PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Sunday, 12 January 2014






Disa tė dhėna mbi vdekjen e varrimin e Imzot Nikollė Kaēorrit nė Vjenė

 

 

Pjetėr  Logoreci

 

Duke qėnė se mė ra fati tė merrem shumė me jetėn e vepren e Imzot Nikollė Kacorrit,  vendosa tė shkruaj kėto rreshta pėr kėtė kolos tė lirisė e atdhedashurisė e nepėrmes tij tė nderoj tė gjithė figurat e ndritura  tė kombit qė firmosėn aktin madhor tė pavarsisė.

Me kėtė rast dėshėroj tė bėj tė njohur pėr lexuesit shqiptar disa dokumenta tė pabotuar mė parė nė lidhje me arkitektin e shtetit tė parė shqiptar dom Nikollė Kacorrin. Dihet nga lexuesi qė ai vdiq nė Vjenė nė spitalin (sanatoriumin Fürth) ku kishte ardhur tė kurohej pėr njė sėmundje kronike tė mushkėrive. Thuhet qė ai vdiq jo nga sėmundja e mushkėrive, por nga njė keqėsim i shpejtė dhe i papritur i shėndetit, e kjo mė bėri qė tė kerkoj me ngulm nė arkivat e pasura tė shtetit austriak, pėr tė gjetur dicka zyrtare rreth sėmundjes apo shkakun e vdekjes sė tij tė papritur.

I shtyrė nga intuita, fillova tė kėrkoj nė arkivėn e arqidioqezės sė Vjenės ku ndodhen me qindra letra e dokumenta pėr cėshtjen shqiptare. Gatishmėria e sekretares sė arkivit, tė cilėn e falenderoj nga zemra, mė hapi dyert qė tė shoh rregjistrat e vdekjes ku pėr cdo tė vdekur gjindet data e vdekjes, vendi ku vdiq, pershkrimi i personit, shkaku, dita e varrimit si dhe vendi i varrit.

Sė pari i kalova njė sy librit tė indexit ku gjindeshin emrat e tė gjithė personave qė kishin vdekur nė vitin 1917, ku pėr fatin tim me numrin rendor 238 gjindej emri i patriotit Nikollė Kacorri (Nikolaus Caciori). Mė pas sipas kėtij orientimi kėrkova nė rregjistrin themeltar  vitin 1917, nė faqen 238 ku me numėr rendor 103, gjeta tė rregjistruara tė gjitha tė dhėnat pėr Imzot Kacorrin.

 

Fleta e librit tė indeksit ku gjindej emri i Imzot Nikollė Kacorrit

Numri rėndor 103 / data e vdekjes: 29 maj 1917 / vendi i vdekjes: Schmitgasse 14 / pėrshkrimi i personit: Caciori Nikolas, famullitar i qytetit tė Durrėsit, beqar, i lindur nė Lurė, me punė nė Durrės tė Shqipėrisė. Nė kėtė fletė ka njė gabim, ėshtė shėnuar mosha e tė vdekurit 49 vjec.

Fleta e rregjistrit themeltar ku gjindeshin tė dhėnat pėr Imzot Nikollė Kacorrin

Nė faqen tjetėr vijonte: shkaku i sėmundjes – (Magen und Darmgeschwür) ulcer e stomakut dhe e zorrve / varrosur nė Zentralfriedhof / varrosur me 1 qeshor 1917     


Fleta tjetėr (nė tė djathtė tė librit) ku gjindėshin tė dhenat pėr Imzot Nikollė Kacorrin

Pasi fotografova kėto fletė rregjistri nė arqipeshkvi, kėrkova nė administratėn e varrezave qėndrore tė Vjenės cfarė atje gjindej pėr tė vdekurin Kacorri. Fatkeqėsisht administrata atje nuk  ishte shumė bashkėpunuese, por megjithatė arrita tė marr njė fletė tė pėrgjysmuar  e cila kishte mbetur ashtu meqenėse varri kishte  ndryshuar gjėndje. Po nė atė var (me Imzot Kacorrin ) u varrosėn mė pas dy pėrsona tė tjerė nė distancė (nė thellėsi) prej njė metri nga njėri tjetri.


Dokumenti i varrezės qėndrore tė Vjenės



Imzot Kacorri me delegacionin e prijsave shqiptar nė Vjenė prill 1917, disa ditė para vdekjes. Marrė nga shtypi austriak i kohės – Organi: Das Interessante Blat, Num. 17

Riatdhesimi pas 94 vjetėsh i eshtrave tė Imzot Nikollė Kacorrit, ishte njė vepėr e mirė tė cilėn politikanėt mosmirėnjohės e tė paturp  e anashkaluan duke mos organizuar njė ceremoni pritje  dinjitoze pėr kėtė burrė shteti. Ato mė pas u munduan tė bėjnė show politik duke e pėrdorur ditėn e rivarrimit tė Imzot Kacorrit nė kishėn e Shėn Lucisė nė Durrės, pėr fushatė politike nė favor te tyre.

Ky shkrim dhe disa qė kam botuar mė parė, fryt i kėrkimeve tė mia tė gjata nė arkivat e huaja, me dokumenta tė pabotuara apo tė panjohura deri tani, shpresoj tė ndihmojnė sadopak nė ndriēimin e jetės sė kolosit atdhetar Dom Nikollė Kacorri, krahas librave qė janė shkruar pėr tė.




 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >