PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 14 January 2014






In Memoriam

 

 

Copėza kujtimesh pėr mikun tim tė paharruar Kapidanin e Mirditės

Ndue Gjonmarku (1914-2011)

 

 

Tomė Mrijaj

 

 

 

 

 

 

Trojet etnike shqiptare, gjatė shekujve tė historisė sė lavdishme, kanė nxjerrė burra tė shquar tė pushkės dhe penės, tė cilėt, ishin dhe mbetėn ndera e krenaria, jo vetėm e krahinės, ku, ato janė lindur dhe rritur, por edhe mė gjėrė, duke qenė gjithėkombėtarė, pėr kontributin e madh, qė dhanė gjatė jėtės sė tyre.

 

Kur kėto patriot tė shquar, nuk ndodhen sot nė mesin tonė, ne me nostalgji pėrkujtojmė veprėn e tyre, qė gjithnjė do tė mbetėt e pavdekshme nė panteonin e ndritur tė historisė shqiptare.

 

Nga ana tjetėr, kur njė personalitet tė komunitetit tonė shqiptaro-amerikanė e ke njohur nga afėr (pėr shumė dekada), ke folur dhe kuvenduar shtruar, me orė tė tėra, nė takimet mes liderėve apo bisedave tė lira si miq shtėpie kėtu, nė ēdo ēast, kur pėrmendet emėri i Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjonmarku, mė rizgjohen kujtime tė hershme tė paharruara dhe shumė domethenėsė, pėr kėtė pinjollė tė derės sė famshmė, qė ka njė histori tė lavdishme shumė shekullore.

 

Kur lexon sot bilancin e hidhur, qė pėrjetoi Dera e famshme e Kapidanėve tė Mirditės, shohim, se kjo principatė, ėshtė ndera dhe krenaria jonė e ligjshme, qė mundi tė mbijetoi me stėrmundime pėr 5 shekuj mizorisė otomane, por qė pėr hironi tė fatit tė keq, u tjetėrsua (bijtė mė tė mirė tė Derės sė Kapidanėve) u vranė, u burgosėn (torturuan mizorisht deri nė vdekje), u internuan familjarisht,  nė kampet e pėrqendrimit, u vodhėn dhe shkatėrruan tė gjithė pasurinė materiale, dokumentare dhe sekuestruan kullat e famshme historike nė Orosh tė Mirditės dhe nė qytetin e Shkodrės…).

 

Kjo histori e hidhur, u ndodhi sistematikisht nga bashkėkombasit komunistė, qė po me barbarizėm dhe urretje po realizonin planin bolshevik pėr zhdukjen e plotė tė historisė sė lavdishme tė Principatės zėmadhe tė Kapidanėve tė Mirditės.

 

Mbas pushtimit dhe kolonializimit pesė shekullorė tė Perandorisė mizore Otomane nė trojet e Arbėrit, shohim, se pėr fat tė keq, kemi shuarjen e plotė tė gjithė principatave shqiptare (pėr njė arsye apo tjetėr), gjatė rrjedhave tė historisė, tė cilat sot nuk ekzistojnė mė, por qė pėrmenden nė analet e historisė dhe librat shkollore tė arsimit shqip nė trojet etnike shqiptare.

 

E vetmja, qė mundi t’i bėj ballė me sukses rrėbesheve tė pėrgjakshme tė armiqve shumė shekullorė, ishte dhe mbeti Principata e Dukagjinit, qė kulmon me histori tė lavdishme tė mishėruar tek Pal Dukagjini dhe mė pas shumė i mirėnjohuri Lekė Dukagjini, qė na la trashėgim Kanunin, me tė njėjtin emėr, qė ndryshe ėshtė kodi juridik i malėsive tona, e cila vijon tė ndiqet me respekt deri nė kohėn moderne.

 

Nga kjo derė principate nė fjalė, vjen pinjolli, juristi Kapidani i Mirditės Ndue Gjonmarku, i shkolluar nė universitetet mė tė njohura tė Europės, si Austri dhe Itali.

 

Kėtė vit mbushėn 3 vjet, kur mė 4 Janar 2011, nė Spitalin “North Shore” Forest Hills, Queens NY, nė moshėn 97-vjeēare, u nda nga jeta Kapidani i Mirditės Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vėllai Kapidan Nikollė Gjonmarku, djali Gjoni dhe vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra. Ishin tė pranishėm meshtari Dom Pjetėr Popaj dhe miqte e ngushtė tė familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buēaj Kryetar i Federatės Panshqiptare “Vatra”, miku i familjes Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i “Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit” nė ShBA.

 

 

 

Si e njoha unė Kapidanin Ndue Gjonmarku?

 

 

Me ardhjen time nė New York, nė vitin 1978, pata fatin, nderin dhe kėnaqsinė e veēantė, tė njihem nga afėr dhe tė mbesim miq tė pandarė, me mikun e paharruar deri sa ai kaloi nė amshim.

 

Nė Orosh tė Mirditės, lindi mė 29 shtator 1914 Ndue Gjonmarku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe vėllait tė parė Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza.

Aty lindėn fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizi, njė pėrsonalitet i njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė hershme e bashkėkohore shqiptare. 

Babai Gjoni, pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn fillore, ku, midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesė vitet e para fillore dhe gjimnazin pranė shkollave private katolike nė vitin 1934 nė qytetin e Shkodrės.

I prirur pas botės sė librave dhe kulturės civilizuese perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin 1937 pėr studime tė larta sėbashku me vėllaun Lleshin nė Universitetin (College) nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa vitesh kthehet nė Shqipėri dhe pas disa muajsh shkon nė Universitetin e Firences (Itali), pėr tė ndjekur studimet e larta nė Jurisprudencė.

Ai, pėr asnjė ēast nuk e shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, tė cilėt e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit tė Mirditės, ka respektuar popullin e Mirditės dhe krahinat tė tjera tė Atdheut.

Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943 kthehet nė Shqipėri. Jeta studentore, miqtė e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė, qė ai tė zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu sikurse kujtojnė disa bashkėkohės qė ende jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė Orosh tė Mirditės, familja dhe ai vetė, ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje atdhetare, fetare dhe kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės etj., duke kuvenduar me krerėt, parinė e qytetit, klerikė tė lartė katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė vinin shpesh nė Shqipėri dhe nė veēanti nė trevėn e Veriut.

Gjatė bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn tuaj, njė ēast, i cili, ju ka mbetur nė kujtesė. Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku m’u pėrgjigj: “Isha shum i ri, rreth 16-17-vjeēar e m’kujtohet rasti kur n’Shkodėr po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe Primat i Shqipnis Imzot Gaspėr Thaēi (1882-1946). Paria e Shkodres, vjen nė shtepin time dhe me thon t’ju prij nė ket ceremoni tė randsishme pėr qytetin dhe besimtart e devotshėm katolik. U thash se baba gjindet n’Mirditė. Ata me thanė, se ju mund t’a zavendsoni Kapidan Gjonin. Unė me shumė knaqsi mora pjesė nė shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjesė krent e familjeve ma tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba, Muzhani, Pistulli, Pogu, Bianku, etj., ku ma caktuen vendin n’krye tė sofres n’mesin e dy konsujve italian dhe jugosllav. Isha shumė i ri me marrė pjesė nė atė rreth tė madh, nė mesin e atyne figurave tė nderueme tė qytetit, por e kalova mirė proven e parė, mbasi nė Kullėn e Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė flasim…”.

Edhe studiuesi Idriz Lamaj, nė shėnimet biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqitėn raste me pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij tė njoftun… Por simbas tij, nė Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje tradicionale e kanunore. Tė gjitha kėto kontakte e formojnė moralisht e politikisht, me kuptue realitetin e gjendjes tė ndėrlikueme tė kohės”. (Idriz Lamaj, “Komiteti Kombėtar “Shqipėria e Lirė” 1949-1956”, New York, USA, 2000, fq.101).

Nė bisedė e pyes Kapidanin, se si e kalonit kohėn nė malet e pashkėlura tė Mirditės. Ai si zakonisht, me njė buzėqeshje fisnike, mė pėrgjigjet: “Mirdita, pėr mue asht vendi ma i bukur nė botė e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines sė Mirdites, na ka dasht e respektue edhe ma shumė. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kanė kenė tė rij apo ma tė vjetėr se ne. Na kena shkue shumė mirė me popull dhe kena kenė tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tanė krahina e Mirditės asht gjithēka pėr mue e Derėn tonė”.

 

 

Dera e Gjonmarkut

ishte alfa dhe omega nė luftėn kundėr komunizmit

 

 E gjithė treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqėrore tė komunitetit shqiptar nė atdhe, asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart figurėn e madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe tė bijve tė tij: Dr. Mark Gjonmarku (Ministėr i Brendshėm), Ndue Gjomarkut dhe Llesh Gjonmarkut, tė cilėt, gjithnjė kanė qenė shumė aktiv dhe janė marrė pėrherė me politikė, kurse Ndoja, sikurse e thotė edhe vetė ka pas mė shumė kėnaqėsi nė jėtėn private e familjare.

Atė e bir, duke nuhatur afrimin e furtunės sė tėrbuar komuniste, qė kishte bėrė kėrdi nė Europėn Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė tė pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar ndėrgjegjėn e forcave nacionaliste, qė t’i bėjnė ballė komunizmit, kėsaj ideologjie tė shkatėrrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe tė njerėzve, qė jetojnė historikisht nė trojet stėrgjyshore autoktone.

Koha kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se kurrė tė tregojnė atdhetadashurinė, pėr tė ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga tė parėt, dinjitetin e shqiptarit, fenė, pasuritė private tė individit, pluralizmin e mendimeve, pėrparimin ekonomik dhe lidhjen shpirtėrore, ekonomike dhe politike me vendet e Europės Perėndimore.

Pėr tė bėrė njė politikė mė tė konsoliduar Kapidan Gjoni, nė pranverė (mars) tė vitit 1944, i jep jetė themelimit tė “Grupit Nacional Indipendent”, ndėrsa i biri Dr. Marku, duke gjetur pėrkrahje dhe mbėshtetje nė nismen e vet krijon “Lidhjen e Shkodrės”, duke mbledhur rreth vetės tė gjithė eksponentėt kryesorė antikomunistė, qė ishin rreshtuar nė organizatat e mirėnjohura nacionaliste, si: “Legaliteti”, “Balli Kombėtar” dhe “Grupi Nacional Indipendent”.

Jo rastėsisht, por interesat e larta patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė pėrfshihet menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht, se forcat e ashtėquajtura partizane po i afrohen vendlindjes sė tij tė dashur (Mirditės), lajmėron vėllain e vet nė Tiranė, se krahina dhe e gjithė Shqipėria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, qė pėr fat tė keq kishte emėr e gjak shqiptari.

Ai, ndėr tė tjera kėrkon tė lėshoj kushtrimin e qėndresės me vullnetarėt e vendosur antikomunist. Menjėherė i vjen pėrgjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmėrisė nga i vėllai Dr. Marku, qė ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e brishta tė vendit.

Sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan z. Lamaj pėr kėtė ēėshtje, i thotė se: “Ndue i dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė historinė e Derės sonė, tė Mirditės e Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė shumė vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave komuniste. S’kemi rrugė tjetėr”. (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102).

Organizimi i forcave politike dhe luftėtarėve nacionalistė bėnė qė njė ditė Ndoja tė takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė grupimeve nacionaliste tė “Legalitetit” dhe “Ballit Kombėtar”, tė cilėt, gjatė pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin pėsuar humbje nė forca, por qė nuk iu dorėzuan komunistėve.

Ata tashmė kishin arritur nė Veri tė Shqipėrisė. Udhėheqėsi i Organizatės “Balli Kombėtar” patrioti Mit’hat Frashėri dhe drejtuesi i “Legalitetit” Abaz Kupi, kishin mbėrritur nė shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė Mirditės. Mit’hat Frashėri, qė mbetet nė Mirditė, sėbashku me ballistėt e tjerė shkojnė nė Sh’Pal, ku, i pret Ndue Gjomarku atė natė dhe tė nesėrmen i pėrcjellė me besnikėt e tij pėr nė Shkodėr.

Me shėrbestarin e kombit Mirt’hat Frashėrin (i biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes Kombėtare Abdyl Frashėrit), Ndoja, do tė ketė edhe takime tė tjera dhe bashkėpunime tė frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.

Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtėsi. Si gjithnjė truri dhe kryet e lėvizjes antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė, me seli nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr. Mark Gjonmarkaj, me tė gjithė forcat vullnetare, qė kishte nėn kontroll, duke mos u demoralizuar, mė 26 nėntor 1944 len qytetin e Shkodrės dhe merr rrugėn drejt malėve tė Veriut. Tashmė Ndoj me bashkėluftėtarėt e tij, pėr pesė muaj nė shi e dėborė, luftojnė pa u mposhtur me tė gjithė brigadat partizane, tė drejtuara nga Mehmet Shehu, me urdhėr direkt tė gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha.

Forcat e brigadave komuniste, duke pasė ushtri tė madhe nė numėr dhe tė armatosur mirė pushtojnė krahinėn e Lumes dhe Lurėn, duke iu afruar shumė pranė trevave tė Mirditės. Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue Gjonmarku gjenden para njė rrethimi shumė tė vėshtirė, kur brigadat komuniste sulmojnė nė tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė mundėsi nacionalistėve qė tė organizohen mirė.

Nė kėtė situatė tė rėndė tė krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjė tjetėr veēse tė ngujohet nė Sh’Pal. Kėshtu fillon njė luftė e ashpėr, midis komunistėve, qė kėrkonin tė gjunjėzonin e pushtonin me dhunė krenarinė e historisė sė lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve, qė kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe lirinė e popullit nga njė robėri internacionalistėve proletare, qė ishin pėr njė botė pa Zot dhe robėri, nata e zezė e sė cilės filloi mė 29 nėntor 1944 nė tėrė Shqipėrinė.

Megjithė rezistėncėn e madhe, pėr tre ditė me radhė, duke parė edhe humbjet e mėdha nė radhėt e forcave nacionaliste, Ndue Gjomarkaj, jep urdhėr pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės, qė ishte kthyer nė njė qendėr tė madhe tė rezistencės antikomuniste.

Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen dhe zhvillojnė bisedėn e fundit, pėr planin e ri, qė kishte menduar Dr. Marku. Kėshtu, ai kishte vendosur sipas logjikės sė tij tė shėndoshė, qė i ati Gjon Marka Gjoni dhe vėllai i tij i dytė Ndoja, duhet tė largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet tė shuhet dera e tyre nga pėrpjekjet luftarake, qė do tė bėhen me forcat komuniste.

Vėrtetė e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumė mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me dhimbje, kur flet pėr momentin e ndarjes me antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė pikėrisht Kisha e Kastratit nė Malėsi tė Madhe, kur Ndoj ka shtrėnguar dorėn pėr herė tė fundit me Dr. Markun.

Atė e bir nisėn prej Kastratit nė Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevė, Zagreb, nė Vjenė, Linz dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe nėn breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta nga forcat e aleatėve. Nga qėndrimi pėr disa ditė nė Insbruk, me njė makinė udhėtojnė drejt Italisė, duke kaluar nė “Passo di Resia” afėr kufirit tė Zvicrės. Pėr pesė muaj ata qėndruan nė Merano deri nė gusht tė vitit 1945 dhe mė pas morėn drejtimin drejt Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit i tij.




Me tė mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue, mendoi tė bashkoi forcat nacionaliste dhe antikomuniste, pėr tė hedhė bazat e krijimit tė njė organizate tė mirėfilltė politike, kundėr rregjimit tė kuq tė Tiranės zyrtare, qė po e zhyste popullin nė mjerim. Fryt i kėtyre pėrpjekjeve, ėshtė edhe krijimi i partisė politike me emrin  “Bloku Kombėtar Indipendent” nė vitin 1946 e cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri mė 13 dhjetor 1990, duke i qėndruar me dinjitet deri nė fund, ku e mbylli me nderė e njerėzi.

Gjatė vitit 1948, nė bashkėpunim me aleatėt perėndimore anglo-amerikanė, Kapidanit Ndue i paraqitet rasti pėr tė dėrguar vullnetar pėr tė pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke krijuar nė kėtė mėnyrė Komitetin Kombėtar “Shqipnia e Lirė”, ku, bėnin pjesė shumė antarė tė Blokut.

Nė lidhje me kėtė mision Kapidani kujton: “Nė pikėpamje morale ishem kryenalt, tue marrė nė konsiderim luftėn kundėr rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarė besnikė, tė cilėt pranuen pa kurrfarė kundėrshtimi. Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė kundėr rregjimit komunist nė Shqipni”.

Bloku, bėri hapin e parė dhe ruajti linjėn e pėrpjekjeve qėllimmirė pėr tė bėrė bashkimin e tė gjithė forcave antikomuniste shqiptare nė mėrgatė, qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė Komitetit. Kjo inisiativė, synonte afrimin e grupeve tė ndryshme dhe harmonizimin mė tė plotė e tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė dobi tė atdheut dhe nė njė front tė pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo, rruga e nisur nuk ishte e kollajt, mbasi fillojnė polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit tė saj mirditor.

Pėrpjekjet e Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin nė pengesė, pėr mospranimin e tij nė Komitetin e parė nga ana e pėrfaqėsuesve tė organizatės Balli Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha postet e organizatave. Ndėrhyrja energjike e diplomacisė angleze dhe amerikane (ku pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn, qė Kapidani tė pranohet pa kushte), bėri tė mundur qė tė zgjidhet ky problem dhe kėshtu Kapidani i Mirditės bėhet njė ndėr drejtuesit e Komitetit, falė kulturės sė shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės, pėr tė ardhmen, origjinės me emėr shumė tė mirė tė familjes nga ai vinte, kontributi me armė nė dorė, qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė kundėr komunizmit etj.

Ndue, do tė ketė takime tė rėndėsishme nė Itali, me ushtarakė tė lartė italianė, sikurse ishte admirali i marinės italiane zotin Talarigo dhe tė misionit anglo-amerikan, pėrfaqėsues tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Italiane.

Takime tė tjera ka pasur edhe me z. Herbert, njė pėrsonalitet i njohur britanik pėr ēėshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet duhet tė pėrfshihet patjetėr edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte njė njeri me influencė tė madhe nė Kosovė dhe nė malėsitė e Shqipėrisė politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e parashutistėve tė grupit tė ing. Xhafer Devės nė Shqipėri.

Kapidani, kishte njė respekt tė veēantė pėr atdhetarin e flaktė Mit’hat Frashėrin. Pėr figurėn dhe veprėn e tij, Kapidani, flet me njė admirim tė veēantė, pėr arsye sikurse thotė, se: “Ishte nji njeri me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita tė mėdha atdhetare”.

Nė vitin 1956 Kapidani Ndue Gjonmarku hap familje tė re, duke u martuar me zonjushėn romane Maria Teresa Agustini, njė vajzė e diplomuar nė gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė Universitetin Internacional “Pro Deo” nė Romė.

Ēifti i ri, do tė gėzohet me lindjen e tre vajzave: Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetėm, qė ruan emrin e gjyshit tė vet shumė tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit.

Kapidan Ndue, u interesua qysh nė fillim tė shkollojė fėmijėt nė tė gjitha nivelet. Kėshtu vajzat dhe djali mbasi pėrfundojnė shkollėn e mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me rezultate shumė tė larta kolegjet mė tė njohura nė ShBA.

Me vdekjen e prindėrve tė gruas sė Kapedanit dhe tė babait tė tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, nė vitin 1966, familja e tij emigrojnė nė ShBA. Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes antikomuniste, ku, aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti, pėr kontributin e tij rritet edhe mė shumė kur zgjidhet si Kryetar i Blokut dhe pėr vetė faktin tjetėr, se ai tashmė ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan i Mirditės, krenari dhe nder, tė cilėn e mbajti deri nė moshėn 97-vjeēare, kur ai kaloi nė amshim.

Veprimtaria e Kapidanit, ėshtė shumė e madhe me shkrime publicistike, nė organet zyrtare tė Blokut, gazetat: “L’Albanie Libre” dhe “Lajmėtari i tė Mėrguemit”, qė asokohe botoheshin nė New York dhe Rome.

Famlja, do tė ruajė marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt katolikė shqiptarė nė emigracion, njė traditė e trashėguar edhe nga tė parėt e kėsaj Dere brez mbas brezi dhe shekuj pas shekujve nė Mirditė.

Kėshtu qysh nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me atdhetarėt e antikomunistėt konseguentė, studiesin, shkrimtarin, meshtarin e palodhur, bashkėvendasin e bashkemigrantin, klerikun e nderuar nė tė gjithė komunitetin shqiptaro-amerikanė, nacionalistin e madh, qė luftoi me pushkė e pendė, themeluesin e Kishės sė Parė Shqiptare nė ShBA “Zoja e Shkodrės”, tė nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin (1912-1989). 

 

Gjatė viteve tė fundit tė jetės, ai po merrej me saktėsimin e disa interpretimeve tė gabuara, qė i janė bėrė (gjatė kohėve tė ndryshme) veprės sė Atė Shtjefen Kryeziu Gjeēovit me titull: “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, tė cilin e la nė dorėshkrim. Fryt i kėtyre hulumtimeve serioze, ėshtė edhe botimi nė vitin 2002 nė New York tė veprės sė parė me titull kuptimplotė: “Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni”.

Mirdita, ėshtė krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit, ėshtė vetė historia e pasur e Mirditės dhe Derės sė Kapidanėve, bijtė e nderuar tė sė cilės njeri mbas tjetrit, bėnė njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata sėbashku plotėsojnė njeri-tjetrin dhe janė dy anė tė sė njėjtės medalje tė ēmuar nė xherdanin e pasur tė historisė sė popullit shqiptar.

Mbas gjithė kėsaj historie dhe kalvari tė pambarim, qė kaloi Dera e Kapidanėve tė Mirditės, shteti dhe qeveritė e ndryshme shqiptare, qė kanė kaluar tash 24 vjet, nuk u kujtuan asnjėherė tė rindėrtojnė Kullat e famshme historike nė Orosh tė Mirditės dhe Shkodėr, dhe t’i kthejnė ato nė muze kombėtare, mbasi ata janė pjesė e historisė sė lavishme tė trojeve shqiptare ndėr shekuj.

Mirėpo nga ana e tjetėr, shteti e ka pėr detyrė, tė riabilitojė dhe tė vendos nė piedestalin e nderit tė kombit me prova konkrete deshmorėt e kėsaj Dere, si: Kapidan Dr. Mark Gjomarku, Llesh Gjomarku, qė ranė dėshmor nė malet e Veriut, nė luftėn e vendosur kundėr komunizmit.

Vėllai i tyre, juristi Kapidani Ndue Gjomarku (nė pranverėn e vitit 1944), ishte i pari, qė pėr 6 muaj me radhė, organizoi dhe ngriti nė kėmbė Mirditėn, nė luftėn e armatosur, kundėr qeverisė komuniste, luftė tė cilėn e vijoi nė emigracion, me organizimin e parashutistėve nė malet e Shqipėrisė, sėbashku me babain e tij Kapidan Gjon Markagjonin deri me shembjen e komunizmit nė Shqipėri nė vitin 1990.

A mund tė mohohet kontributi i madh i antikomunistit Dedė Gjomarku, qė kaloi  39 vjet nė burgjet e tmershme tė diktaturės komuniste dhe vėllai i tyre i vogėl Nikolla, i cili, e theu perden e herkut tė burgut me guxim dhe kaloi jashtė kufirit!?

 

Gjithashtu edhe nipi i tyre Gjon Marku i Ri, i cili, u rrit nė kampet e pėrqendrimit deri nė rėnien e komunizmit dhe mė pas arriti tė bėhet deputet nė Parlamentin pruralist shqiptar, duke pėrfaqsuar trevėn e Mirditės, ku, ka dhėnė njė kontribut tė madh me Karitas-in austriak, duke i ardhur nė ndihmė popullit tė tij tė shumėvuajtur, si nė ndėrtimin e shumė shkollave dhe ringritjen e kishave tė shkatėrruara.  

 

 





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >