e virtyteve kundra jetės sė shkatrrueme e mkatnore. Kujtó se poezija pėrpiqet pėr ringjalljen e zźmrės shqiptare, e vetdijes kombtare, e ndjenjes atdhetare. Dueje ringjalljen e ndergjegjes, qi i don tė mirėt, qi i beson ati qi e don, qi e ndihmon ate qi e mėson, qi lufton pėr doket ilire.

Veshtró mirė se poezija nuk kėndon paren, se ajo tė djegė dorėn, tė vėrbon syt, tė prishė menden, tė helmon jetėn. Naltoje shpirtin, se parja nuk merret nė vorr. Shpirti jeton mbas vdekjes e parja shuehet. Njeriu i dhanun mbas ktķ mkati nuk shef heroizmin e jetės e prį do tė ndalet. Kush ndalet ka me u dukė porsi hije ndėr tė tjerė, porsi nji kufom e gjallė me sy tė gropuem, porsi gjethi i pźmės i sjellun prej ere.

Mos e pėrbuz poezķn, pse ajo kundron zźmrat djaloshare ku levizė gjak fisnik, nji hov ilir i rķ, i vėrtyteve shqiptare tė pasterta, tė drejta, fatosore, qi pėrfaqsojnė cilsķt rracore tė njeriut shqiptar. Ajo kėndon pafajsķn, qi bjen pranverėn ndėr zźmra.

Ta dijsh se poezija rikrijon zźmrat, zhdukė dyshimin frigacak, mbytė gėnjeshtrat munduese. Poezija i ēpallė luftė zźmėrkqive, shfrytzuesave mendengushtė, shpirtligjve.

Ta dijsh se urdhnimet e poezķs tė freskojnė thellsķt e shpirtit me ujin dikues, ulin pezmin, njomsojnė ndiesķt. Por ta dijsh se tė kėqijt, qi flasin mbrapshtė, njerzit qi s’kan besim, qi s’dijnė ēka āsht shpirti, nuk e kuptojn poezķn; por ta dijsh edhe se ajo i flet zemrave tė nalta, shpirtenve djalosharė, ndjenjave fisnike, tė denja, tė pasterta, tė kėthillta. Mbaje nė mend se poezija ngjallė hovin e virtyteve dhe dermon veset kapėrthyese, epshet vdeksore, mkatet verbuese.

 

 

 

BALLI I RINISĖ, Tiranė, e shtunde, 5 dhetuer 1942, f. 3.






Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >