PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 10 October 2014






Ēmimi Nobel p
ėr Paqen 2014 iu dha Malala Yousafzai-t dhe Kailash Satyarthi-t per kontributin e dhanun pėr mbrojtjen e fėmijėve dhe tė sė drejtės sė tyne pėr arsimim. Nė komunikatė thuhet se fėmijėt duhet tė kenė mundėsinė me shkue nė shkollė e jo me u shfrytėzue nė punė pėr pare; asht nji domosdoshmėni pėr zhvillimin paqėsor tė botės qė tė drejtat e tyne tė jenė tė respektueme... Asht nji problem i ndjeshėm edhe pėr Shqipninė. Me kėtė rast, nji foto e nji poezi e Musine Kokalarit publikue ma parė nė Albanovaonline.

_____________________________


(Albanovaonline, 28.04.2013)

   Simbas UNICEF janė 215 milion
ė femijė nė botė qė punojnė. Prej tyne, 115 milionė kryejnė punė tė rrezikėshme qė venė nė rrezik jetėn, shėndetin mendor e fizik e i dėnojnė mos me pasė argėtimet e moshės e as me u arsimue. Nji fenomen i pėrqendruem kryesisht nė zonat e vorfna tė planetit, por qė s’mungon edhe nė vendet ma tė zhvillueme.

Pėr me mendue rreth kėsaj plaget po shoqnojmė kėtė foto trishtuese, qė para pak kohėsh qarkulloi nė web, tė nji fėmije qė mbledh krom nė Bulqizė*, me vargjet plot ndieshmėni tė Musine Kokalarit (1917-1983).
J.M.

 

 

 

 

 

Reth pjatės...

 

Musine Kokalari

 

Ju pashė kur kalonja
Tė gėzuar e tė lumtur pritnit copat e bukės
sė zezė dhe tė thatė.
Fytyrat ju shkėlqenin prej njė gėzimi tė patreguar,
ndėrsa gishtėrinjtė e vegjėl
dhe tė regjur shumė prej punės,
futeshin nė pjatėn e kosit.

Sa shije ndjenit!
Sytė i mbyllnit nga pak prej thartėsirės
dhe me shpejtėsi i pėrtypnit kafshatat
e hedhura njėra pas tjetrės.
Stomaku, i zbrazėt qė prej mėngjezit,
u mbush me ushqimin e thjeshtė.
Po, ah asnjeri nuk i-u pa
ndėrsa qėndronit tė mbėshtetur
nė shtyllėn e elektrikut, nė kėndin e rrugės.
Veē edhe ju nuk vėrenit njeri!

Flitnit ngadalė dhe me kėnaqėsi,
pse bukėn e kishit fituar me punėn
edhe me djersėn e ballit.
Pa menduar, pjata e kosit u mbarua
dhe me habi shikuat shoqi-shoqin.
Ju erdhi ēudi.

Tė gėzuar u ngritėt dhe pa u vėnė re
prej asaj shumice njerėzish,
pa fare kujdes,
shkuat drejt nė punė,
pėr tė siguruar edhe nė mbrėmbje
ndonjė pjatė tjetėr.

 


 

 

*) Tue kėrkue ndjesė qė nuk citohet autori i fotos nė pa dijeni se kush asht.

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >