PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 11 January 2014






Ē’NA MĖSON MANDELA ?

 

 

Eugjen Merlika

 

 

“Mandela ėshtė, me Martin Luther King dhe Gandhin, njė nga tė pakėt udhėheqės qė kanė arritur tė rrėzojnė ēdo pengesė race, ngjyre e besimi, duke na bėrė qė tė dukemi tė gjithė njėsoj pėrballė vuajtjes dhe ngadhnjimeve tė jetės.”

Toni Morrison (shkrimtare amerikane, laureate e Ēmimit Nobel 1993)

 

Mbas muajsh tė gjatė dergjeje nė shtrat, si pasojė e njė sėmundjeje mushkėrish, nė shtėpinė e tij pranė Johanesburgut, nė mbrėmjen e 5 dhjetorit 2013, nė moshėn 95-vjeēare, ndėrroi jetė njeriu simbol i Afrikės sė Jugut, ish Kryetari Nelson Mandela.

Keqardhja e politikės dhe opinionit publik botėror u shfaq menjėherė mbasi Kryetari aktual Jakob Zuma, lajmėroi Vendin e tij dhe botėn mbarė me kėto fjalė : “Kemi humbur birin tonė tė madh. Shpirti i Tij pushoftė nė paqe. Zoti bekoftė Afrikėn.” Shprehjet e asaj keqardhjeje dolėn nga gojėt e shumė pėrfaqėsuesve tė kombeve tė ndryshme si Obama, Merkel, Cameron, Hollande, Napolitano, George Bush, Mihail Gorbaēov, Jimmy Carter, Xi Jingping, Dilma Rousseff, pėr tė pėmendur vetėm disa prej tyre, por edhe nga drejtuesit e organizmave mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare si Ban Ki-moon (OKB), Herman Van Rompuy dhe Manuel Barroso (BE), Christine Lagard (FMN) etj. U mbajt njė minutė heshtje nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe nė Konferencėn pėr Paqen e Sigurinė e Afrikės, tė hapur nė Pallatin Elisé, nė presidencėn franceze, nė prani tė 53 kryetarėsh shtetesh e qeverish. Kanė shprehur hidhėrimin e tyre tė thellė e vlerėsimet e tyre tė ēmuara udhėheqėsit shpirtėrorė tė Krishterimit e tė Budizmit, Papa Franēesku dhe Dalai Lama. U shpall  zi kombėtare 12-ditėshe nė atdheun e tė ndjerit e pesėditėshe nė Indi, pėr tė nderuar vdekjen e njė “gandiani tė vėrtetė”. Kanė shpallur zi kombėtare treditėshe Nigeria, Kuba, Portugalia dhe Brazili. Flamuri nė gjysėm shtizė u hepua nė shumė kryeqytete tė botės, duke filluar nga Washingtoni, por edhe nė ndėrtesat e OKB-sė dhe BE-sė. Nė ceremoninė e varrimit, nė Vendin e tij tė lindjes, qė do tė zhvillohet mė 15 dhjetor, janė tė ftuar rreth 2000 personalitete politike dhe tė fushave tė tjera, nga e gjithė bota.

Nderimi pėr Nelson Mandelėn merr pėrmasa tė jashtzakonėshme, ndoshta tė papara deri mė sot, tė tilla qė detyrojnė kėdo tė bėjė njė pėrsiatje tė thellė mbi dukurinė dhe subjektin e saj, mbi personalitetin e kėtij shtetari qė ka patur njė jetė shumė tė trazuar nė Vendin e tij.

Kishte lindur mė 1918, nė njė kasolle nė Mvezo (sot Eastern Cape), me njė emėr tė vėshtirė, Rohihlahla. Mėsuesja e tij e parė e pagėzoi me emrin Nelson. U rrit jetim, mbasi babai vdiq kur ai ishte nėntė vjeē. Nėna e ēoi nė njė fshat tė afėrt, nė Kunu, njė vend qė mbetet i dashur nė kujtime fėminore tė djaloshit, aq sa t’a zgjedhė si vendin ku do tė prehet nė pėrjetėsinė tokėsore, pranė dy djemve, tė larguar para kohe, vite mė parė. Nėna e nxiti tė vazhdojė studimet pėr antropologji e pėr drejtėsi. U diplomua mė 1943. Mbas njė viti u martua me gruan e parė, Evelynėn, nga e cila do tė kishte dy djem dhe njė vajzė. Filloi veprimtarinė e tij, si avokat nė njė studjo me mikun e tij, Oliver Tambo, por edhe nė lėvizjen kundėr aparteidit, dallimit racial qė, nė Bashkimin Jugafrikan, kishte marrė pėrmasa proverbiale. Jetoi nė Soveto, nė geton e Johanesburgut, ku ndihej mė shumė dallimi i racės, i ushtruar sistematikisht nga pasardhėsit e boerėve krenarė qė qeverisnin Vendin.  Arrestohet pėr herė tė parė mė 1956, por del shpejt, mbas 15 ditėsh. Kur kthehet nė shtėpi nuk gjen tė shoqen, qė ėshtė larguar me fėmijėt, e mėrzitur nga flertet e tė shoqit me gra tė tjera. Atėherė njeh infermieren Winnie Madikizela, me tė cilėn qėndron i martuar pėr 38 vjet (1958 – 1996). Mė 1960 arrestohet dhe qėndron vetėm pesė muaj nė burg. Kur lirohet del nė klandestinitet, duke themeluar “Heshtėn e Kombit”, krahun e armatosur tė Anc, lėvizjes kundėr dallimit racial nė Afrikėn e Jugut. Mandela filloi veprimtarinė e tij kundėr strukturave ushtarake tė regjimit, njė veprimtari qė binte ndesh me ligjet nė fuqi e quhej subversive. U arrestua pėrsėri mė 5 gusht 1962, u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, 17 vjet prej tė cilit i kaloi nė burgun e ishullit Robben Island. U lirua nga burgu mė 1990, me njė vendim tė posaēėm tė Kryetarit tė Shtetit Frederik de Klerk.

Njėzet e tetė vite burg kishin ndryshuar botkuptimin e Mandelės, qė nuk ishte mė revolucionari i aksioneve guerile, qė kėrkonte tė shembte sistemin. Kishte kuptuar se tė bardhėt e tė zinjtė duhej tė bashkėjetonin nė atdheun e pėrbashkėt, se duhej gjetur rruga e marrėveshjeve, e paqes, pėr tė ndėrtuar demokracinė, nė njė Vend me shumė probleme, ku kundėrshtia racore ishte shumė e theksuar. “Tė bardhėt janė bashkėqytetarėt tanė, kush heq dorė nga dallimi racial do tė mirėpritet nė luftėn e pėrbashkėt pėr demokracinė.” Kėshtu u shpreh sapo doli nga burgu. U hap kėshtu njė epokė e re nė historinė e Afrikės sė Jugut me moton : “Asnjė hakmarrje, jemi njė fuqi e disiplinuar pėr paqen.” Ishte fillimi i ringjalljes  sė kombit qė vinte mbas dhjetėvjeēarėsh lufte, urrejtjesh, dhunimesh tė tė drejtave, tė pėsuar nga popullsia me ngjyrė e atij Vendi. Komisioni i Nobelit i dha atij, sė bashku me Kryetarin e bardhė De Klerk, ēmimin pėr mbrojtjen e paqes, ndoshta njė ndėr mė tė merituarit nė historinė njėshekullore t’atij vlerėsimi.

Mė 1994, nė 23 miljon votues, Mandela u zgjodh Kryetar Shteti, i pari i llojit me ngjyrė, por vazhdoi tė bashkėpunojė me Kryetarin e mėparshėm, qė u bė zėvendės i tij. Kreu mandatin mė 1999 dhe nuk kėrkoi njė tė dytė. Gjatė kėsaj kohe ndahet nga gruaja e dytė dhe bashkohet me tė venė e Presidentit tė Mozambikut, Samora Mashel, Graēėn, e vetmja grua nė histori, e martuar me dy Kryetarė shtetesh. Mė 2004, nė moshėn 86 vjeēare, tėrhiqet nė jetėn vetiake e familjare. Me pak fjalė kjo ishte jeta e Nelson Mandelės, njė burri shteti qė sot kujtohet me respekt nė gjithė botėn. Arsyeja ėshtė se, me gjithė botkuptimin e tij tė majtė, madje revolucionar nė rininė e tij, u bė emblemė e paqtimit kombėtar, luftėtar i vendosur kundėr dhunės, nė ēdo formė tė saj, flamurtar i demokracisė, i tolerancės, i faljes, nė njė Vend qė kishte njohur faqet mė tė errėta tė kundėrvėnies racore, duke u bėrė personaliteti mė i spikatur nė historinė e popullit tė tij dhe shėmbull i shkėlqyer i shtetarit largpamės e tė vetėdijshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė drejtė e njerėzore nė parimet bazė tė saj.

Vepra e tij u vlerėsua nė Perėndim e nė Lindje, nė Veri e nė Jugė, nga miqtė e nga kundėrshtarėt, qė  nga ish Presidenti De Klerk tek Presidenti Clinton, nga Fidel Kastro tek Muamar Gedafi, nga Mbretėresha e Anglisė, sė cilės i drejtohej me emėr, tek presidenti Bush, tek Kancelarja Merkel, tek Presidenti Ciampi e shumė tė tjerė. Nė njė botė qė, mbas rėnies sė Murit tė Berlinit, u duk se do tė shkonte drejt njė paqtimi tė pėrgjithshėm, ku vlerat e lirisė e tė demokracisė sė popujve duhet tė ishin parėsore, mendimi politik dhe veprimtaria shtetėrore e Mandelės u ngritėn nė njė simbol tė njė politike tė re, qė nuk shihte nė pėrdorimin e dhunės kyēin e zgjidhjes sė problemeve tė njė shoqėrie qė, deri atėherė, ishte njėjtėsuar me atė dukuri, duke shkaktuar qindra e mijra tragjedi njerėzore. Kėtu qėndron madhėshtia e atij biri tė thjeshtė t’atij populli, qė u ngrit mbi tė gjithė bashkėkohėsit e tij, duke arritur maja qė mund tė krahasohen me ato tė rrallat, profetiket a atyre qė kanė ndriēuar rrugėn e njerėzimit. Mandela nuk u mjaftua me shpalosjen e bindjeve tė tij, por nė sajė tė autoritetit qė i jepte martirizimi i tij i gjatė, arriti t’i verė nė jetė sė bashku me De Klerkun, duke shmangur kundėrshtitė e gjata mes banorėve tė bardhė e tė zinj tė atdheut tė tyre. Kėtė nuk e bėri pėr tė marrė e mbajtur sa mė gjatė pushtetin, siē kanė bėrė shumica dėrmuese e drejtuesve tė lėvizjeve antikoloniale, apo tė revolucioneve e grushteve tė shtetit tė Vendeve tė Botės sė Tretė. Pushteti pėr tė nuk ishte mjeti pėr t’u hakmarrė ndaj gjithshkaje tė zezė kishte pėsuar ai dhe populli i tij, por instrumenti pėr tė vėnė nė jetė idealet e tij tė lirisė, tė barazisė e tė demokracisė, qė do tė kishin fushė zbatimi nė njė Vend qė do t’a mbyllte tė kaluarėn e tij me njė shpirt tė fuqishėm tolerance, faljeje tė ndėrsjelltė e njė pėrftyrese tė njė shoqėrie, ku nuk duhej tė shfaqeshin mė dhuna dhe shkelja e tė drejave dhe lirive pėr asnjėrin nga antarėt e saj.

