PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Sunday, 14 September 2014






Peza dhe Mukja

 

 

Genc K. Hoti

 

Sivjet kemi 65 vjetorin e marreveshjes se Mukjes dhe 66 vjetorin e Konferencės sė Pezės(*), por asnje historian nuk ka arritur te zbuloje sekretin e Mukjes, nje sekret me te vertete i tmershem per historine e komunizmit propagandistik shqiptar. Ajo qe eshte mbajtur e fshehte, me nje diktature ekstreme, nuk eshte zbuluar akoma dhe asnje historian shqiptar nuk eshte i afte t’i pergjigjet pyetjes me te thjeshte fare: c’ndryshim ka Peza nga Mukja? Akoma nuk ėshtė kuptuar se Mukja ėshtė e pavleshme pa Pezėn dhe Peza e pavlefshme pa nacionalistėt atdhetarė.

Ne qofte se do t’i hedhim nje sy studimeve dhe fjaloreve enciplopedike (pas 1992) per keto dy ngjarje do te zbulojme se te dy mbledhjet kane te njejten performance propagandistike: organizimi i forcave politike kundra okupatorit. Atehere ku qendron ndryshimi dhe perse duheshin mbajtur dy mbledhje me te njejten permbajtje (ne fakt nuk jane te tilla ne thelb) brenda 10 muajve e gjysem? Cfare fshihet pas ketij fakti?

Zbulimi i akteve te formimit te PKSh, dmth data dhe vendi, ēuan ne kerkesen per rishikimin e te gjithe te kaluares se ngjarjeve qe lidheshin me komunizmin shqiptar dhe konkretisht me Pezen historike. Cfare ka ndodhur ne Peze me 16 shtator 1942? Ka shume enigma qe duhen zgjidhur dhe perse u kerkua bashkimi i te gjithe forcave nacionale ne lufte kundra fashizmit. Ne fund te fundit: kush ishin keto forca, pasi ketu qendron edhe sekreti i Mukjes. Problemi ka nevoje per pak interpretim pasi shume gjera jane ndryshe nga ajo qe dine shqiptaret e shekullit te vjeter.

Konkretisht ne Shqiperi, ne vjeshten e 1942, ekzistonin disa forca nacionaliste ne veri e ne jug pa asnje lidhje me njera – tjetren: Balli Kombetar ne Jug e Legaliteti ne Veri, por ekzistonin dhe forca nacionaliste pa bosht politik aktual, por qe perfshiheshin ne rrymat antizogiste si forcat e Myslim Pezes ne perendim te Tiranes, ato te Haxhi Lleshit ne Dibren e Vogel dhe forcat e Hysni Lepenicės nė Labėri; dy tė parat perfshiheshin nė inteligjencėn shqiptarė me nje edukacion europianoperėndimor qė anonte nga shkollat gjermano-austriake, ndėrsa tre te fundit pėrfshiheshin nė forcat popullore jashte politikave shtetėrore. Komunizmi shqiptar (behet fjale per partine komuniste te Shkodres) ne kete kohe ndodhej i mberthyer nga intrigat e dy jugosllaveve me tendence eleminimin total te tyre dhe ne vjeshten e 1942-shit ishte i ēorganizuar totalisht. Nė kėto kushte kėrkohet bashkimi i tyre pasi, siē po shihej, Italisė Fashiste po i vinte fundi. Fakti qė mbledhja nuk u bė nė Jug, ku ndodhej qėndra e Ballit Kombėtar (nė thelb njė lėvizje antizogiste) dhe as nė Veri, ku ndodhej qėndra mbretėrore, duhet tė tregojė se kėto dy forca politike ishin diametralisht tė kundėrta nė qėllimet e tyre. Por fakti qė mbledhja u bė nė Pezė duhet tė tregoje se Babė Myslimi ishte, trashmė, njė personazh antifashist i deklaruar dhe i palidhur me asnjė forcė politike tė mėsipėrme, por me njė menjanim nga krahu antizogist. Me sa kemi kuptuar tė dy forcat politike kryesore ja kanė pasur nevojėn udhėheqėsit pezak pasi ato nuk mund tė realizonin kurrė atė qė bėnte rebeli antizogist kundra fashizmit. Nė kėtė pikė gjėrat duhen thėnė siē janė dhe jo si na pėlqen. Nė kėtė fazė lidhja e Myslim Pezės me forcat komuniste ka qėnė inekzistente dhe kjo pėrbėn tė panjohurėn e parė pėr lexuesin shqiptar. Plaku i mėvonshėm i Pezės historike e pranoi pazarin me Enver Hoxhėn dhe, sa ishte gjallė, asnjėherė nuk deklaroi se nė atė kohė komunistėt i takonin modės politike dhe nuk kishin asnjė lidhje me Pezėn. Pikėrisht kjo i ėshtė nevojitur diktatorit shqiptar dhe kėtė e shfrytėzoi nė mėnyrė perfekte, prandaj dhe krijoi atė lidhje tė ngushtė me Babė Myslimin dhe e nderoi sa ishte gjallė. Plaku i historisė ja mbajti besėn autorit tė antihistorisė dhe asnjeri nuk mori vesh nė Shqipėri se Enver Hoxha nuk kishte lidhje me Pezėn historike; kjo pėrbėn tė panjohurėn e dytė pėr lexuesin shqiptar.

Nė kėtė mėnyrė nė Pezėn antifashiste u formua aleanca nacionaliste kundra okupatorit fashist me pjesmarrjen e tė gjitha forcave politike ku roli i Myslim Pezės duhet konsideruar ndėr mė kryesorėt. Kjo duhet vėnė nė dukje pasi kėtė pikė shfrytėzoi mė vonė Enver Hoxha pėr tė realizuar intrigėn e vet historike dhe pikėrisht kjo anashkalohet duke i fshehur shqiptarėve tė vėrtetat historike siē kanė ndodhur dhe jo si na pėlqejnė tė kenė ndodhur. Nė kėtė pikė historiografia shqiptare, pas 1992-shit, nė vėnd qė t’i bjerė gozhdės i ra patkoit me qėllimin e vetėm pse nuk di tė intepretojė aktin e madh tė luajtur nė Pezė mė 1942. A nuk ėshtė kjo njė pikė ku padija pėrzihet me politikėn dhe ėshtė kjo e fundit qė i fsheh popullit shqiptar realitetin historik tė sė kaluarės? Pikėrisht nė kėtė pikė kemi rolin negativ tė Akademisė sė Shkencave tė RPSSh e cila asnjėherė nuk e nxorri nė dritė tė vėrtetėn e Pezės Historike. Peza nuk i pėrket komunizmit, por nacionalizmit shqiptar dhe ėshtė pika ku populli shqiptar mund tė krenohet njėsoj si mė 1912, 1878-1881, apo1444.

Pas shtatorit 1942 ne Shqiperi duhet te kete filluar lufta e organizuar kundra okupatorit fashist dhe kjo vetem per aresyen e deshtimit te operacioneve italiane kundra popullit grek pėr te cilin u pushtua Shqiperia me 1939 dhe jo me perpara. Spontaniteti i luftimeve antiitaliane duhet t’i dedikohet vetem ēetes se Pezes dhe ndoshta Haxhi Lleshit nė Dibėr (ne te vertete nuk disponojme ndonjė tė dhėnė mbi kohėn e antifashizmit dibran) e Hysni Lepenicės nė Jug. Dinamika e antifashizmit shqiptar eshte teper e varfer dhe as qe ja vlen te permendet. Kete situate nuk mund ta pranonin forcat angleze, prandaj dhe organizuan komunizmin me te vetmin qellim per te vene ne krye te shtetit shqiptar njeriun e tyre, por qe ishte kunder interesave te nacionalizmit shqiptar.

Ky eshte momenti i krijimit te situates ne prag te Mukjes te cilin vetem komunistet e dinin, ndersa nacionalistet ishin vene ne gjume duke kujtuar se shtetin shqiptar kishin per ta drejtuar ata pas largimit tė italianėve. Por kėtu duhen pasur parasysh disa probleme, jo tė vogla, jashtė paragjykimeve edukative qė na ka dhėnė shkolla shtetėrore pėrpara 1992-shit Sė pari duhet sqaruar qė roli i forcave antifashiste nuk ishte i aftė tė ēlironte vėndin nga pushtimi fashist, tė paktėn me raportet e forcave ekzistuese. Sė dyti roli i shtabit partizan ishte zero pėr kohėn e shkurtėr tė ekzistencės, pasi nė kohėn e kapitullimit tė Italisė fashiste forcat qė komandonte ky shtab ishin partizanėt e 62 ēetave dhe 1 brigade me rreth 4000 partizanė tė llogaritur pėr limitin maksimal. Por arėsyeja qė PKSh trumbetoi fitoren mbi fashizmin ishte marrja pėrsipėr e fitoreve tė ēetave nacionaliste qė ajo i asgjėsoi mė vonė pėrgjatė periudhės 1943-1944 nė Jug dhe 1945-1948 nė Veri. Kjo gjė pranohet me gjysėm zėri nė njė formė tė maskuar edhe nga autori i historisė sė krijimit tė PKSh (pėr herė tė parė) sipas tė cilit ėshtė gabim tė thuhet se lufta nacional-ēlirimtare ishte thjeshtė luftė pėr dėbimin e okupatorit (Ndreēi Plasari, Krijimi i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė (1939-1941), f. 39). Ishin pikėrisht kėto ēeta qė luftuan kundra fashizmit pushtues nė kohėn kur komunistėt prisnin dadon angleze t’i merrte pėr dore dhe t’i tregonte platformėn e re tė luftės nga antizogizmi nė antifashizėm. Paaftėsia pėr tu organizuar si parti politike mė vete bėri qė komunistėt shqiptarė tė fshiheshin gjatė pushtimit fashist. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa e detyron anglezin, me pikėpamje tė majta Riginald Hibertin, tė pranojė se nė mars 1943 nė Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hebert, Fitorja e hidhur, f. 334). Sipas “Historia e luftės antifashiste nacional-ēlirimtare tė popullit shqiptar”, nė fund tė vitit 1942 kanė qėnė 2000 luftėtarė nė mbi 30 ēeta partizane (Historia e luftės antifashiste nacional – ēlirimtare tė popullit shqiptar, V. 1, f. 148), tė cilin numėr Historia e PPSh, e zgjeron edhe nė njėsite guerile (Historia e PPSh, bot. 1, f. 97). Por ne kemi njė tė dhėnė nga njė burim krejt i kundėrt, por mė i besueshėm se tė gjithė tė tjerė. Sipas kėtij burimi “Nė tė gjithė Shqipėrinė veprojnė sot rreth 40 ēeta rebelėsh, me njė forcė komplekse prej 6 000 veta, nga tė cilėt rreth 1.500 vetė janė nė veprim tė vazhdueshėm luftarak” (Piero Crociani, Shqiptarėt nė forcat e armatosura italiane 1939 – 1943, f. 291), por pa bėrė asnjė specifikim tė mėtejshėm (flitet gjithmone para kapitullimit tė Italisė).

Nė kėto rrethana forcat nacionaliste, duke ditur formimin e PKSh dhe tė shtabit komunist, i propozojnė kėsaj tė fundit bashkimin pėr idealin e vetėm tė ēlirimit tė Shqipėrisė nga fashizmi, tė cilit i kishte ardhur ora e vdekjes dhe qė politikanėt nacionalistė e kishin kuptuar. Pikėrisht nė kėtė pikė qėndron ndryshimi midis Pezės dhe Mukjes; dmth nė Pezė nuk kishte komunistė, kur nė Mukje komunistėt u ftuan pėr tė qėnė anėtarė me tė drejta tė plota nė aleancėn e madhe antifashiste. Dihet se si pėrfundoi ajo konferencė, por nuk dihet dinamika e pėrmbysjes sė saj nga komunistėt. Pa kaluar dy javė nga marrėveshja e Mukjes komunistėt u mblodhėn nė Vithkuq pėr tė formuar brigadėn e tyre tė parė dhe tė hidhnin poshtė atė marrėveshje duke treguar qėllimin e tyre real edhe pse ishin krejt tė pafuqishėm pėrballė realitetit historik. A nuk tregon kjo se prapa komunistėve shqiptarė fshihej njė forcė shumė herė mė e fuqishme se ajo e jugosllavėve, kur kėta tė fundit ishin vetėm krahėt e mashės historike. Ēfarė ndodhi me 15 gusht 1943 nė Vithkuq? Kjo pėrbėn tė renė pėr lexuesin shqiptar tė shekullit tė ri.

Rendesia e 15 gushtit 1943, per ne, nuk qendron ne mohimin e Mukjes apo formimin e brigades se pare. Ajo dite ka nje te dhene te vecante per Enver Hoxhen dhe pėr anetaret e delegacionit komunist ne Mukje duke nxjerrė ne drite se kush ishin ata qe e permbysen Mukjen. E dhena nuk ka goditje individuale dhe merita e saj qendron ne mosangazhimin e politikes kundra Enver Hoxhes pa e ditur se si do te vine ngjarjet pas nje viti. Vini re se cfare ka ndodhur ate dite ne Vithkuq sipas nje pjestari okular, dikur brenda vathes komuniste e pastaj kundra saj, dhe pozicionin e diktatorit tė ardhėshėm kundrejt drejtuesve tė PKSh tė asaj kohe.

Nė njė artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” tė botuar nė gazetėn “Bashkimi i Kombit” datė 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckėn (ish komandant i batalionit tė II-tė tė brigadės sė I-rė dhe i larguar nga ai post pėr tė njėjtat shkaqe si pėr rastin e Ndoc Ēobės), jepet e gjithė panorama hapsinore e asaj qė ka ndodhur midis 1 dhe 2 gushtit 1943 nė Mukje dhe me 15 gusht nė Vithkuq. Nė atė artikull thuhet:

 

“ Partia rebele gjakatare, nė vjetin e kaluem (1-2 gusht 1943, GH), e dėrgoi Mustafa Gjinishin, qė tani e vrau, bashkė me Dr. Ymer Dishnicėn, qė sigurisht do ta vrasė (ndoshta ky paralajmėrim e shpėtoi doktorin e urtė nga vdekja e sigurtė, GH), nė mbledhjen e Mukajt pėr tu bėrė bashkimi i tė gjithė shqiptarėve. Tė dy delegatėt, tė udhėhequr nga ndjenjat e vėllazėrimit, u bashkuan me rrymat dhe me organizatat nacionaliste tė Shqipėrisė. Dihet mirė si ē’asht shfaqun shpesh herė dhe me shkrime se sėrbianėt Dushani dhe Miladini, e thyen bashkimin e vendosur nė Mukajt pėr tė realizuar ėndrat e vllavrasjes, nė tė cilėn ndodhemi sot. Kam ndodhur vetė, nė vendimin e dėnimit me vdekje tė Mustafa Gjinishit dhe tė Ymer Dishnicės, qė aderuan nė bashkimin e Mukajt. U dėnuan, por nuk u ekzekutuan, pse Mustafa Gjinishi dhe Dr. Ymer Dishnica ishin popullarizuar nė Shqipni dhe vrasja e tyre mund tė krijonte pėrēarje tė tmershme nė Partinė rebele, pse, Partia nuk i kishte rrėmbyer akoma frenat e fuqisė nė dorė. Pėrveē kėsaj, vrasja e Mustafait, mundej tė krijonte pėrēarje edhe ndėrmjet Myslim Pezės dhe Partisė rebele, pse Myslimi e kishte dhandėr Mustafa Gjinishin. Nė vendimin e dėnimit te Gjinishit dhe tė Dishnicės me vdekje nė Vithkuq, ku kam ndodhur edhe vetė, kanė marrė pjesė kėta persona: nė krye tė mbledhjes Druzhe Miladini, nė tė djathtėn e tij Sejfulla Malėshova; mbas tij Enver Hoxha; nė krah tė Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi pėrshtypjen se duhet tė jetė Dushan Mugosha, GH); mbas kėtij vinte i nėnshkruemi, mbas tė nėnshkruemit Mehmet Shehu. Rrethi mbyllesh nė krahun e majtė tė Miladinit me Fiqret Sanxhaktarin, Jovana e dyte e Napolit...”

 

Kėto rreshta, nė funksion tė temės sonė, nuk kanė nevojė pėr intepretim, pasi pozicioni e forcave nacionaliste kundrejt komunisteve, dhe i kėtyre tė fundit kundrejt jugosllavėse, ėshtė mjaft i qartė, por ne na intereson dinamika e zhvillimit tė PKSh nė ato vite dhe i figurės sė Enver Hoxhės nė krye tė partisė komuniste. Tė gjitha kėto tregojnė se Mukja shėrbeu, sipas interesave tė jugosllavėve – angleze, pėr tė forcuar Partinė gjakatare dhe ngritur figurėn e Enverit. Tė dyja kėto pėrbėjnė sekretin e madh pėrse u prish marrėveshja e Mukjes dhe ēfarė pėrfaqėsojnė dueti Parti Komuniste – Enver Hoxha; ato perbejne sekretin e madh se kush ishte aleati i vertete i Enver Hoxhes. Anglezet nuk kane qene aleate te nacionalisteve shqiptare, por kundershtaret me te eger te tyre.

 

________________________________________

(*) Shkrimi mban daten 2 gusht 2008, kur edhe u publikue ne Albanovaonline.




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >