PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Sunday, 12 January 2014






Jashtė Europės, pėr lirinė, ligjin dhe demokracinė e deformuar

 

 

Romeo Gurakuqi

Instituti i Historisė Bashkėkohore

Universiteti Europian i Tiranės

 

 

Shqipėria mbeti serish jashtė kuadratimit nė Europėn e Bashkuar dhe kėtė radhė me njė refuzim tė vendosur, me nota tė qarta paralajmėruese pėr njė rrugė tė gjatė, tė artikuluara drejtėpėrdrejtė nga politikanėt mė tė rėndėsishėm tė Unionit. Nė fakt, kjo pritej: trashėgimia e lėnė pas nga qeveria pararėndėse nė aspektet e cilėsisė sė Shtetit, seriozitetit dhe vėrtetėsisė sė bindjeve europiane, konfuzionit juridik tė krijuar dhe menaxhimit tė financave publike, ishte zhgėnjyese. Kėtij zhgenjimi tė Europės dhe Publikut tė thjeshtė shqiptar pėr pararėndėsit, iu shtua aktiviteti politik e teknik krejtėsisht diletant i ekipit tė ri administrativ nė kėto tre-katėr muaj: pa garancitė pėrbėrėse pėr ndryshim, pa qartėsinė e nevojshme pėr aspektet ku do tė duhej tė pėrqendrohej, pa projektin e detajuar dhe ekspertizen e nevojshme pėr korigjimin e sistemit e institucioneve tė degraduara, pa kujdesin e nevojshėm pėr tė integruar tė gjithė administratėn shqiptare nė njė aksion tė pėrshpejtuar korigjues, pa njė skedė reformash legjislative qė do tė mbeshtesnin korrigjimin, skedė e cila ende sot nuk ėshtė dėrguar nė axhenden e Parlamentit; pa kujdesin minimal pėr tė ringjizur unitetin e brendshėm nė popull, madje duke bėrė tė kundėrtėn: duke nxitur urrejtjet politike, krahinore deri edhe nė sulme krejtėsisht tė pėrcaktuara ndaj klasės sė tė pėrsekutuarve politikė dhe krahinave tradicionalisht antikomuniste tė Shqipėrisė. Mbi tė gjitha, pėrpjekja pėr tė lėnė nė harresė tė vėrtetėn nė tėrėsi, pėr tė “shitur” nė tregun politik tė BE, si tė rinovuar Shqipėrinė aktuale tė vjeshtės 2013, e bėri establishmentin e ri, tė ngjajė tepėr qesharak e pėr rrjedhojė i refuzuar prerė nga partnerėt europianė.

Kulmi arriti kur u muar vesht zyrtarisht lajmi: u fol pėrqartė, me nervozizėm duke kėrkuar armiq tė jashtėm, nė njė kohė qė e keqja e madhe ėshtė brenda nesh: njė vend i rrethuar me ligėsi, mediokritet, riciklim, konvertim dhe me shkelje masive tė lirive civile, mungesė tė garancisė tė lirisė sė fjalės dhe shtypit dhe lėnie e qytetarėve tė pambrojtur para ekipeve jakobiniste qė po bėjnė kėrdinė mbi jetėt e njerėzve tė thjeshtė. Ndaj kemi tė drejtė tė pyesim:

Pse beni sikur nuk kuptoni? Nuk e dinit ju qe me atė pėrbėrje shumė komplekse tė Parlamentit dhe te institucioneve mė tė larta tė Shtetit, me atė trashėgimi nė disa prej emėrimeve tė administratės, nuk do tė merrnit dot asgjė nga vendet kampione tė lirisė? Nuk e dinit ju se me procesin purifikues tė administratės, me procesin terrorit politik e ekonomik qė keni ndermarrė ndaj jetes sė punonjėsve tė thjeshtė tė ketij vendi, ndaj jetės sė familjeve qė ngriten Shqipėrinė, do tė mund tė pranoheshit nga vendet perėndimore si tė barabartė me ato nė tė njėjten tryezė ? Nuk e dinit ju qė me emerimet e hetuesve tė diktaturės nė poste tė larta do tė besoheshit qė operimi i Shtetit tė Ligjit dhe parimi i barazisė sė tė gjithė qytetarėve para ligjit do tė ishte funksional dhe kjo do t’ia mbushte mendjen Kancelares mike tė shqiptarėve Angela Merkel, se jeni seriozė? A mendoni ju se fjalimi i parė kryeministror i stilit laburist, ka neutralizuar procesin e matutjeshėm verifikues tė kabinetit tė David Cameron, mbi ato ēfarė keni bėrė nė kėto tre muaj qeverisje, mbi shkatėrrimin e tė gjithė parametrave gjithpėrfshirės tė qeverisjes dhe deformimit tė qendrimit tė qeverisė si gjykatėse e kthjellėt e rendit shoqėror? Si menduat qė goditja e profesionistėve tė administratės, tė shkolluarve nė universitetet perėndimore, tė punėsuar gjatė qeverisjeve pararėndėse, purifikimi i profesionalizmit, ekspertizės dhe normalitetit, do tė kalohej pa u vėnė re nga diplomatėt perėndimorė? Nuk e dinit ju se pėrseritja e purifikimeve qė bėri administrata pararėndėse nė segmente tė caktuara kohore, do tė pėrbėnte noten negative nė vlerėsimin e mendėsisė suaj tė njejtė? A e dini ju se goditja e korrupsionit ka njė radhė; ajo nuk ėshtė pėrzgjedhore, e paragjykueme, por fillon nga vetja, nga qeverisja jote dhe nga segmentet e qeverisjes tande qe kanė qenė pjesė e qeverisjes sė kaluar, me notat mė negative tė mundshme? Si e menduat qė shkatėrrimi i tė gjitha investimeve tė BE dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtare, nė ndertimin e njė administrate profesioniste, shkatėrrimi i tė gjitha programeve strategjike dhe planifikimeve makro tė sistemit administrativ shqiptar do tė anashkalohej nga ndėrkombetarėt, pėr shkak tė kostos sė largimit tė njė qeverie tė mėparshme tė konsumuar? Nuk e kuptoni ju se dekoratat dhe ēmimet e lirisė nuk mund tė dorėzohen pėrmes dorės sė atyre qė e kanė shkallmuar lirinė, ligjin dhe drejtėsinė nė mandatin pararėndės, dhe se asnjė maskė e kėtij lloji nuk mund tė bėjė riciklimin e tyre para syve tė shqiptarėve tė thjeshtė dhe as tė vendeve mike qė presin me aq vemendje njė demokratizim tė njimendtė tė vendit tonė? Nuk e dinit ju se pėrdorimi i forcės nė segmente tė caktuara tė elektoratit shqiptar nga grupet tė paautorizuara nė qendrat e votimit, ėshtė njė “shfaqje” qė nuk ėshtė kaluar pa u vėnė re nga vėzhguesit ndėrkombėtarė? A mundet njė vend qė renditet pas Mongolisė nė cilėsinė e shtypit, mekanizmin e kontrollues tė cilėsisė sė lirisė, tė pretendojė tė ulet aq lehtėsisht nė Bruksel?

Shqipėria ndodhet nė njė moment kur liritė civile po shkelen nė mėnyrė masive, tė programuar dhe tė paramenduar, nga ekipe paralele qė operojnė frontalisht nė tė gjithė administratėn e shtetit shqiptar, nėn justifikimin e spastrimit tė administratės nga korrupsioni, tarafi, politizimi, por qė po tejkalojnė ēdo parashikim dhe ēdo arsye njerėzore dhe ligjore. Stili operacional ėshtė i ngjashėm me atė qė kanė vėnė nė jetė dikur hetuesit dhe persekutorėt e djeshėm tė Ancient Regime tė Enver Hoxhės, e nė ditėt mė tė kėqija tė qeverisjes demokratikase. Administratorėt e rinj e kėtij vendi nuk e kuptojnė ende se, dikasteret kryesore tė shtetit, Parlamenti Shqiptar etj. janė institucione tė njė shteti pluralist dhe jo institucione tė para vitit 1990, ku punėsoheshin vetėm tė besuarit e PPSH. Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė njė parlament pluralist dhe pėr rrjedhojė edhe administrata e ketij intsitucioni, perveēse pluraliste, ėshtė edhe njė administratė e depolitizuar, nė tė cilėn ka vend edhe pėr njėrezit pa parti, tė cilėt pėrbėjnė shumicen e qytetarėve Ata duhen respektuar dhe mbrojtur. Ju takon juve zoti kryeministėr ta bėni kėtė, nė tė mirė tė Shqipėrisė dhe Qytetarėve tė saj. Dhe kur ju nuk e bėni, a mendoni se mund tė jeni i krahasueshėm dhe nė lartėsinė pėr tė qenė pjesė e sistemit europian tė mendimit dhe veprimit?

Me atė ēfarė po ndodh ēdo ditė, me duhet tė them se sjellja europianiste e ekipit tuaj qeverisės ėshtė pėr momentin e vdekur edhe zyrtarisht, dhe vendi po kalon njė prej periudhave mė tė rrezikshme pėrsa i pėrket pėrēarjes se brendshme tė unitetit kombtėar, gėrryer nga urrejtja politike, krahinore deri edhe kulturore. Jo rastėsisht sulmi kryesor i establishmentit tė sotėm politik ėshtė i drejtuar ndaj Shkodrės dhe pjesės mė tė pėrsekutuar tė shoqėrisė shqiptare, nga Veriu nė Jug tė Shqipėrisė. Nuk mund ta fshehni dot kėtė akuzė, me emėrimet nė vend tė tyre tė pinjollėve tė atyre qė u shėrbyen si bazament udhėrrėfyes, komandantėve qė ushtruan dhunėn dhe terrorin nė Shqipėrinė e Veriut. Jo rastėsisht nė shenjestėr tė spastrimeve dhe shkeljeve masive tė lirive civile janė vendosur pinjollėt e familjeve me tė njohura qė ndėrtuan themelet e Shtetit, tė Shqipėrisė, tė sistemit arsimor shqiptar, tė shkences, kulturės dhe kujtdo qė i mbijetoi terrorit tė kuq, dhe u pėrpoq pak kėto 23 vite tė merrte pak frymė e kompensim.

Une e kuptoj se mekatet e administratės pararėndėse, sidomos nė operimin e shtetit tė sė drejtės dhe luftės ndaj korrupsionit janė faktori kryesor i ngeljes sė Shqipėrisė nga disa vende mė tipike skeptike ndaj Shqipėrisė, qė mbajnė vazhdimisht pranė njė skanėr krejtėsisht cilėsor ndaj trupit tė sėmurė tė shtetit shqiptar. Por njėkohėsisht duhet tė keni kurajon tė pranoni se zgjerimi i hartės sė skepticizmit ndaj nesh, nga vende tradicionalisht stimuluese tė progresit dhe pranimit tonė, ėshtė rrjedhojė e drejtėpėrdrejtė e ricikilimit tė njė pjese tė asaj tė keqe nga ana e juaj, rezultat i njė politike foshnjėrake tė ndjekur me dritėshkrutėsi nė kėto tre muaj qeverisjeje. Kjo politikė ēoi nė dhunimin masiv tė tė drejtave tė njeriut, dhunimin e lirive civile, nė shkatėrrimin e njėsueshmėrisė nacionale, nė dhunimin e patriotizmit dhe nė jakobinizimin e politikės shqiptare pozitare, nė njė sens hakmarrjeje pa dallim, duke imituar qendrimet mė puniste tė politikės shqiptare tė tranzicionit. Ju nuk e shihni, por ne qė jemi jashtė rrethit tuaj tė marrėzisė sė paranojes pushtetare, e shohim kėtė veprimtari kulimash tė papėrgjegjshėm pėr standardet qė duhet tė ketė Shqipėria europiane.

Veprimi operacional me anėn e tė cilit po kryhet ky proces ėshtė ndėr mė tė pangjashmit qė ka pėrjetuar politika shqiptare dhe faktori numėr njė i ngecjes sė Shqipėrisė nė klasėn europiane e muajit dhjetor 2013. Akti i ndėrhyrjes underground i ekzekutivit nė veprimtarinė e Gjykatės Kushtetuese, pėrmes njė procesi shkėmbimi interesash qė po ēon nė zvarritjen procedurale tė njė vendimi qė do tė ishte prioritar, ėshtė lexuar me mjaft vėmendje nga opinioni publik i brendshėm dhe ai politik europian. Ai pėrbėn ndėrhyrjen e parė tė Ekzekutivit nė Gjyqėsor, dhe pikėrsisht nė institucionin mė tė rėndėsishėm dhe mė tė shquar nė mbrojtjen e tė Drejtave tė Qytetarit dhe Shtetit. Legjitimitetit i Aktit Normativ qeveritar, do tė duhej tė ishte shqyrtuar dhe zbardhur me pėrparėsi dhe tė interesuarit e parė pėr zbardhjen e kėtij vendimi, duhej tė ishin qeveritarėt shqiptarė. Kjo ndodh nė vendet me qeveri tė pėrgjegjshme dhe tė shpjegueshme qė duan t’i shkurtojnė vuajtjet financiare publikut. Nė Shqipėri kjo nuk ndodhi, ndėrkohė qė nė vendet demokratike, pėrfshirė edhe Republikėn e Kosovės, njė rast i tillė zgjidhet brenda orėsh nga Gjykata Kushtetuese. Kėshtu, vendi ndodhet nė njė situatė absurdi pėrsa i pėrket legjitimitetit tė administratės: a. Njė qeveri qė vepron administrativisht me urgjencė dhe panik pėr tė operuar mbi administratėn pa u sqaruar situacioni i sė drejtės; b.njė ligj mbi administratėn civile qė Gjykata Kushtetuese bėri dy muaj e gjysėm pėr tė marrė vendim, dhe qė ende nuk ėshtė zbardhur dhe nuk dihet kur Kryetari i saj ta vendosė nė rend tė ditės, zbardhjen; c.rrėzimi i aktit normativ tė qeverisė presupuzon kthimin e legjitimitetit dhe veprimin e Ligjit tė ri mbi Administratėn Civile, nga data 1 tetor 2013; d. ekipe operacionale qė operojnė me njė shpejtėsi dhe nxitim pėr tė bėrė fakt tė kryer purifikimin e administratės dhe mbushjen e saj me militantė majtistė; e.akte nėnligjore pėr zbatimin e Ligjit mbi Shėrbimin Civil ende tė papėrgatitura; f.njė faturė financiare qė i peshon buxhetit qė tani nuk do tė duhet tė paguajė mė dy administrata, por tre tė tilla; g.njė Listė Pritjeje qė me ligjin e ri mund t’i peshojė me vite tė tėra buxhetit tė shtetit dhe taksapaguesve shqiptarė, pėr shkak se nuk ezkiston mė nė parashikimet ligjore; Kush mban pėrgjegjėsinė pėr kėtė ngutje dhe mungesė kėrkese pėr tė nxitur veprimin e shpejtė tė vendimit tė Gjykatės Kushtetuese? Shefat operativė tė spastrimeve? Apo establishmenti i ri administrativ? Ju takon ju zoti  kryeministėr t’ua bėni tė qartė kėtė anėtarėve tė Publikut, sepse ai do e paguajė koston financiare tė aventurės sė radhės sė politikės shqiptare.

Menyra se si keni vendosur ndarjen e pushtetit dhe se si e keni ndėrtuar the principal agent of government, na bėn me mendue se edhe mė tutje Shqipnia do tė jete e zotnueme nga skuadra qė luftojnė me njėra- tjetren pėr interesa tė ngushta tė pushtetit e tė pėrfitimeve materiale prej tij. Ju po pėrfitoni nė kėtė rrjedhė tuaj tė ngjarjeve, nga gjendja nė tė cilėn ndodhet populli qė po qeverisni, i cili prej shumė kohėsh nuk ka qenė nė gjendje tė prodhojė njė pėrfaqėsi tė mirė qeverisjeje progresiste. Ju u ngarkuat nga ai popull, jo pėr ta lėnė pa kokė, por pėr tė qenė nė ballė tė bashkimit tė tij, pėr tė korrigjuar lengatat e sė djeshmes. Ndėrsa ju pėrndryshe, sė paku po pėrkrahni, ose po i leni tė lirė pėrēarėsit brenda agjencisė tuaj governative, sepse nuk mund ta kuptoj ndryshe kėtė sipėrmarrje qė po godet tė pėrsekutuarit politikė, shtresat qytetare dhe shtetasit normale tė kėtij vendi; sepse nuk mund tė kuptohet ndryshe zėvėndėsimi i profesionistėve me njėrez tė diplomuar nė universitete false, qė ju aq shumė i keni kritikuar. Ishte kjo njė propagandė e asaj kohe?

Shqipėria po lėngon nėn peshėn e paaftėsisė pėr bėrė ripėrtėritje, pėr tė rilindė vertetė, pėr shkak se Rilindja nuk ėshte kuptuar si rilindje e njė populli marrė nė tėrėsi, pavarėsisht bindjeve politike, pėrkatėsisė krahinore e kulturore, drejt lirisė, por rilindje e politikave tė marrėzisė sė pėrēarjeve, konfiktit, segregacionit dhe e shkeljes sė lirisė. Njė establishment qė nuk gjeneron dot lirinė e garantuar, qė godet liberalizmin dhe klasen e mesme qė nė momentin e saj tė parė tė ngjizjes dhe konsolidimit, me nisma utopike kursimtare, qė nuk meson nga gabimet e fajet e sė shkuarės, sė afėrt e tė largėt, nuk ka ta ardhme. E keqja ėshtė se ajo mund ta fundosė vendin nė kaos dhe armiqėsi tė mėtejshme. Viti 2013 ishte njė vit i mbrasht degradimi pėr Shtetin dhe problemi ėshtė se Viti i Ri mund tė mos sjellė ndaljen e tatėpjetės, sepse drejtuesit nuk kanė njė plan udhėtimi nė tė ardhmen dhe mbi tė gjitha janė tė privuar nga filozofia e lirisė, e tolerancės, nga atdhedashuria e patriotizmi dhe pėr rrjedhojė nga qasja gjithpėrfshirėse. Pse ende Shqipėria duhet tė ecė me hijėn e punizmit, edhe 23 vite pas rėnies sė fasadės sė kėsaj ideologjie e politike?




 

 

 

 
< Prev   Next >