Ja sepse Bota e sotme, nė njė zė, merr pjesė nė hidhėrimin e Afrikės sė Jugut, qė kthehet n’atė tė gjithė njerėzimit, sepse mesazhi i tij mbetet si njė yll qė ndriēon kėtė tė fundit, edhe sot nevojtar pėr fuqinė dhe largpamjen e tij. Ndoshta , mė shumė se tė tjerėt, kemi nevojė ne, shqiptarėt, pėr atė porosi, ne qė natyra nuk na dhuroi nė 70 vitet e fundit njė personalitet largpamės e bujar si Mandela nė jetėn tonė shoqėrore e politike. Ne dallimin rracial nuk e kishim njohur, sepse ishim tė gjithė bij tė njė rrace tė lashtė, por huajtėm nga arsenali mė kriminal i ideologjisė komuniste dallimin klasor, e pėrvehtėsuam duke bėrė njė hop cilėsor e duke e quajtur “luftė e klasave”, e zbatuam me rreptėsi doktrinare e shpirtngushtėsi proverbiale, e shtrimė nė kohė duke synuar t’a bėjmė tė pėrjetėshme, duke paragjykuar jetėn e tre brezave e martirizimin e pjesės mė tė mirė tė shoqėrisė. Qemė tė fundit nė Evropėn e sotme qė pranuam ndryshimin e kohėve dhe dėshtimin e sistemit tė dhunės, por nuk patėm as aftėsinė, as guximin dhe as ndershmėrinė tė kryejmė sinqerisht shndėrrimin e shoqėrisė.

Hendeku ndėrmjet tė shtypurve e shtypėsve tė djeshėm u thellua, sepse tė parėt mbetėn tė varfėr siē ishin, ndėrsa tė dytėt u pasuruan nė mėnyrė marramendėse. Tė dytėt u rinuan nė paraqitje, duke kaluar nė njė “pleqėri t’artė” shtabin e diktaturės gjysėm shekullore, me nė krye hienėn Alia, pėrsosėn metodat e demagogjinė pėr t’u bėrė tė pranueshėm nga Arvizu apo Sequi i rradhės, por, nė thelb, ruajtėn “urrejtjen klasore”, sė bashku me pėrēmimin dhe kėnaqėsinė qė “Enveri i kishte lėnė pa shkollė kundėrshtarėt”. Pėrfundimi qe se proēesi i markės mandeliano – deklerkiane nė Shqipėri nuk filloi kurrė, as nė rradhėt e partisė qė merrte votat e ish tė shtypurve, as nė rradhėt e “kundėrshtarėve” tė saj qė, me arrogancėn kriminale tė trashėguar, hodhėn poshtė ēdo kėrkesė tė ligjėshme tė tyre, n’emėr tė parimit tė shpallur nga Ramizi se “Shqipėria u takon atyre dhe bijve tė tyre”.

Sa larg nga heroi i Afrikės sė Jugut, qė mbeti simbol i prirjes pėr tė ndėrtuar njė shoqėri pa dhunė, pa urrejtje, pa shtypje, pa mungesė lirie e oportuniteti pėr tė gjithė qytetarėt e saj, prirje pėr tė cilėn ai vihet sot nė piedistalin mė tė lartė tė kujtesės historike tė njerėzimit, edhe se varroset nė njė lėndinė tė thjeshtė tė njė fshati tė vogėl tė Afrikės sė Jugut.

 

“Kam luftuar mbizotėrimin e tė bardhėve e mbizotėrimin e tė zinjve. Kam pėrkėdhelur idealin e njė shoqėrie tė lirė e demokratike, nė tė cilėn mund tė jetojnė tė gjithė nė harmoni e me tė njėjtėt oportunitete. Ėshtė njė ideal qė shpresoj t’a shoh tė sendėrtuar, nėse do tė jetoj gjatė. Por nėse do tė jetė e nevojshme, ėshtė njė ideal pėr tė cilin jam gati edhe tė vdes.”

Kjo ishte besojma e Mandelės, qė sot gjėndet nė tė gjitha gazetat e botės, si mesazhi madhor i tij nė dobi, jo vetėm tė popullit tė tij, por tė gjithė njerėzimit. Uroj qė tė pėrvehtėsojė njė pjesė tė vogėl tė kėtij mesazhi dhe klasa politike shqiptare, aq e mangėt nė ide dhe synime tė larta e ideale, tė rrezatojė diēka nga “drita e madhe qė u shua nė botė”, simbas britanikut Cameron.  





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >